• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përgjimet ndaj inspektorëve: Masakroje me gjoba po nuk dha lekët

by Java News
08/04/2016 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detaje të reja nga dosja e Prokurorisë, pas arrestimit të tre inspektorëve të Inspektoriatit Qendror Teknik (IQT), për korrupsion pasiv.

“Masakroje atë subjektin ose të përgjigjet për muhabetin që kemi bërë më parë”, është kjo një pjesë nga përgjimet e Policisë së Shtetit, që çoi në arrestimin e tre inspektorëve, pas një hetimi disa mujor. Për tre inspektorët, Sandër Prenga, Alton Kasembi dhe Dorian Flamuraj, të dyshuar për “korrupsion pasiv”, Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë.

Në dosjen e prokurorisë, baza kryesore e hetimit janë përgjimet dhe vëzhgimet në terren që janë realizuar nga oficerët e Policisë. Sipas hetimeve, inspektorët e IQT-së dyshohet se merrnin nga 20.000 – 50.000 lekë për çdo shkelje ligjore në pikat e karburantit, të cilat nuk i raportonin.

Inspektori Sandër Prenga, ka shkuar për kontroll në një subjekte dhe komunikon me kolegun e tij, i cili po nëpërmjet telefonit i thotë inspektorit “që masakrojë atë subjektin, ose të përgjigjet për muhabetin që ka bërë me inspektorin tjetër Alton Kasembi”.

Inspektori Sandër Prenga, komunikon përsëri në telefon me inspektorin tjetër Alton Kasembi

Sandri: Aty në Yzberisht e kapëm një me këto pisllëqet, kurse një tjetër ishte që e mbushte nëpër baçe. Ore ne për shtetin punojmë. Po pse ne nuk duam  gjë për vete?

Inspektori Sandër Prenga, komunikon me një administrator te një karburant në Laç dhe i kërkon për të pirë kafe.

– Administratori: Më prit që të bie ato lekët se i kam gjetë.

– Inspektori: Mos më shkruaj kështu në telefon, por takohena nesër në mëngjes kur të iki në punë.

Të nesërmen herët në mëngjes, takohet Inspektori Sander Prenga dhe administratori tek karburanti. Inspektori Kasembi shkon për kontroll te subjekti “E….”. Në telefon e merr një kolegu i tij, i cili i thotë: – “Ky subjekt është nga ajo lista që kemi te zyra dhe thuaj qe te kam çuar unë për mik”.   Shqiptarja.com

Next Post

VIDEO/ Drejtuesi i kamionit ndihmon një shofere, por.... në rrugë vjen një tjetër kamion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In