• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

PËRGJIMET E REJA/ Trafikanti për agjentin e antidrogës: “Reni” hapet … kot, u zverdh kur pa makinën

by A R
12/10/2016 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikohen përgjime të tjera mes anëtareve të grupit të trafikut të drogës në Vlorë ku ishte i përfshirë edhe agjenti i policisë Renaldo Avdyli. Në vijim të përgjimeve të publikuara nga “Shqiptarja.com” Haxhiraj tregon nje rast kur ka qënë në makinë me agjentin e policisë Renaldo Avdylin, dhe teksa i ka dalë një makinë tjetër përballë, ai është fshehur nga pas makine dhe është dyllosur në fytyrë. Sipas Haxhirajt polici hapej b… kot, pasi nga asnjë s’kishte asnjë mbrojtje dhe se ishte shumë frikacak.

Në fakt makina që vinte përballë i përkiste disa trafikanëve të tjerë, që kishin parcelat përballë tyre. Përgjimet flasin për blerjen e një sasie droge nga italianët dhe është ranë dakort që në këto veprime të futej nipi i Haxhirajt 18-vjeçari Boca, i cili duhet të mbante fjalët e koduar “Bluza” dhe “Pantallona”. Ndërkohë për tharjen e drogës dhe paketimin e saj, përdorej fjalë e koduar:“…U mbush ajo gropa me ujë…”

Në datë 25 korrik 2016, Taulant Haxhiraj, bisedon me një person tjetër që sipas përmbajtjes së saj dyshohet se Taulanti i bën vërejtje komunikuesit për cilësinë e lëndës narkotike, e cila ishte bërë shkak që ajo të mos pranohej nga blerësit dhe, e udhëzoi sesi duhet të vepronte për t’a përmirësuar.

Haxhiraj: Do ngjeshur njeçik ajo jotja…E po më thonë, jo ashtu, por çështë kjo e nuk afrohet njeri…Nuk e di pse dhe nuk po e kuptojmë, më thonë jo jo nuk bën…Po nuk e di pse, duhet ngjeshur, duhet bër këshu, jo ashtu, e kupton.

+641: Ëhëë..

Haxhiraj: Po fare them, nuk afrohen,ikin të gjithë,ça është kjo, jo jo vlla jo, ça është kjo,kjo është vetëm, kur të jetë krizë, thonë…

Ndërkohë që pasditen e datës 25 korrik 2016 Taulant Haxhiraj, komunikon me një person tjetër,ku gjatë bisedës, Taulanti e udhëzoi që të përdorte emrin e agjentit të policisë Renaldo Avdulit “Reni”, nëse do t’a ndalonin në ndonjë postobllok. Ndërkohë që personi me emrin “Bledi”, që interesohej për të blerë një sasi droge dhe që shfaqej në përgjimet e një ditë me parë të publikuara nga “Shqiptarja.com”, ka mbëritur në Vlorë dhe ka zhvilluar një takim me personin e deleguar nga Haxhiraj, i cili i jep dhe instruksione se si duhet ti shmanget postoblloqeve të policisë.

+551:Këtu jam këtu,ku takova atë, qëparë nga Berati.

Haxhiraj:Ku aty në çentrale… Me kë je?

+551: Me “Togun” e me “Klajdin”.

Haxhiraj: E mirë po të ndaloi njeri, është makinë e “Renit”, merr Renin, hajd…

Një ditë më pas në 26 korrik 2016 Taulant Haxhiraj, i dërgoi një sms një personi tjetër.

Haxhiraj ose “Memi”: Kujt i thua o të keqen, çdo gjë ashtu na ka vajt të gjithëve. Unë para ca ditësh humba shumë, tani po pres këto ditë të marr, ashtu është jeta. O yll, ka ngritje dhe zbritje por di dëgjo “Memin”, ec me parimin e Enver Hoxhës, një bie mijëra ngrihen.

Ndërkohë në bisedën e 27 korrik 2016 të dokumentuar dhe administruar në dosje nga prokuroria një person i paidentifikuar komunikon me Taulant Haxhiraj dhe gjatë bisedës Taulanti, ndërsa lavdëroi punën e “Reshatit” dhe e cilësoi agjentin e policisë Renaldo Avdulin si frikacak, madje i tregoi telefonuesit një rast ku Renaldo, “Reni”, ishte treguar vërtet frikacak.

Haxhiraj: Po “Reshati” është flori të paktën punon,po “Reni” hapet b… kot, dëgjon ti.
+865: Eeee.

