• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përgjimet fundosin nënkomisarin e Fierit, skema si trafikoi 250 kg drogë në Itali

by Java News
08/12/2017 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkomisari i Policisë së Fierit, i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për trafik droge, u zbulua nga përgjimet. Mësohet se Festim Lelaj, i arrestuar tri ditë më parë, së bashku me 12 persona të tjerë, nuk është përgjegjës vetëm për drogën e kapur në janar 2017 në Ankona.

Përgjimet telefonike që i janë bërë, tregojnë se Lelaj ishte mjaft aktiv në trafikun e drogës dhe se ka trafikuar 250 kg hashash drejt vendeve të BE-së. Më konkretisht, droga kultivohej në disa zona të Vlorës dhe më pas mblidhej në Fier, ku edhe ngarkohej në kamionë që transportonin paleta druri drejt Gjermanisë.

Sipas përgjimeve, rezulton se Lelaj ka trafikuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal edhe 250 kg drogë, kryesisht nga Vlora dhe Durrësi. Po kështu, burimet thonë se Lelaj ishte në rolin e organizatorit të grupit dhe se ka bashkëpunuar edhe me një ish-polic në kërkim, Renato Avduli, i cili gjykohet në një çështje tjetër, atë të Treblovës.

Sipas dosjes, Festim Lelaj kishte bashkëpunëtorët e tij edhe në Portin e Durrësit, dy ish-policë kufitarë, tashmë të arrestuar, dhe një doganier.

Droga, pasi ngarkohej në kamionë në qytetin e Fierit, nisej drejt Durrësit. Aty më pas ajo i shpëtonte skanerit nga autoriteti portual. Fillimisht skanohej kamioni që nuk kishte drogë dhe më pas ai ndërronte rimorkion dhe targat me atë që përmbante drogë. Kjo skemë është zbuluar nga prokurorët e Krimeve të Rënda në fazën e hetimeve.

PANORAMA

Next Post
Ronaldo, i bindur se i biri do të bëhet si ai

Ronaldo, i bindur se i biri do të bëhet si ai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In