• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përgjimet/ “Hiqu si profesori”, si ra në kurth kandidati për polic

by Java News
07/01/2017 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kur të të marr unë në telefon, ti do të shtiresh sikur je profesor Kadria”. Ky ka qenë pakti mes dy shokëve, 44 dhe 34 vjeç, në mars të vitit 2016 në Tiranë, për të futur në kurth një të ri, kandidat për Shkollën e Policisë.

Sipas Gjykatës së Tiranës Gëzim Metalia dhe Elton Hasanllari kanë përfituar 600 euro, nga 900 të kërkuara, nga konkurrenti Bledi L., duke i premtuar atij se do ta ndihmonin për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë në shkollën për Patrullën e Përgjithshme.

Pak ditë më parë, Gjykata i fajësoi dy të pandehurit për “mashtrim”, duke i dënuar me nga 3 vjet heqje lirie. Për të pandehurin Hasanllari Gjykata urdhëroi pezullimin e dënimit me burg, duke e lënë në liri me kusht për dy vjet. Në vendimin e Gjykatës, të siguruar nga “Panorama”, zbardhen bisedat e përgjuara, ku del në dritë plani i dy të pandehurve për mashtrimin e të riut.

PERGJIMET

Më pas shtetasi Gëzim Metalia ka komunikuar me shtetasin Elton Hasanllari, të cilit sërish i ka kërkuar të shtirej si “profesor Kadria” ku dhe ka gjetur miratimin e tij. Më datë 01.03.2016, ora 13:17, midis subjekteve në përgjim, Gëzim Metalia dhe Elton Hasanllari, bisedë me përmbajtje:

Eltoni: Hë mo?

Gëzimi: Ej.

Eltoni: Hë?

Gëzimi: Ti e ke emrin Kadri, eee?

Eltoni: Si?

Gëzimi: E ke emrin Kadri o l…

Eltoni: Kadri?

Gëzimi: Eee…

Eltoni: Mirë, mo mirë.

Gëzimi: Ej ngjo ngjo, kur t’marr n’telefon unë, t’them unë hë mo shef Kadria ça bone, kan ardh kto shokt, unë e ti kena maru punë, po renci ka me pi kafe.

Eltoni: Mirë, mirë.

Gëzimi: Ti e di vetë ça thu.

Eltoni: Mirë, hajt.

Gëzimi: M’ço mesazh mu.

Bisedë mes të pandehurve Elton dhe Gëzim në datën 01 mars 2016, ora 13:17:

Gëzimi: Ej, do t’marr n’telefon me ata, do m’thush ti mu un kam prit un me u takue. Jooo tashi, tani jam te shpia, thuj, ooo Kadri. Ti je Kadria, e din ti, hajde e takom më vonë pastaj.

Eltoni: Hajde, hajde.

Në datën 01.03.2016, rreth orës 14:30, shtetasi Gëzim Metalia është takuar me shtetasin Bledi L. dhe R. R., sipas takimit që ishte lënë më parë, ku edhe kishin planifikuar të takonin personalisht profesor Kadrinë. Shtetasi Gëzim Metalia, gjatë kohës që ka qenë i ulur me shtetasin Bledi L. ka telefonuar shtetasin Elton Hasanllari, i cili është shtirur si “profesor Kadria”.

Eltoni: Alo.

Gëzimi: Hë mo, shef Kadria ça bone?

Eltoni: Mirë, si kalove ti?

Gëzimi: Mirë, si dukesh?

Eltoni: Mirë mo, ça po bën?

Gëzimi: Ku je?

Eltoni: Unë erdha në shpi, sa u futa në shpi.

Gëzimi: U fute në shpi. Ka ardh ky mik i jemi, ka qef me t’takue.

Eltoni: Unë nuk mund të takoj tani njerëz lart e poshtë anej e ktej po ato punë mbylli vetë dhe atë e takoj para se të hyj atje.

Gëzimi: Ja, a po i flet vetë më mirë?

Eltoni: Jo mo jo, po fol vetë maroj kryej ato punë, mos më lodh të lutem me njerëz tani, me të panjohur. Më dëgjon?

Gëzimi: Po dëgjoj.

Eltoni: Shikoji vetë, mbylli vetë ato punë edhe e takoj para se t’futet atje pastaj.

Gëzimi: Përpara se t’vijë n’provim.

Eltoni: Tani leji kto debate nëpër telefona t’lutem, shiko mbylli vetë ato punë, ose në të kundërt lëre fare, nuk ësht nonjë qamet i madh.

Gëzimi: Mirë, mirë hajde.

Eltoni: Gjith t’mirat!

Nga transkriptimi i përgjimeve ambientale shfaqet qartë shtetasi Gëzim Metalia, i cili kërkon me ngulm shumën prej 600 eurosh nga shtetasi Bledi L. Konkretisht:

Bledi: Sa t’kam dhënë?

Gëzimi: 300. Bledi: Dhe sa kam për të dhënë?

Gëzimi: Edhe 600.

SMS-JA E FRIKES

I trembur nga biseda me shtetasin Elton Hasanllari, i cili e ka paralajmëruar të bënte kujdes se mos ai kishte ndonjë kamera në trup, në orën 16:20 Hasanllari i shkruan Metalisë SMS me përmbajtje: “O shok do ket nai kamer në trup ai dhe do më marësh në qaf, ik lëre fare, me mir kështu pa lek se sa me siklet”.

Ai takohet fizikisht me atë në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe telefonon menjëherë shokun e Bledit, shtetasin R.R. Në 1 mars 2016, në orën 19:06, mes tyre flitet se kishte parë lëvizje të dyshimta gjatë takimit të kryer afër Drejtorisë së Policisë.

Eltoni: Hë mo pse s’more, ca bëre?

Gëzim: Po s’erdhi pra i q.. motrën.

Eltoni: Po pse?

Gëzim: Tha nesër n’oren 9.

Eltoni: Do jetë nonjë mashtrus ai o burr, nga Cerriku ku ka lekë ai rob q…

Gëzim: A thu bre motrën.

Eltoni: Do t’mari m’qafë nonji kot me kto muhabete, t’keqen vllai më mirë rri pa bukë sesa të hapësh telashe. Kurse emrin e atij ma bjer njëherë me mesazh ti mua ta shof njëherë kush është, ça është ai rob q… që të erdhi ty sot, apo t’ka provoku.

Gëzim: Emrin e atij?

Eltoni: Studenti, ça e ka ai p… robi.

Gëzim: Leje mo s’ka shans se e di unë.

Eltoni: E mirë, ashtu qoftë, hajde pra.

Gëzim: Po jo pra, ej po ajo kush na kqyri ne nga ajo me xhama të zinj.

Eltoni: O pra, pranaj, ajo s’më pëlqeu mua ajo makina me xhama t’zinj, se ndaloi mu mes rrugës ajo.

Gëzim: Aaa mos ke nonje që na njohin neve.

Eltoni: Po jo ata ishin dy me kollare o burr, ti skeee te aftësitë e mia apo si është puna.

Gëzim: Mirë hajt.

ma.me

Next Post
Hoxhaj: Kosova qëndron përkrah Shqipërisë

Enver Hoxhaj inincon “luftën e ftohtë”Kosovë-Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com