• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përgjimet/ “Metamorfoza 2”, gazetarja tregon detajin shokues: Oficeri i policisë mëson vrasësin se si…!

by Java News
28/05/2024 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Anila Hoxha ka folur në studion e Breaking nga Fiori Dardha në Top News edhe për dosjen “Metamorfoza 2”

Anila tregon se si dosja zbuloi se sa është sofistikuar krimi në Shqipëri dhe se skenarët e tyre e kalojnë çdo fantazi të mundshme.

“Nga “Metamorfoza 2” bëhet edhe një herë e qartë se si grupet kriminale forcojnë aleancat e tyre kur bëhet fjalë për atë që ata e konsiderojnë “vrasje me shkëmbin personash” dhe ku secili prej tyre, në mënyrë që të mos identifikohet, përpiqet që të eliminojë personin tjetër, në mënyrë që natyrisht të mos rrezikojë jetën e vet.

Qindra komunikimet e administruara nga prokuroria, treguan edhe njëherë skenarët tej çdo fantazie të mundshme, por nga ana tjetër edhe mungesën e humanizmit, por edhe forma agresive se si funksionojnë këto grupe.

Deri aty sa njëri prej tyre, i dyshuar, thotë se është gati që ta ftojë kundërshtarin e aleatit të tij në shtëpi për ta eliminuar.  Pra, ne kemi parë qindra përgjime e në dosjet e tjera të krimit të organizuar, ku secili nga anëtarët është i vendosur për të eliminuar “hasmin” e tij me forma nga më të ndryshmet”

Gazetarja gjithashtu veçoi si shokuese faktin që njerëz që duhet t’i shërbenin ligjit dhe drejtësisë në fakt u shpërbejnë bandave kriminale.

“Metamorfoza” ekspozoi edhe njëherë formën si funksionojnë grupet kriminale në Shqipëri dhe sesi në raste të caktuara për të eliminuar kundërshtarët, ato veprojnë si një i vetëm me një qëllim për të vrarë kundërshtarin e tyre.  Por informacioni  i anëtarëve të grupeve kriminale, shpeshherë nuk garantohet vetëm nga anëtarët e botës së krimit, po edhe nga njerëz që në të vërtetë duhet t’i shërbenin ligjit dhe duhet të shërbenin policisë, prokurorisë dhe drejtësisë e gjykatave.

Për shembull është rasti i Viktor Ymerit, i cili menjëherë pasi ishte liruar, sepse Gjykata e Elbasanit e kishte shfuqizuar vendimin për dënim të përjetshëm për një ngjarje të rëndë të ndodhur në qytetin e Durrësit, ai shfaqet në qytetin e Vlorës, dhe ai tregon edhe komunikon me bashkëpunëtorët e tij në krim, kur thotë se një oficer policie në qytetin e Vlorës e kishte njoftuar se po lëvizin gjërat dhe po hapeshin disa çështje. Një fakt që më pas u bë i ditur pasi Viktor Imeraj u arrestua sërish për ngjarje të vjetra dhe tanimë ishte i dyshuar për këto ngjarje të vjetra.

E njëjta gjë ndodh edhe me Arben Ndokën, ish deputeti, i cili shfaqet i vendosur dhe këmbëngulës për të thurrur plan për të vrarë Durim Bami, mbasi dyshon se ai ishte i implikuar në vrasjen e vëllait të tij dhe ndërkohë bën plane dhe tregon se si kishte komunikuar me oficerë policie dhe kishte marrë informacione të caktuara.

Kulmi arrin në një moment kur një oficer policie mëson njërin nga njerëzit e botës së krimit se si ai duhet të bëjë kujdes, pasi kur i bllokohet automjeti, apo kur i kontrollohet automjeti, ajo mund të jetë si një metodë për të vendosur GPS, apo pajisje përgjimi që do të tregonin bisedat që bëjnë njerëzit dhe anëtarët e dyshuar edhe në automjet për planet e tyre”, tha ajo./m.j

Next Post
SPAK, ilaçi i hidhur që ose e pi ose vdes. Po treteni te rrugica e “Shpresës”

VIDEO/ Rama vijon ironinë me Bardhin: Ore kush je...?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mosmarrëveshje SHBA-Danimarkë për Groenlandën, Trump: Është jetike për sigurinë tonë, NATO të na udhëheqë ta arrijmë

“Jam mbret i tarifave”/ Trump vijon “kërcënimet”: Mund t’i vendos edhe për vendet që s’bien dakord që të marrim Groenlandën

January 16, 2026
Berisha: Rama sulmon drejtësinë për të mbrojtur veten e tij

Paralajmëron spastrime masive në PD, Berisha: S’kanë vend ata që bashkëpunojnë me PS

January 16, 2026
Rama paralajmëron ndryshimin e Rregullores se Kuvendit: Rrugaçëria në Parlament duhet të marrë fund! Të hiqet ‘pengmarrja’..

Rama: Ministria e Jashtme një dështim, sikur atje punojnë vetëm ministrja, roja dhe…

January 16, 2026
Chaoyang i Pekinit synon të bëhet vendi kryesor për turistët globalë

Chaoyang i Pekinit synon të bëhet vendi kryesor për turistët globalë

January 16, 2026
“Rast unik, kryeministri urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK”- Berisha: Hakeruesi futi duart e zeza në dosje dhe tha…

“Rast unik, kryeministri urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK”- Berisha: Hakeruesi futi duart e zeza në dosje dhe tha…

January 16, 2026
“Paradite mbroni drejtësinë, pasdite shani SPAK me libër shtëpie”, Salianji akuza Berishës: Sjellje me dy standarde

Berisha deklaroi se nuk kandidon përballë Salianjit se është vetëpërjashtuar/ Ish-deputeti: Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD

January 16, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

PS-ja u bë super e fortë, sepse PD-ja u superdobësua

January 16, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Kontrata 6 milionëshe e lobimit në SHBA/ Kompania amerikane nxjerr zbuluar Berishën: U pagua nga PD

January 16, 2026
SHBA “po angazhohen më fort” në Ballkan, ndërsa sanksionet për Dodik mund të rikthehen

SHBA “po angazhohen më fort” në Ballkan, ndërsa sanksionet për Dodik mund të rikthehen

January 16, 2026
Nga anijet tek dronët inteligjentë… Rama: Pse budallenj jemi ne t’i blejmë? Do i prodhojmë vetë dhe do i eksportojmë!

Nga anijet tek dronët inteligjentë… Rama: Pse budallenj jemi ne t’i blejmë? Do i prodhojmë vetë dhe do i eksportojmë!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In