• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Përgjimet”/ Pajisja “IMSI CATCHER” dyshohet se u fut në disa burgje

by Aalison Pearse Stevens
25/06/2016 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimi i Prokurorisë së Tiranës ndaj tre zyrtarëve të Policisë së Shtetit të dyshuar për shkelje të ligjit gjatë administrimit të pajisjes përgjuese “IMSI CATCHER” shtrihet edhe në disa burgje të sigurisë së lartë në vend.

“Panorama” shkruan sot se organi i hetimit ka dyshime se automjeti me pajisjen përgjuese është futur në disa prej këtyre institucioneve të vuajtjes së dënimit. Për këtë shkak, me urdhër të prokurorëve të çështjes, Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë sekuestruar librat e hyrje- daljeve në disa prej këtyre institucioneve.

Sipas burimeve, rezulton se në momentet kur automjeti ku ishte montuar pajisja e përgjimit, kur ka kaluar pragun e burgjeve të dyshuara, ka qenë nën drejtimin e oficerit të Forcave të Posaçme Operacionale, Entiol Xhelilaj, një nga personat nën hetim për skandalin e përgjimeve.

Janë të paktën tre IEVP ku dyshohet të ketë ndodhur ky veprim, në burgun 302 në Tiranë, në burgun e Peqinit dhe atë të Fushë- Krujës, gjatë vitit 2015.

Nga të dhënat paraprake ka rezultuar se në librat e hyrje-daljeve është shënuar se urdhri për lejimin e makinës me pajisjen përgjuese është dhënë nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Nga ana tjetër, OPGJ-të nuk kanë sekuestruar ndonjë urdhër të Prokurorisë për ndonjë veprim të ligjshëm hetimor në institucionet e izoluara të përmendura.

Hetuesit nuk kanë ende të qartë se cili ka qenë subjekti i hetimit në këto burgje, në një kohë që në periudhën në fjalë të izoluar në to kanë qenë persona të dyshuar për vepra të rënda kriminale./a.m.

Next Post

Përmbytjet shkaktojnë 20 viktima dhe shkatërrime masive në Virginia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com