• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgjimet e “Bild”/ ‘Gjykatësit’ e PD-së përllogarisin se sa duhet të dënohet Rama e Gjiknuri

by Java News
18/06/2019 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas daljes së përgjimeve të reja nga ‘Bild’, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ish-deputeti Alibeaj dhe sekretari për cështjet ligjore Çlirim Gjata kanë dalë në një deklaratë për mediat duke vijuar akuzat kundër kryeministrit dhe personave të tjerë që dëgjon në bisedat e zbardhura. Bardhi deklaroi se Edi Rama dhe socialistët e tjerë duhet të dënohen me burg, sipas tyre për krimet elektorale në Dibër dhe Durrës.

“Përgjimet janë radiografia e vjedhjes së zgjedhjeve. Durrësi dhe Dibra janë dy krime elektorale që tregojnë se Edi Rama di vetëm të vjedhë. Përgjimet faktojnë se vjedhja e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin tregon se është ngritur nga Rama. Kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal. Damian Gjiknuri, Manja, Dako, Artan Gaçi, Arben Keshi dhe personat e tjerë janë të pa ndëshkuar nga drejtësia, të gjithë janë shpërblyer nga Rama.

Në vend që Ndreu të ishte para drejtësisë, është promovuar si kandidat në Lezhë. Në vend që Dako të ishte në burg, po gëzon pension të qetë politik. Duhet të ishte dënuar me burg Edi Rama dhe kriminelët e tjerë. Prokuroria nuk ka thirrur asnjëherë një politikan që qytetarët e kanë dëgjuar. Nuk mund të ketë zgjedhje me Ramën kryeministër” tha Bardhi.

Enkelejd Alibeaj tha se Edi Rama dhe zyrtari Arben Keshi që janë kapur nga përgjimet duke biseduar për zgjedhjet dënohen nga Kodi Penal nga 1-3 vite burg për influencim në zgjedhje. “Përgjimi ku Edi Rama bisedon me Arben Keshin dhe më pas ai jep porositë e paligjshme për votat është shkelje e Kodit Penal 328/a parashikon ndalimin e përdorimit të një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore qe e përdor, është kryeministri i vendit, funksionari më i lartë që përdor burime njerëzore me qëllim favorimizin e partisë së tij në zgjedhje. Kjo vepër dënohet me burg nga 1 në 3 vjet. Rama përdor një drejtor në ministrinë ë brendshme për votat e partisë së tij. Ky nen është totalisht i konsumuar nga shtetasi Edi Rama dhe shtetasi Arben Keshi” tha ai./l.m

Next Post
Ristani replikon me ish kryetarin e PD Kukës: Kam qenë student i grevës së ’90!

Kontratat e lobimit në SHBA/ I pandehuri Arben Ristani paraqitet në Prokurori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama kritikon opozitën: Kujtojnë se duke lehur në Bruksel do na mundin, por më shumë po zhyten

Rama kritikon opozitën: Kujtojnë se duke lehur në Bruksel do na mundin, por më shumë po zhyten

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In