Haxhiraj: Na del një foristradë ne kur po zbrisja që nga lart… U bë dyllë i verdhë ai, iku mbas makinës, unë i shkreti e mbusha i dola para. Jo or jo, ata ishin ata që kemi përmballë ne, dëgjon  ti….Më përshendetën ata, se njihja njërin o vlla, mos ki merak më tha mua. “Reni” u fsheh mbas.Po ti ç‘pate i thashë unë, u  bëre dyll i verdhë. Më tha, mua po jo kot tha. Ëhë i thashë qënkam i sigurt sot unë…
Më tej një ditë më parë në 28 korrik 2016, një person me emrin Kelmend Kaçiqi,i thirrur me emrin “Keli”, bisedon me Taulant Haxhiraj dhe nga përmbajtja e bisedës, dyshohet se e njoftoi për një komunikim që kishte patur me italianët dhe për nevojën që nipçja, pra Xhovalin Baco, të ishte gati me lëndën narkotike, duke përdorur fjalët e koduara “pantallona” dhe “bluza”.

Keli: Se i kam marrë ato pipinot pranë, mua më thanë ku di gjë unë….ku di gjë unë tani ça mëndje kanë, më thanë të takojmë.

Haxhiraj:Mirë.

Keli:Ishalla je këtu, pastaj si do që të jetë dhe po lëvize, nipçen rregulloje.

Haxhiraj:Jo jo, këtu do jem.

Keli:Një palë pantallona të shkurtëra atje, një bluzë me mëngë të gjata, se nuk e di unë akoma.
Në të njëjtën ditë në mesnatë shtetasi Kelmend Kaçiqi “Keli” telefonon Taulant Haxhiraj, dhe biseda e lidhur ngushtë me bisedën e mësipërme u zhvillua me nipin e Taulant Haxhirajt të quajtur Xhovalin Boca, i thirur shkurt “Xhoi”. Nga përmbajtja e bisedës, dyshohet se nipi ishte i autorizuar nga Taulanti për të kryer shitjen e lëndës narkotike por prej tij nuk kishte marrë  ndonjë porosi për llogari të Këlmendit. Në bisedë nipi haron fjalën e koduar dhe thotë se nuk ka bluza.

Xhoi: Nipi i Memit jam unë.

Keli: E mora vesh..Po ai ku është, doja të flisja me të.

Xhoi:Jo ai nuk është vlla se ka vajt në spital se ka djalin me temperaturë…

Keli: Tu desh noj një gjë ty?

Keli: E po, po duhet t’a takoja atë dhe jo ty.

Xhoi: E po i ke lekët, më thuaj.

Keli: E ore janë lekët, o vlla, po doja t’a takoja këtu, më kupton dhe ti

Keli: Unë i kam.

Keli:Edi di që i ke ti o vlla, të ka lënë një bluzë me mëngë të shkurtra, të vogël.

Xhoi:Jo s’më ka dhënë gjë.

Keli:Po jo bluzë ore i çmendur.

Xhoi:Hë ore.

Keli: Bluzë i thonë…

Xhoi:Më thuaj lekë ti, sa lekë ke ti, që të them sa më ka lënë…

ma.me

Next Post
Teknologjia, Rama thumbon Berishën: Mosha e internetit ishte për t’u kthyer nga plak në adoleshent në Facebook

Teknologjia, Rama thumbon Berishën: Mosha e internetit ishte për t’u kthyer nga plak në adoleshent në Facebook

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Krimet e Berishës janë të dukshme”, Beqiri: Veprat e tij i dinë edhe shërbimet e huaja partnere

January 13, 2026
Nga sot bllokohet aksi Tiranë–Rinas, oraret dhe rrugët alternative

Nga sot bllokohet aksi Tiranë–Rinas, oraret dhe rrugët alternative

January 13, 2026
Begaj dekreton ligjet për paqen fiskale dhe fshirjen e detyrimeve, kur nis zbatimi

Begaj dekreton ligjet për paqen fiskale dhe fshirjen e detyrimeve, kur nis zbatimi

January 13, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

January 13, 2026
“Ajo ditë kur bashkë me Shahun lamë Iranin…” | Kush është ish–perandoresha, nëna e trashëgimtarit të fronit iranian

“Ajo ditë kur bashkë me Shahun lamë Iranin…” | Kush është ish–perandoresha, nëna e trashëgimtarit të fronit iranian

January 13, 2026
E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In