• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Përgjimet e SHIU-t në kohën e Berishës, të fshira pas zbulimit të skandalit

by Aalison Pearse Stevens
01/06/2016 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulohen të tjera detaje në lidhje me përgjimet në shkele të ligjit, të kryera nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë gjatë qeverisjes së shkuar. Ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga Arben Imami dhe, në mënyrë të posaçme Shërbimi Informativ i Ushtrisë, i drejtuar nga Ylli Zyla, nuk kanë vepruar kurrë si institucion.

“Skandal.al” ka publikuar disa dokumente që vërtetojnë pikërisht këtë aktivitet në shkelje të ligjit. Përgjimet shtrihen në harkun kohor nga muaji mars i vitit 2011 dhe deri në muajin qershor të vitit 2012. Kjo periudhë përkon me ngjarjet që pasuan protestën e 21 janarit 2011, situatën tejet të tensionuar politike mes qeverisë së Berishës dhe opozitës, hetimet në zhvillim e sipër për vrasjen e katër protestuesve, zgjedhjet lokale që pasuan dhe në fund, diku rreth nëntor-dhjetorit 2011 dhe gjashtë muajve të parë të vitit 2012, denoncimet e ashpra të opozitës për aferat korruptive në Ministrinë e Mbrojtjes – posaçërisht me armatimet dhe përgjimin e opozitës, gazetarëve dhe trupit diplomatik.

Gjithçka ka nisur me blerjen e dy pajisjeve përgjuese pasive dhe aktive, “për nevoja të forcave tona në misione jashtë vendit”. Këto pajisje nuk u deklaruan në doganë, por u zhdoganuan duke i emërtuar “amplifikator për pajisjet elektronike”. Ato nuk u regjistruan në Prokurorinë e Përgjithshme të Republikës, por u vendosën në zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes (pajisja pasive) dhe, në një makinë të posaçme për përgjime terreni.

Fuqia e këtyre pajisjeve në një rreze prej 100 metrash mundëson përgjimin total të gjithçkaje. Ata  përgjuan, u zbuluan dhe në panik, prej shkurtit të vitit 2012 nisën operacionin e zhdukjes së çdo gjurme të përgjimeve të tyre, kërkuan me ngulm informacion të kualifikuar për të zhdukur gjithçka, e morën të asistuar deri në fund nga kompania prodhuese e pajisjeve “Verint”, vendosën të zhdukin gjithçka dhe realizuan heqjen dhe zëvendësimin e hard disqeve në të dy pajisjet, Pi2-pasive dhe Gi2-aktive, riinstaluan sistemin e operimit Software dhe i bënë sërish pajisjet funksionale dhe “të pastra”.

Operacioni “pastrimi”

Në një komunikim të gjatë me e-mail, nga shkurti i vitit 2012 deri në korrik të po këtij viti, mes operativit të Shërbimit Informativ të Ushtrisë Ma.Ao. dhe një prej ekspertëve përfaqësues të kompanisë prodhuese të pajisjeve përgjuese “Verint”.

Operativi Ma.Ao. ishte ndër funksionarët e SHIU-t që u trajnua në prill të vitit 2011 e pas këtij aftësimi, me urdhër të drejtorit të SHIU-t, Ylli Zyla, nr.6/ 29.06.2011, mori në dorëzim dhe ruajtje pajisjen përgjuese aktive Gi2.

Në e-mail-in e parë, operativi Ma.Ao. i kërkon kompanisë “Verint” suport teknik.

Operativi interesohet të dijë nëse duhet rikonfiguruar sistemi i pajisjeve përpara dërgimit në Afganistan, por njëherësh insiston të fshijë më parë të gjitha të dhënat e regjistruara në pajisjen pasive Pi2, pajisje e cila, me urdhër të drejtorit Ylli Zyla nuk ishte në administrimin e tij.

Email-i i këtij operativi, provon qartë se pajisja pasive Pi2 e instaluar në katin e tretë të Ministrisë së Mbrojtjes, ka qenë e ndezur, funksionale dhe, ka regjistruar gjithçka në një rreze prej 100 metrash. Kjo është arsyeja që operativi Ma.Ao. kërkon fshirjen e të gjitha të dhënave të regjistruara.

Komunikimi ka qenë intensiv mes operativit dhe ekspertit të “Verint”.

Operativi Ma.Ao. i kërkon me ngulm kompanisë “Verint” që të garantojë se të dhënat e regjistruara dhe të fshira nga hard disk-u, të bëhen të palexueshme, pasi ai t’i ruajë ato në një hard-disk të jashtëm.

