Gazetari Roland Qafoku bëri publike në emisionin “Debati në Channel One” këto përplasje të cilat nisin që me godinën e SHQUP e deri te mosdekretimi i general brigade Jeronim Bazo për një mandate të dytë si shef I shtabit të ushtrisë.
PËRPLASJA 1
Pa e marrë ende detyrën, kryeministri Edi Rama dhe eksponentë të PS deklaruan pas fitores së zgjedhjeve të qershorit 2013 se do tia rikthejnë ushtrisë godinën e SHQUP-it që PD mori si seli të saj. Sipas tyre presidenti Nishani ka patur konflikt interesi me ministrinë e Mbrojtjes sepse falë këtij kalimi do të përfitonte bashkëshortja e tij në privatizimin e godinës së vjetër të PD. Presidenti Nishani hodhi poshtë këtë akuzë duke e quajtur sulm politik dhe në fakt kjo akuzë nuk u vërtetua. Nga ajo kohë mazhoranca nuk ka bërë asnjë veprim për tia kthyer ushtrisë godinën që është seli e PD.
PËRPLASJA 2
Më 7 mars 2014 Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli lëshoi urdhrin administrat sipas të cilit atashenun tonë në NATO kundëradmirala Kristaq Derveni duhet të kthehej në atdhem pas mbarimit të mandatit të tij. Presidenti Bujar Nishani deklaroi se ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli i kishte marrë kompetencat dukle e cilësuar këtë një akt politik. Më 21 mars 2014 gjykata pezulloi urdhrin për kthimin në atdhe të Gjervenit. Ndërkohë emërimi i atasheut të ri në NATO solli largimin e tij nga detyra dhe kthimin në atdhe.
PËRPLASJA 3
Presidenti Bujar Nishani në cilësinë e komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë dekretoi Jeronim Bazon shef të shtabit të Përgjitshëem të ushtrisë në 2013 pas largimit të Xhemal Gjunkishit. Por vetëm një vit më vonë deklaroi se shefi i Shtabit kishte shkelur kushtetutën e vendit në disa raste. Ky është rasti I parë kur një president deklarohet I tillë për shefin e shtabit.
PËRPLASJA 4
Më 12 mars 2014, teksa Ministria e Mbrojktjes ishte në pritje të firmosjes nga presidenti I Republikës të Strukturës së Forcave të Armatosura dhe planit të përhapjes ose planit të vendosjes së FA, kjo gjë nuk ndodhi. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dekalroi se ishin ndjekur të gjitha hapat ligjorë dhe konsultativë por presidenti po e pengonte këtë procesdurë.
PËRPLASJA 5
Në 16 korrik 2015 Presidenti I republikës refuzon të dekretojë gradimin gjeneral të Xhevdet Zenelit, një propozim i bërë nga ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Kreu i shtetit ka argumentuar se nuk e ka dekretuar gradën e lartë për Zenelin për probleme në të shkuarën e tij. Ndërkohë që Nishani kishte firmosur gradimin gjeneral të Nazmi Cahanit, Dedë Prengës, Vladimir Avdias.
PËRPLASJA 6
Presidenti i Republikës ka denoncuar qeverinë dhe ministren Kodheli se kanë marrë kompetencat me ndryshimet e reja për projektligjin e ushtrisë. Ishin një sërë kompetenca që për muaj me radhë në vitin 2015 u kthyen në lajm të parë në medi dhe u cilësua si një debat I pastër politik.
PËRPLASJA 7
Kryetari I Komisionit Parlamentar të Sigurisë Spartak Brahi i ka kërkuar ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli ndëshkimin e Gjeneral Brigade Piro Ahmetaj këshilltar I presidentit Bujar Nishani lidhur me deklaratën e tij kundër komisionit duke I cilësuar anëtarët e tij sigurimsa dhe banditë. Në fakt pas disa javësh Ahmetaj kërkoi dorëheqjen dhe presidenti e firmosi, por më pas ai sërish u emërua këshilltar i Presidentit.
PËRPLASJA 8
Presidenti i Republikës Bujar Nishani e cilësoi skandal atë që ministria e Mbrojtjes dhe qeveria po bënte me largimin nga ushtria të një numri jo të vogël ushtarakësh duke sjellë një problem social për shumë e shumë familjes. Duke llogaritur sakrificën e tyre por edhe pasojat e familjeve të tyre presidenti Nishani kërkoi që ky shkurtim të anullohej.
PËRPLASJA 9.
Deputeti i PS, Arben Çuko e cilësoi skandal të presidentit që në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në javën e dytë të nëtorit këshilltari I presidentit, Piro Ahmetaj, i dalë nga radhët e ushtrisë të merrte pjesë në këtë mbledhje me uniformën dhe gradën e gjeneralit. Vetë Ahmetaj e ka cilësuar një tjetër lajthitje këtë akuizë.
PËRPLSJA 10.
Presidneti i Republikës nuk dekreton kërkesën e kryeministrit për një mandat të dytë të shefit të Shtabit të ushtrisë Jeronim Bazo. Sipas argumentit të kreut të shtetit, Bazo nuk ka bërë asnjë raportim te komandanti i përgjithshëm gjatë tre viteve që ka mbajtur detyrën e lartë të shefit të shtabit.