• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Begaj dekreton ligjet për paqen fiskale dhe fshirjen e detyrimeve, kur nis zbatimi

by A R
13/01/2026 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës dekretoi ligjet e paketës fiskale, duke përfshirë ligjet “Për marrëveshjen e Paqes Fiskale”, “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme në doganë” ndryshimet në TVSH-në për rimbursimin e TVSH-së 10% të fermerëve etj.

Dekretimi dhe më pas botimi në Fletoren Zyrtare i ligjeve të paketës fiskale i hap rrugë zbatimit të tyre nga administrata tatimore. Ndërsa zbatimi i plotë nis pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe miratimit të akteve nënligjore përkatëse.

Nga 7 ligjet e paketës fiskale në Fletoren Zyrtare është botuar vetëm ligji për “Rivlerësimin e Pasurive të Paluajtshme”.

Ndër ligjet që kanë nxitur pritshmëri të larta nga bizneset, pavarësisht rezervave të shprehura nga institucionet ndërkombëtare, janë ligjet për Marrëveshjen e Paqes Fiskale dhe “Për fshirjen e detyrimeve të papaguara në tatime dhe dogana”.

Janë të shumta bizneset që po kërkojnë të nënshkruajnë marrëveshjen e Paqes Fiskale me administratën tatimore, por kërkesat e tyre po refuzohen nga inspektorët tatimore, për shkak të mungesës së akteve nënligjore për zbatimin e tyre.

Administrata Tatimore sqaroi për Monitor së do të nisë zbatimin e këtyre ligjeve, pas dekretimit të tyre nga Presidenti i Republikës, botimit në Fletoren Zyrtare, si dhe miratimi i akteve nënligjore përkatëse, që përcaktojnë procedurat për zbatimin e tyre.

Edhe Ministria e Financave sqaroi për Monitor se ligjet hyjnë në fuqi pas dekretimit të tyre nga Presidenti dhe botimit në Fletoren zyrtare, ndërsa udhëzimi për zbatimin e ligjit për fshirjen e detyrimeve të papaguara në tatime dhe dogana duhet të miratohet brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, ndërsa udhëzimi për Marrëveshjen e Paqes Fiskale duhet të miratohet brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi.

Konkretisht në ligjin “Për Marrëveshjen e Paqes Fiskale”, përcaktohet se hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet deri në vitin tatimor 2028. Shtrirja e efekteve zgjat deri në 2028, pasi marrëveshja do të zbatohet për një vit tatimor, por me të drejtë rinovimi për dy vite tatimore të tjera.

Gjithashtu në ligj përcaktohet se procedurat për hartimin dhe përmbajtjen e propozimit të marrëveshjes, mënyrat e komunikimit me tatimpaguesin dhe konfirmimin elektronik, regjistrimin dhe ruajtjen e marrëveshjes në regjistrin elektronik tatimor, si dhe trajtimin e rasteve të refuzimit, mospranimit apo pavlefshmërisë së saj, do të përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.

Edhe procedurat për Përfundimi i vlefshmërisë së Marrëveshjes së Paqes Fiskale do të zbatohen sipas procedurave që do të përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.

Sipas ligjit Marrëveshja e Paqes Fiskale përfundon në rastet kur: tatimpaguesi ndryshon llojin e veprimtarisë së deklaruar; nuk realizon rritjen mbi 18% të fitimit të tatueshëm; pezullon ose ndërpret përfundimisht aktivitetin ekonomik; kryen shkelje të përsëritura të detyrimeve tatimore që cenojnë ndershmërinë fiskale; nuk paguan detyrimet sipas marrëveshjes; nuk përmbush kushtet e parashikuara në nenin 6 të ligjit; realizon rritje të fitimit të tatueshëm mbi 50% gjatë vitit tatimor përkatës, krahasuar me vitin paraardhës.

Procedura e aplikimit për Marrëveshjen e Paqes Fiskale

Ligji përcakton se marrëveshja e paqes Fiskale mes biznesit dhe administratës tatimore do të kryhet nëpërmjet aplikimit që bëhet nga tatimpaguesi përmes platformës elektronike “e-filing”, brenda afatit për dorëzimin e deklaratës vjetore të të ardhurave të vitit paraardhës. Për vitin e parë të zbatimit, afati përcaktohet me udhëzim të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Propozimi i marrëveshjes hartohet nga administrata tatimore dhe i komunikohet tatimpaguesit nëpërmjet platformës “e-filing”, duke përmbajtur vlerën e fitimit të tatueshëm dhe normat e detyrimit tatimor për periudhën përkatëse.

Tatimpaguesi ka të drejtë ta pranojë ose refuzojë propozimin deri më 15 prill. Me pranimin dhe nënshkrimin elektronik, marrëveshja konsiderohet e lidhur dhe ka efekt ligjor për vitin tatimor përkatës. Tatimpaguesi ka detyrimin të deklarojë dhe të paguajë detyrimin tatimor sipas marrëveshjes, ndërsa mosrespektimi i saj trajtohet si shkelje tatimore.

Ligji për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore

Ligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe të detyrimeve të pagueshme në doganë” hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi, ministri përgjegjës për financat nxjerr udhëzimin për zbatimin e ligjit. Ky ligj i shtrin efektet nga 1 janar 2026 deri më 31 dhjetor 2026.

Ligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.  Zbatimi i këtij ligji do të sjellë kompensimin 10% të TVSH -së për fermerët për shitjet e mallrave bujqësore që ata do të bëjnë në grumbulluesit, përpunuesit apo agrobizneset e certifikuara. Kompnesimi do të bëhet nëpërmjet autofaturave të lëshuara nga blerësit e mallrave bujqësore.

Ligjet e dekretuara:

-Shpalljen e ligjit nr. 86/2025, “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme në doganë”.

-Shpalljen e ligjit nr. 83/2025, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar””.

-Shpalljen e ligjit nr. 83/2025, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar””.

-Shpalljen e ligjit nr. 82/2025, “Për disa shtesa dhe ndryshim në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar””.

-Shpalljen e ligjit nr. 79/2025, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar””.

-Shpalljen e ligjit nr. 80/2025, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar””. /monitor.al/

Next Post
Nga sot bllokohet aksi Tiranë–Rinas, oraret dhe rrugët alternative

Nga sot bllokohet aksi Tiranë–Rinas, oraret dhe rrugët alternative

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qindra të arrestuar për zjarret në Francë, 70% e tyre akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme -

Qindra të arrestuar për zjarret në Francë, 70% e tyre akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme –

August 15, 2026
Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë -

Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë –

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com