• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Përgjimet e diplomatëve të huaj: Enver Hoxha ka kancer

by Java News
22/11/2016 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përgjimi tregon se sëmundja e diktatorit Enver Hoxhës disa muaj para se të vdiste ishte në qendër të diskutimeve të diplomatëve të huaj që ndodheshin në Shqipëri. Mes tyre thuhej se, Hoxha kishte kancer.

Përgjimi i tyre është bërë nga Sigurimi i Shtetit dhe është ekspozuar në dhomën e përgjimeve në ‘Bunk’Art 2’.

Sigurimi përgjon diplomatët: Ja ç’thonë për sëmundjen e Enver Hoxhës

Tiranë 29 shtator 1984
Bisedë mes Dragoljub Subica nëpunës jugosllav dhe Jan Swietochovski nëpunës polak. Përgjimi është bërë tek “Timoni” (objekt i survejuar) në gjuhën angleze nga ora 15.30 -16.30
Dragoljub Subica: Dhe papën Enver a e patë në televizor dje?
Jan Swietochovski: Jo.
Dragoljub Subica: Jo?! Kancer. Jaka e tij ishte pesë numra më e madhe. Ata e treguan, mbasi televizioni italian transmetoi një lajm të “Sunday Times”, i cili shkruante që Enver Hoxha ishte shumë rëndë. Gazetat japoneze e morën vesh nga një diplomat kinez në Tiranë.
Jan Swietochovski: Duke kaluar në “të ngarkuar me punë”. Po?
Dragoljub Subica: Po. Është e qartë (qeshin me ironi). Për këtë arsye ata e nxorën në televizor Enverin dhe Byronë politike në mbledhje.

Tiranë 29 shtator 1984
Këshilltari çekZdenek Koudellka në bisedë me sekretarine parë çek Viktor Shrubarzh:
“Është gjallë dhe drejtoi pleniumin. Njeriu nuk e mëson dot përpara, në qoftëse nuk është shkruar nëpër gazeta… tani ata deshën të shikonin se kur do bëhej varrimi, ta shikonin me shirit të zi fotografinë e tij…lart e më lart në ngatërresa të tjera..akoma më grandjoze”.

Tiranë 1 tetor 1984
Dimitër Velçev, sekretar i dytë në ambasadën bullgare:
“Me këtë rast shqiptarët i sqaruan ato që u thanë. D.m.th. ato nuk kanë qenë të vërteta. Ai është gjallë dhe punon normalisht. Gjithashtu është e qartë se ai si gjithmonë komandon. Kjo pritej këto ditë në Shqipëri”

Paulo Rispoli atasheh në ambasadën italiane:
“Këtë gjë e bënë apostafat. E nxorën në televizor për të përgënjeshtruar fjalët që thuheshin se ai do të vdiste. Nga sa pamë, del se ai nuk është i sëmurë dhe për më tepër nuk ka vdekur. Gjithashtu nuk është në gjendje koma, sepse kjo dukej. Në qoftëse do kishte vdekur, kjo gjë mund të fshihej një ditë, por jo më shumë. Mund të publikohet që ai është i sëmurë por jo më shumë”…

23 tetor 1984
Pjetër Ivezaj atasheh në ambasadën jugosllave:
“Enver Hoxha ishte shumë i zbehtë. Megjithatë nuk mbahej nga asnjeri. Unë dola deri te dera ta shihja me vëmendje dhe konstatova se ai kthehej në çdo dy tre hapa dhe duartrokiste…”.
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Atletika ruse e zhytur në drogë

Atletika ruse e zhytur në drogë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In