• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgjimet e diplomatëve të huaj për Enver Hoxhën/ “E pe dje në televizor?… Ka kancer”

by Java News
22/11/2016 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përgjimi tregon se sëmundja e diktatorit Enver Hoxhës disa muaj para se të vdiste ishte në qendër të diskutimeve të diplomatëve të huaj që ndodheshin në Shqipëri. Mes tyre thuhej se, Hoxha kishte kancer.

Përgjimi i tyre është bërë nga Sigurimi i Shtetit dhe është ekspozuar në dhomën e përgjimeve në ‘Bunk’Art 2’.

Sigurimi përgjon diplomatët: Ja ç’thonë për sëmundjen e Enver Hoxhës

Tiranë 29 shtator 1984
Bisedë mes Dragoljub Subica nëpunës jugosllav dhe Jan Swietochovski nëpunës polak
. Përgjimi është bërë tek “Timoni” (objekt i survejuar) në gjuhën angleze nga ora 15.30 -16.30
Dragoljub Subica: Dhe papën Enver  a e patë në televizor dje?
Jan Swietochovski: Jo.
Dragoljub Subica: Jo?! Kancer. Jaka e tij ishte pesë numra më e madhe. Ata e treguan, mbasi televizioni Italian transmetoi një lajm  të “Sunday Times”, i cili shkruante që Enver Hoxha ishte shumë rëndë. Gazetat japoneze e morën vesh nga një diplomat kinez në Tiranë.
Jan Swietochovski: Duke kaluar në “të ngarkuar me punë”. Po?
Dragoljub Subica: Po. Është e qartë (qeshin me ironi). Për këtë arsye ata e nxorën në televizor Enverin dhe Byronë politike në mbledhje.

Tiranë 29 shtator 1984
Këshilltari çekZdenek Koudellka në bisedë me sekretarine parë çek Viktor Shrubarzh:

“Është gjallë dhe drejtoi pleniumin. Njeriu nuk e mëson dot përpara, në qoftëse nuk është shkruar nëpër gazeta… tani ata deshën të  shikonin se kur do bëhej varrimi, ta shikonin me shirit të zi fotografinë e tij…lart e më lart në ngatërresa të tjera..akoma më grandjoze”.

Tiranë 1 tetor 1984
Dimitër Velçev, sekretar i dytë në ambasadën bullgare:

“Me këtë rast shqiptarët i sqaruan ato që u thanë. D.m.th. ato nuk kanë qenë të vërteta. Ai është gjallë dhe punon normalisht. Gjithashtu është e qartë se ai si gjithmonë komandon. Kjo pritej këto ditë në Shqipëri”

Paulo Rispoli atasheh në ambasadën italiane:
“Këtë gjë e bënë apostafat. E nxorën në televizor për të përgënjeshtruar fjalët që thuheshin se ai do të vdiste. Nga sa pamë, del se ai nuk është i sëmurë dhe për më tepër nuk ka vdekur. Gjithashtu nuk është në gjendje koma, sepse kjo dukej. Në qoftëse do kishte vdekur, kjo gjë mund të fshihej një ditë, por jo më shumë. Mund të publikohet që ai është i sëmurë por jo më shumë”…

23 tetor 1984
Pjetër Ivezaj atasheh në ambasadën jugosllave:
“Enver Hoxha ishte shumë i zbehtë. Megjithatë nuk mbahej nga asnjeri. Unë dola deri te dera ta shihja me vëmendje dhe konstatova se ai kthehej në çdo dy tre hapa dhe duartrokiste…”/shqiptarja.com/a.k

Next Post
10 përplasjet mes Ministres Kodheli dhe Presidentit Nishani

10 përplasjet mes Ministres Kodheli dhe Presidentit Nishani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In