• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgjimet e “Bild”/ Braçe: Në asnjë rast nuk faktojnë blerje votash, zgjedhjet në 30 qershor

by Java News
20/06/2019 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv-kryeministri, Erion Braçe, ndërsa ka komentuar përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, tha se ato nuk provojnë asgjë.

I pyetur nga gazetarët, jashtë ambienteve të Kuvendit, Braçe tha se në asnjë prej përgjimeve të publikuara, nuk flitet për ofrim të parave për të këmbyer votën.

Ai tha se shefi i policisë në Dibër ka ruajtur rendin nga një bandë që ka dhunuar përfaqësues të PS në disa prej qendrave, ne Maqellarë, me pistoletë në dorë, nuk i është bindur urdhrave të policisë së shtetit në Dibër, ka goditur edhe makinën e policisë së shtetit.

Për zv/ kryeministrin, përgjimi kur Damian Gjiknuri thotë se ‘po u sjell një furgon me disa çuna problematikë’ nuk është normal, por ai kujton edhe incidentet që shkaktoi grupi i Flamur Nokës në ato kohë të zgjedhjeve në Dibër.

“Nuk është normale. Nëse provohet të hetohet deri në fund. Por ju, ju duket normale që ish-ministri i Brendshëm (Flamur Noka) të mbledhë një makinë me djemtë problematikë dhe të shkojë të masakrojë. Ata djemtë që thoni ju të Gjiknurit, kanë kryer ndonjë akt në Dibër?“.

I pyetur për rastin e shefit të komisariatit të Dibrës që kërkon nga Xhemal Qefalia transferimin në Bulqizë, ai tha se “Ai është transferuar?”.

Unë nuk jam brenda këtyre praktikave të zbardhjes, duhet të jetë prokuroria që duhet të vërtetojë autenticitetin, në ato që janë zbardhur.

Një socialist i vjetër kur dëgjoni këtë gjë?

Braçe: Duhet provohet autenticiteti i saj nga prokuroria jonë, Pjerin Ndreu nuk thotë që cilido mësues, apo mësuesit në Dibër nëse nuk votojnë për PS do të fluturojnë nga puna, por ka filluar me dikë për një drejtues të PS që bën edhe drejtorin e shkollës, që nuk janë të ndaluar të merren me politikë dhe një përfaqësues i PS i kërkon një socialisti të votojë për artin e tij

E ka kërcënuar me heqje nga puna?

Braçe: E para po flasim për rast konkret dhe sipas rastit konkret, Ndreu ka identifikuar të dy personat edhe atë me të cilin ka folur dhe atë që ka përdorur atë shprehje, dhe ai nuk është i PD por i angahzuar në PS sipas ligjit. E para të ndajmë që nuk bëhet fjalë për mësuesit e Dibrës, por për njerëz që janë në PS.

Si ndiheni kur dëgjoni për përgjimet për blerje votash?

Braçe: Në cilin përgjim është folur, meqë nuk i citoni dot dhe unë iu kam lexuar një për një në asnjë prej përgjimeve të publikuara qoftë për Durrësin, qoftë për dje në gojën e Dakos apo cilitdo përfaqësues tjetër të PS në atë episod, edhe të djeshëm, përfshirë Gjiknurin, nuk është gjetur nga këto përgjime që të ketë komunikuar për çështje parash, për secilin, edhe këta të dy, prokuroria duhet të bëjë veprimet e saj, të hetojë, nga i pari tek i fundit, të provojë që paratë janë paguar dhe kanë blerë vota që kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve dhe secili të mbajë përgjegjësi. Nëse identifikohen raste të tilla, krimi është individual, kështu thotë kodi penal

Prokurori duhet të mbajë përgjegjësi pse nuk ka vepruar në kushtet e flagrancës, kjo përgjegjësi duhet të bëjë të mundur që gjithkush të ndëshkohet sipas ligjit.

Nuk ka asnjë amendim, më 30 qershor do të votohet dhe do të votohet qetë, ata që do të pamundësojnë një gjë të tillë do të përballen me ligjin.

g.kosovari

Next Post
Tahiri flet pas seancës: Prokurorët i kanë mbushur me SMS telefonët e gazetarëve!

Tahiri: Agresorët me armë në brez kanë veshur lëkurë qengji, s'kam lidhje me votat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com