• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përgjimet maqedonase dhe një frikë shqiptare

by
29/04/2015 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kush tjetër është në rrjetën e skandalit të fqinjit përtej? Ka marrë një drejtim deri diku të pritshëm skandali i përgjimeve në Maqedoni. Ilir Meta, kryetar i Kuvendit është emri i parë nga Shqipëria që del në listën e përgjimeve, në të paktën një lidhje telefonike me Menduh Thaçin, një nga drejtuesit e rëndësishëm politikë në Maqedoni.

Kryetari i PDSH-së Thaçi i ka kërkuar Metës që të marrë pjesë në një manifestim dhe ai e ka pranuar një gjë të tillë. Eshtë një bisedë shumë diskrete dhe nuk ka asgjë më shumë sesa komunikim i dy politikanëve në dy vende të ndryshme, por që mbi të gjitha, flasin të njëjtën gjuhë, shqip. Por ka një tjetër shqetësim që sot është artikuluar në korridoret e politikës: kush tjetër është në listën e pafundme të përgjimeve maqedone dhe për çfarë arsyesh.

Ka një mori interesash edhe ekonomike që lidhin politikanët në të dy anët e kufirit. Ish-ministra të djeshëm dhe disa nga ministrat e sotëm, dyshohet se janë gjithashtu të përgjuar nga maqedonasit. Do thënë se ky përgjim ka ardhur në mënyrë indirekte, domethënë, abonenti nga kjo anë e kufirit ka rënë pre e faktit që njeriu nga ana tjetër e kufirit me të cilin fliste, ishte nën përgjim.

Megjithatë, edhe kjo valë do të kalojë si gjithë të tjerat e ngjashme në Tiranë, në Shkup apo në Ballkan në përgjithësi. Duket se asgjë nuk mund të habisë askënd këtej rrotull.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Shkëndija nuk njeh limit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com