Nga data 16 deri 29 shkurt 2012, në një seri e-mailesh të këmbyer, eksperti i “Verint” i sqaron operativit të SHIU-t se, të dhënat e regjistruara mund të rikuperohen me teknika të njohura lehtësisht, ndaj, për t’u siguruar që ato të jenë të palexueshme, duhet të zëvendësohet hard disku dhe më pas, të riinstalohet sistemi i operimit ‘Software’.

Operativi bindet dhe i kërkon kompanisë “Verint” të dërgojë ekspertë të saj për të ndërruar hard disk-un e pajisjes pasive Pi2.

Në një email-përgjigje, kompania “Verint” thotë se merr përsipër të realizojë ndërrimin e hard disk-ut në pajisjen pasive të përgjimit Pi2 dhe, përgatit e i dërgon SHIU-t propozimin ne vlerë për këtë shërbim, çmimet e pajisjeve-hard disk, instalimin e sistemit të operimit dhe, shpenzimet e udhëtimit apo “hakun e punës”.

Zbulimi  kësaj afere në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, denoncimi i saj nga opozita e kohës, ndryshojnë gjithçka duke vënë në alarm gjithë strukturën e SHIU-t.

Email-et intensifikohen dhe, tani, operativi Ma.Ao i kërkon kompanisë “Verint” që operacioni i pastrimit të të dhënave të regjistruara, duke ndërruar hard disqet, të përfshijë dhe pajisjen aktive Gi2-nën administrimin e tij.

Pajisja aktive ishte instaluar në makinën e SHIU-t me targa TR 2446 M dhe, për një kohë të gjatë është përdorur prej aty, duke mbuluar territorin në zemër të Tiranës, rrugët kryesore të saj, kryesisht ato ku ishin vendosur institucione publike vendase dhe të huaja.

Në 3 korrik 2012, operativi i SHIU-t Ma.Ao. i komunikon kompanisë “Verint” se, pagesa për zëvendësimin e hard diskut në pajisjen pasive të përgjimit Pi2, nuk do të bëhet nga llogaritë e SHIU-t, por nga llogaritë e një kompanie.

Në email-in e kësaj date, operativi Ma.Ao mundohet të bindë kompaninë “Verint” duke saktësuar se arsyeja ka të bëjë me faktin që drejtori i SHIU-t, Ylli Zyla, “është sulmuar politikisht”.

Pesë ditë më pas, në një tjetër e-mail, operativi i SHIU-t, Ma.Ao., insiston në ndërrimin edhe të hard diskut në pajisjen aktive të përgjimit Gi2.

“Verint” përgjigjet më 10 korrik me propozimin e detajuar dhe çmimin për këtë shërbim të ri, pra ndërrimin e hard disqeve në të dy pajisjet e përgjimit, aktive dhe pasive, instalimin e sistemit të operimit po aty; vlera totale e shërbimit 18. 578 dollarë.

Në një tjetër e-mail, operativi i SHIU-t, njofton kompaninë “Verint” se pagesa do te kryhet në dy pjesë dhe, pagesa e parë do kryhet më 11 korrik prej shtetasit Stefan Todhe në shumën 9300 dollarë.

Pagesa është kryer vërtet në degën e Tirana Bank në “Tirana e Re”, në shumën 9300 dollarë dhe nga ky shtetas.

Pagesa është refuzuar dhe nuk është pranuar nga kompania “Verint”, tamam për këtë parregullsi, ndërkohë që kompania po shiste tjetër mall të ri dhe që emërtohej qartë në dokumentet e saj të origjinës si hard disk.

Në e-mailin vijues, operativi i SHIU-t Ma.Ao. i kërkon kompanisë “Verint” që, eksperti i saj të mos zbarkojë në Aeroportin e Rinasit. Kompanisë i propozohet që eksperti i saj të zbresë në Podgorice ose Shkup, me qëllim “shmangien e kontrolleve të mundshme”. Kështu u bë në fakt, “Verint” e pranoi edhe këtë “sugjerim”.

Më 17 korrik, eksperti i “Verint” njofton se në Tiranë ka marrë hard disqe të njëjtë, pra vetëm për pajisjen përgjuese Pi2. Ai instalon në Pi2 Hard Diskun e duhur dhe sugjeron që një punonjës i SHIU-t të shkojë në Izrael për të ndërruar hard diskun tjetër.

