• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgjimet/ Gazetari: 70 efektivë policie po hetohen nga SPAK! Ka shefa që janë dorëhequr! Hajdari: Duhet operacion i pamëshirshëm

by Java News
27/11/2023 21:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arrestimet zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të policisë, kanë sjellë tronditje të opinionit publik dhe të autoriteteve lidhur me persona të njohur me poste publike të cilët kanë bashkëpunuar me grupe kriminale.

Përgjimet që tronditën policinë kanë qenë në qendër të diskutimeve mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ‘5 pyetjet’ me gazetarin Ilir Babaramo në Report Tv.

Gazetari Sokol Dema deklaroi se aktualisht rreth 70 punonjës policie janë nën hetim nga SPAK pasi janë kapur në përgjimet e aplikacioneve ‘sky’ ku dyshohet se kanë komunikuar në kuadër të bashkëpunimit me grupet kriminale.

Ai shtoi se mes emrave që po hetohen janë edhe ish-drejtues policie të cilët kanë dhënë dorëheqjen dhe janë larguar nga frika se mund të jenë nën hetim.

“Është hetim që është në vazhdimësi për goditjen e krerëve të policisë që kanë qenë brenda aplikacionit të ‘sky’. Nuk janë thjesht përgjime. SPAK ka dorëzuar disa letër porosi dhe janë përputhur në mënyrë perfekte me bisedat që janë zbardhur në SPAK.  Në total, janë të paktën 70 punonjës policie që po hetohen nga SPAK. Momentet e arrestimeve do vijnë kohë pas kohe, janë në nivele drejtuese të larta.  Në ‘sky’ kanë dalë emra të drejtuesve të policisë. Edhe të drejtorisë së përgjithshme. Në dijeninë time, ka nivel shefash që kanë lënë detyrën dhe janë larguar. Madje edhe janë zëvendësuar”- u shpreh gazetari i Report Tv.

Ndërsa Juristi Shkëlqim Hajdari tha se duhet të ketë një operacion të pamëshirshëm për goditjen e punonjësve të policisë që bashkëpunojnë me grupe kriminale dhe më pas t’u sekuestrohen pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme

“Ne duhet të bëjmë një operacion kirurgjikal të pamëshirshëm deri në qelizë. Kjo është një sfidë shumë e madhe për policinë shqiptare, që këto informacione që na erdhën për persona që kanë ngatërruar uniformën e policisë me atë të grupeve kriminale, minimumi të dalin jashtë sistemit. Maksimumi, të kërkohen të gjithë pasuritë e tyre të vëna në mënyrë të paligjshme. Të shikohet sesi ka qenë bashkëpunimi, se është tribal, bashkëpunon politikani, krimineli, punonjësi i policisë. Jemi në sfidë shumë të madhe për shoqërinë shqiptare. SPAK po jep prova se nuk është strukturë që ndikohet politikisht”/m.j

Next Post
Festat e Nëntorit, Milaim Zeka zbulon vendin ku ishte planifikuar të shpallej pavarësia e Shqipërisë

Festat e Nëntorit, Milaim Zeka zbulon vendin ku ishte planifikuar të shpallej pavarësia e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com