• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgjimet e “Bild”/ Bindja Demokratike kërkon tërheqjen e kandidatit të Shijakut, Elton Arbana

by Java News
06/06/2019 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga themeluesit e Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj në një dalje publike për mediat, ka komentuar përgjimet e reja të bëra publike nga gazeta gjermane Bild, duke thënë se u vërtetue përfshirja drejtpërdrejtë e politikës në blerjen e votave.

Topollaj, ka kërkuar që kandidati i PS-së për bashkinë e Shijakut, Elton Arbana që të tërhiqet si kandidat. Ndërsa ka reaguar edhe për kandidaten tjetër të PS-së në Durrës, Valbona Sako duke thënë se ajo është e përzgjedhura e Vangjush Dakos për në bashki.

“Janë të përfshirë drejtpërdrejtë. PS ka kandiduar, Elton Arbanën një prej protagonistëve kryesor në përgjimet e bëra publike. Njeriu që deri dje vjedh zgjedhjet sot na afrohet personalisht si kandidat. Po ashtu kandidatja e Rilindjes, Valbona Sako. Ajo është e përzgjedhura  e Dakos. Në këto kushte Bindja Demokratike kërkon tërheqjen e menjëhershme të kandidatit të Shijakut. Kjo do ishte prova minimale për zgjedhjet 30 qershorit. Kërkojmë edhe moslejimin në garë për personat e lidhur me krimit. Ose në të kundërt Edi Rama kërkon të deformojë vullnetin shqiptar edhe në këto zgjedhje”, ka dekalraur Topollaj.

Deklarata

Opinioni publik u njoh dje nëpërmjet publikimeve të gazetës së famshme gjermane “BILD” me prova të reja të korruptimit dhe të manipulimit të proceseve zgjedhore në Shqipëri. Përmes tyre del e faktuar qartë se drejtues të Partisë Socialiste në Durrës dhe të administratës qëndrore dhe lokale atje, janë të përfshirë drejtpërsëdrejti në vjedhjen e zgjedhjeve në atë qark.

E reja e këtyre publikimeve është se, përveç të tjerave, rezulton që Partia Socialiste ka kandiduar për kryetar të Bashkisë së Shijakut në zgjedhjet e 30 Qershorit, Elton Arbanën, një prej protagonistëve kryesorë të këtyre përgjimeve. Që do të thotë se njeriu, që deri dje vidhte vota për kandidatët e tjerë të Rilindjes, sot na ofrohet personalisht nga Maxhoranca si kandidat për Kryetar Bashkie.

Po ashtu, kandidatja e Rilindjes në Bashkinë e Durrësit, Valbona Sako, njihet botërisht së është e përzgjedhura e Vangjush Dakos për këtë funksion, pikërisht e personit që rezulton të jetë, jo vetëm drejtuesi, por edhe aplikuesi kryesor i të gjithë kësaj skeme për deformimin e vullnetit të zgjedhësve në Qarkun e Durrësit.
Në këto kushte, BINDJA DEMOKRATIKE kërkon tërheqjen e menjëhershme nga gara të kandidatit të Partisë Socialiste në Bashkinë e Shijakut, që do të ishte prova minimale për të treguar vullnetin e maxhorancës për realizimin e zgjedhjeve brenda standardeve më 30 Qershor.

Nga ana tjetër, ne kërkojmë sqarimin sa më të shpejtë nga organet kompetente të pozicionit dhe mundësisë së implikimit në këtë skandal edhe të kandidates së Partisë Socialiste në Durrës, zonjës Valbona Sako, duke pasur si qëllim moslejimin e përfshirjes në garën e 30 Qershorit të personave me përgjegjësi të drejtpërdrejtë në kryerjen e krimeve zgjedhore, siç e parashikon edhe ligji i dekriminalizimit.

Në të kundërt, do të provohej, jo vetëm që vetë Edi Rama është ideatori i kësaj megaskeme manipulimi, por edhe që ai synon ende që të deformojë vullnetin e zgjedhësve shqiptarë edhe në këto zgjedhje.

g.kosovari

Next Post
Nis puna për ndërtimin e shkollës “Kristo Frashëri”, Veliaj: Në 30 qershor e kemi garën me veten

Veliaj jep lajmin e mirë për banorët e Njësisë 7: Investimet kanë rritur vlerën e pronës për qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj

June 26, 2026
Katastrofë biblike në Venezuelë, mbi 50 mijë vetë rezultojnë të zhdukur, thirrje për ndihmë nga rrënojat

Katastrofë biblike në Venezuelë, mbi 50 mijë vetë rezultojnë të zhdukur, thirrje për ndihmë nga rrënojat

June 26, 2026
Giro d’Italia në Tiranë, Ristani apel qytetarëve: Disa rrugë do të bllokohen! Mos përdorni mjetet private

Kreditë e buta në Tiranë, Ristani: Ja si do të funksionojë aplikimi për fazën e dytë

June 26, 2026
DETAJE / Shkon në 64 numri i studentëve të helmuar në Akademinë e Sigurisë

DETAJE / Shkon në 64 numri i studentëve të helmuar në Akademinë e Sigurisë

June 26, 2026
Media amerikane “Quartz”: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin

Media amerikane “Quartz”: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin

June 26, 2026
Plani i masave për sezonin turistik, Policia: Monitorim nga ajri me dronë dhe zero tolerancë për mjetet lundruese

Plani i masave për sezonin turistik, Policia: Monitorim nga ajri me dronë dhe zero tolerancë për mjetet lundruese

June 26, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla, shenjat e favorizuara në financa dhe surprizat në dashuri

June 26, 2026

“Partia e re” ka votues, por jo udhëheqës…

June 26, 2026
Parisi kufizon konsumin dhe shitjet e alkoolit, vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset në lindje

Parisi kufizon konsumin dhe shitjet e alkoolit, vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset në lindje

June 26, 2026
Korruptimi i termave, sjell padrejtësi në sistem, Manjani analizon draft-kodin e ri penal: Duhet të kthehemi te termat origjinal të drejtësisë

“5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In