SHIU i kërkon “Verint” të stimulojë një ftesë trajnimi për një punonjësin e saj që do duhej në të vërtetë të bënte tjetër gjë, ndërrimin dhe transportin e hard diskut për pajisjen aktive të përgjimit Gi2.

Operativi i SHIU-t Ma.Ao. njofton se nga SHIU do të udhëtojë për në Izrael punonjësi Oe.Mt. Ftesa përfshin si data udhëtimi 22-24 korrik.

Për habi, operativi Ma.Ao njofton “Verint” se punonjësi që po dërgohet në Izrael “nuk është në dijeni të operacionit që po zhvillohet për ndërrimin e hard disqeve” dhe i kërkon “Verint” që ai “të mos jetë në dijeni” edhe pas mbërritjes atje.

Punonjësi Oe.Mt udhëton më 22 dhe kthehet me hard diskun e duhur në datën 24 korrik. Instalimi i tij u krye nga operativi i trajnuar Ma.Ao në Tiranë.

“Skandal.al” disponon një kopje të faturës së “Verint” për Ministrinë e Mbrojtjes më datën 6 shtator 2012 për shërbimin e kryer, por ka të dhëna te besueshme se pagesa nuk është kryer nga kjo ministri, por nga një kompani tjetër, private, kompani e ekspozuar në publik nga opozita e kohës për përfshirjen në trafikun e armëve dhe municioneve e ku drejtori i SHIU-t,Ylli Zyla, kishte hisen e tij.

Në serinë e gjatë të emaileve, i fundit për këtë episod është i operativit Ma.Ao, i cili, njofton kompaninë “Verint” se hard disku u zëvendësua dhe se sistemi është funksional.

Kështu u zhduk çdo e dhënë që të dy pajisjet e përgjimit kishin regjistruar deri në korrik 2012.

Operacioni është i gjithi kriminal, ashtu siç edhe vetë përgjimi.

Ligji është shume i qartë, çdo pajisje përgjimi – edhe pjesë të tyre, e cila hyn në territorin e Shqipërisë duhet të regjistrohet në Prokurorinë e Republikës, e cila, me ligj, është autoriteti që jep leje e kontrollon përgjimet në territorin e Shqipërisë.

Tema/d.i.

Next Post

Balla: Sali, pse e ke ndryshuar ditën e lindjes?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

30 vjet Dejton: Marrëveshja e paqes për Bosnjen me mangësi

30 vjet Dejton: Marrëveshja e paqes për Bosnjen me mangësi

December 11, 2025
Shabani për deklaratën e Lapajt: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma”

Me 85 vota pro, Kuvendi zgjedh Endrit Shabanin si Avokat të Popullit

December 11, 2025
“Fundi politik i Berishës, foltorja e tij”/ Fatos Klosi: Nano iku vetë në 2005, u lodh nga pushteti!

“Për të vdekurin mirë ose hiç”, Berisha për Fatos Nanon: Nuk shkoi në burg prej meje!

December 11, 2025
“Pyetjet e KLP si në Big Brother”, Curri: Intervistat për kreun e SPAK, skandaloze/ Karamuço: Ja ku gabuan kandidatët

“Pyetjet e KLP si në Big Brother”, Curri: Intervistat për kreun e SPAK, skandaloze/ Karamuço: Ja ku gabuan kandidatët

December 11, 2025
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Reforma zgjedhore, Balla: Numëruesit s’do të jenë më të partive. Të adresojmë financimin e partive dhe fushatave zgjedhore

December 11, 2025
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

“Gjest për të treguar…”, Zogaj mbron praninë e ambasadorëve në zgjedhjen e kreut të SPAK-ut

December 11, 2025
Shqipërisë i mungon e djathta

“Kam fjetur në zyrë, mbaja edhe armë në dorë”/ Berisha rrëfen momenti e vështirë në 1997

December 11, 2025
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Mbajtën peng për dy javë një shqiptar nga Kosova, arrestohen katër persona në Vlorë

December 11, 2025
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

Paralajmërimi i Alibeajt: S’ka më ditë të bardha për këtë klasë politike, do mbyllen në qeli

December 11, 2025
13 dëshmi për Sali Berishën, për lidhjet me Ramiz Alinë, familjen Hoxha dhe Byronë Politike

“2.5 mln shqiptarë në uri kronike”, kur Berisha punoi si mjek në Peshkopi: Hasa sëmundjen e pelagrës!

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In