• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përgjimet e Ndraghetas: Tiranasit s’janë ciganë, si jugorët dhe veriorët. Kreu i veterinerëve shqiptarë na jep toka pafund

by Ardit Rada
25/01/2021 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtarët e Ndragetas janë plotësisht të qartë se duke dhënë rryshfet mund të marrin çdo lloj pune në Shqipëri. Krahas ndërtimit të grataçelave përmes kontakteve të ofruara nga biznesmeni i njohur si “Nik” në Bashkinë e Tiranës dhe nëpër ministri, ata janë të interesuar të futen edhe në biznesin e ndërtimit të hekurudhave dhe pse jo, në atë të prodhimit të mishit.

Sipas dosjes hetimore të siguruar, anti-mafia italiane ka përgjuar një bisedë mes Tommaso Bruto, Saverio Brutto, Luciano D’Alessdandro dhe Antonio Gallo ku ndër të tjera ata flasin për projektet në Shqipëri dhe me racizëm ndaj shqiptarëve në veri dhe jug.

Në bisedë e sipër, D’Alessandro shprehet se Tirana dhe Durrësi janë qendra e Shqipërisë dhe aty gjen njerëz të shkolluar dhe duan të bëjnë biznes, “jo si ciganët në jug dhe veri”.

D’Alessandro i thotë Brutto Tommaso dhe Gallo Antonio se.

“Po bëjnë gjithçka për të hyrë në Evropë dhe nëse ka ndonjë trim që nuk dëshiron të qëndrojë në Itali dhe dëshiron të investojë para të vërteta…..në kuptimin që ju vini këtu dhe ata …..

Tirana dhe Durrësi janë në qendër të Shqipërisë, nuk janë ciganë si ata në veri apo në jug … të gjithë këta janë njerëz që kanë studiuar, të gjithë njerëzit shkolluar …

Të gjithë njerëzit janë që presin këtë ndryshim, ata duan të hyjnë në Evropë me çdo kusht dhe tani pas zgjedhjeve do të shihni çfarë do të ndodhë, atëherë ata kanë shumë hapësirë për të bërë biznes, ju e dini që importojnë 80% të mishit të derrit?“.

Më tej, ata flasin se kanë kontakte edhe tek veterinerët e Shqipërisë me qëllim që të futen edhe në tregun e mishit. D’Alessandro shprehet se ka miqësi me kreun e veterinerëve të Shqipërisë, “i cili jep mësim në universitet në Tiranë dhe Vlorë”.

“… çfarë dua te them? Është nje shoku im që është në krye të të gjithë veterinerëve në Shqipëri … i cili jep mesim në dy universitete, një në Vlorë dhe një në Durres që me tha sa tokë dëshiron?”, citon anti-mafia italiane D’Alessandro-n teksa flet për mikun e tij në krye të veterinerëve shqiptarë, i cili i ofron atij “sa tokë të dëshironte për fermë derrash“.

Në bisedën e korrikut 2017, D’Alessandro bën më pas një paralelizëm mes Shqipërisë dhe Rumanisë para se të futej në BE, ndërsa shprehet se më t’u formuar qeveria e re (pas zgjedhjeve të 2017), do të ketë mjaft punë për të bërë.

“Ju transferoni një stallë (derrash sh.r) dhe unë ju bëj që t’i financojmë të gjitha … për bagëtinë dhe mbarështimin e derrave … sepse Shqipëria importon 90% të mishit, 90% të qumështit … e kuptoni çfarë do të thonë këto shifra? Ai (GALLO) ka të drejtë për 20 vitet e para, jo 30 vjet, është pak si Rumania, unë shkova në Rumani kur ajo nuk ishte ende në Evropë … kam shkuar atje për disa vite… dhe në ’99 nuk kishte asnj m*t..ishte një shkretëtirë, burokracia ishte zero..tani shikojeni Rumaninë..gjen gjithçka..“.(ABC News)

Next Post
Reshjet rrëmbejnë urën në Drashovicë, u ndërtua 3 vjet më parë nga kryebashkiaku i PD

Reshjet rrëmbejnë urën në Drashovicë, u ndërtua 3 vjet më parë nga kryebashkiaku i PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com