• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përgjimet e vrasjes/ Biseda e koduar me “karamele”, “Iphone” dhe “Skuter”

by Aalison Pearse Stevens
13/02/2016 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet përgjimi telefonik mes të dënuarit me burgim të përjetshëm, Admir Tafilaj dhe Kristi Pines, personit që dyshohet se ka ndihmuar për vrasjen e biznesmenit durrsak, Leonard Murati në nëntor të vitit 2014.

Panorama ka zbardhur bisedën mes Tafilajt në burg dhe Kristi Pines, që zhvillohet me telefonin e A.B., të cilin Tafilaj e quan Xhiku.

Nga hetimet ka rezultuar se për vrasjen e Muratit ishin ofruar 50 mijë euro; nëse do vritej edhe nipi i tij, do paguheshin 100 mijë euro.

Pavarësisht se kjo vrasje nuk është kryer nga Kristi Pine, nga kjo bisedë mësohet se ai ka ndihmuar për të siguruar armët dhe fishekët, për të cilët përdor kodin ‘Ajfon’ për armët Skorpions dhe ‘karamele’ për fishekët.

Xhiku: Hë mirë, ça bone?

Tafilaj: Ça bone ti?

Xhiku: Hiç, sa erdha këtu te lokali.

Tafilaj: Ku osht ai?

Xhiku: Këtu osht.

Tafilaj: Ma jep pak.

Kristi: Hë mor vëllai.

Tafilaj: Hë, ça je tu bo?

Kristi: Hiç, rehat, rrimë, qetësi.

Tafilaj: Mirë.

Kristi: Mirë, mor mirë, ka ngel për një gjo të vogël dhe në rregull të gjitha.

Tafilaj: Ça ka ai që ka ngel?

Kristi: Kshtu mor burrë, karamele 7.65, do munohet vetë me i gjetë, kaq. Vetë për ata ka ngel. Ajfon katërta është tamam, kurse Ajfon pesa nuk është tamam. Vetëm ajo mungon. Karikuesi tamom.

Tafilaj: Po ka ai mor vëlla.

Kristi: Kush?

Tafilaj: Miri.

Kristi: Jo, jo, ai i ka 7.62-sh, të dy Ajfonët i kam këtu me vete, i kam marrë unë, ishin gati. Nesër iki atje una prapë. Do iki vonë në darket që të marr edhe atë makinën.

Tafilaj: A e kishin marrë atë?

Kristi: Po, po, në rregull të gjitha. Ti ça je tu bo, mirë ke qenë?

Tafilaj: Mirë, mirë.

Kristi: Hajde vëlla, mos u mërzit ore.

Tafilaj: A ke mësu me i dhonë makinës?

Kristi: Makinës nuk kam mësu me i dhon fare, nuk më ka mësu Xhiku.

Tafilaj: Po motorrit?

Kristi: Po pra, motorrit di, Skuter se kështu me marsha nuk di.

Tafilaj: A e kanë marrë jashu ata?

Kristi: Po, ashu se i thash una, nuk bohet llaf.

Tafilaj: Edhe unë ashtu i pata çu fjalë.

Kristi: Në rregull janë të gjitha or vëlla, mos e vrit mendjen ti. Vetëm ato mungojnë.

 

Next Post

Ke të pasme të mëdha? Shkenca sjell lajme të mira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

March 20, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Pse Berisha dhe PD nuk ngushëlluan vdekjen e ish drejtuesit të gazetës Rilindja Demokratike?

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In