• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgjimet e telefonatave nxjerrin zbuluar Fredi Belerin/ Shkuan në tualet, i dha 400 mijë lekë

by Java News
17/05/2023 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sigurohet dosja e plotë që çoi pas prangave Fredi Belerin, nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i cili fitoi nga burgu Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 majit.

Siç thuhet në dosjen e siguruar nga Euronews Albania, përgjimet e telefonatave kanë nxjerrë zbuluar Belerin dhe planin e tij për blerjen e votave të zgjedhjeve lokale.

Mësohet se ka qenë një person i cili i ka siguruar një listë emrash të personave që do votonin pro Belerit ndërsa ky i fundit i ka premtuar që secilit do i japë nga 5.000 lekë. Po ashtu Beleri i ka premtuar shtetasit A.R (Që siguroi listën e emrave të votuesve) që do i japë shumën e parave prej 300 eurosh.
Në dosje thuhet gjithashtu se paratë nuk u dhanë nga Beleri por nga një person i tretë, i cili takoi shtetasin A.R, në një lokal në Potam të Himarës. Po ashtu në dosje shkruhet se dhe shkëmbimi i lekëve u dha në tualetin e këtij lokali.

“Më datë 10.05.2023 shtetasi A.R ka komunikuar në telefon me shtetasin Alfred Beleri dhe i ka thënë se listën ia kishte dorëzuar sekretares së tij. Alfredi i ka thënë se do e verifikonte një gjë të tillë dhe do të komunikonin sërish bashkë për t’u takuar.

Në vijim të kësaj bisede, sërish në datë 10.05.2023  ata janë takuar në lagjen Potam, jashtë ambienteve të lokalit “Galateria”, ku sipas bisedave të përgjuara, kanë biseduar në mënyrë të përmbledhur lidhur me listën e personave të dorëzuar nga shtetasi A.R dhe shumën monetare që duhej të përfitonte secili prej tyre në këmbim të votës, pro kandidatit Bleri. Në përfundim të bisedës Beleri i ka premtuar shtetasit A.R se do të paguante shumë prej 50 eurosh për çdo person dhe shumë 300 euro për shtetasin A.R, nëse shtetasi do të verifikonte se vota është hedhur pro tij.

Po më datë 11/05.2023 është zhvilluar një takim midis shetasit A.R dhe Belerit jashtë ambienteve të lokalit “Gelateria”, ku kanë biseduar për personat që janë në listën dhe mënyrën se si do jepen shumat e parave.

Në vijim të kësaj bisede gjatë mbasdites së datës 11/05/2023, rreth orës 21:47, A.R ka komunikuar me Belerin në lidhje me një takim me shtetasin me emrin Pandeliu dhe i ka thënë që do ti thotë ta marrë në telefon Pandel. Më pas shtetasi A.R është takuar me tek lokali Galateria.

Të dy janë ulur brenda lokalit dhe Pandeliu i ka marrë telefonin shtetasit A.R dhe i ka lënë në banak së bashku me telefonin e tij. Më ata kanë biseduar në lidhje me zgjedhjet dhe listën që shtetasi A.R i kishte dorëzuar Belerit. Më pas Pandeli Kokaveshi i ka kërkuar të shkonte me të dhe së bashku kanë shkuar drejt tualetit dhe i ka dhënë një shumë monetare, prej 40.000 lekë. Shtetasi A.R e ka pyetur si ti ndante, nga 5.000 lekë secili, dhe ai ka pohuar që po”- thuhet në dosjen hetimore.

/s.f

Next Post

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 18 Maj 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJET/ Një shqiptar mes 8 të arrestuarve për atentatin me 10 kg eksploziv ndaj biznesmenit greko-amerikan! Urdhri u dha nga Burgu i Malandrinos

DETAJET/ Një shqiptar mes 8 të arrestuarve për atentatin me 10 kg eksploziv ndaj biznesmenit greko-amerikan! Urdhri u dha nga Burgu i Malandrinos

August 27, 2026
Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

UEFA kërcënon me gjyq Infantinon, “The Sun” zbulon dokumentet: Presidenti i FIFA-s në qendër të akuzave për…

August 27, 2026
ARRSH njofton kufizime të qarkullimit në “Urën e Matit”: Masat për të ndaluar dëmtimin strukturor, jo mjete të rënda mbi 13 tonë!

ARRSH njofton kufizime të qarkullimit në “Urën e Matit”: Masat për të ndaluar dëmtimin strukturor, jo mjete të rënda mbi 13 tonë!

August 27, 2026
Prej muajit shtator “Smart City” në shkollat e Tiranës, Lamallari tek gjimnazi “Qemal Stafa”: Janë instaluar kamerat me inteligjencë artificiale!

Prej muajit shtator “Smart City” në shkollat e Tiranës, Lamallari tek gjimnazi “Qemal Stafa”: Janë instaluar kamerat me inteligjencë artificiale!

August 27, 2026
Tragjedia në SHBA, familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’ për t’i ndihmuar

Tragjedia në SHBA, familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’ për t’i ndihmuar

August 27, 2026
Kina njofton se do t’i ofrojë ndihmë emergjente Nepalit sipas nevojës pas katastrofës me përmbytjet

Kina njofton se do t’i ofrojë ndihmë emergjente Nepalit sipas nevojës pas katastrofës me përmbytjet

August 27, 2026
Mjekësia/ Kriteret e reja për maturantët, ja formula e llogaritjes së pikëve

Studentët pranojnë të punojnë 3 vjet në Shqipëri, mbi 90% regjistrime të fituesve në Fakultetin e Mjekësisë!

August 27, 2026
Dërgoi Fenerbahçen në fazën finale të Championsit pas 18 vitesh, flet Vedat Muriqi: Jam shumë i lumtur dhe krenar!

Dërgoi Fenerbahçen në fazën finale të Championsit pas 18 vitesh, flet Vedat Muriqi: Jam shumë i lumtur dhe krenar!

August 27, 2026
“Ethet e Nilit” pushtojnë edhe Maqedoninë, autoritetet në Shkup japin alarmin! Shpallet epidemia në 5 komuna, 26 të infektuar e një viktimë

“Ethet e Nilit” alarmojnë Maqedoninë e Veriut, shkon në 6 numri i viktimave nga virusi!

August 27, 2026
PD kërkesë për shkarkimin, reagon Presidenti Begaj: Sulm për interesa politike! Parlamenti të hetojë pretendimet e pavërteta

“Të shmangen keqinformimet”- Presidenca reagon pas raportimeve: Alqi Bllako nuk është dhe nuk ka qenë kurrë këshilltar i kreut të shtetit!

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com