• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përgjimet/ Çifti që vinte gjoba pas seksit i morën 8.7 milionë lekë biznesmenit

by
28/08/2015 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen përgjimet e dy bashkëshortëve që i zhvatën 8.7 milionë lekë të rinj një biznesmeni nga Tirana, të cilin e joshën me seks dhe më pas e shantazhuan me publikimin e raportit intim

Siç raporton gazeta “Panorama”, plani “djallëzor” është përgatitur nga bashkëshortët Niko (Ardian) dhe Elinela Smaqi. Sipas Gjykatës për Krimet e Rënda, nën udhëzimet e të pandehurit Niko (Ardian), e pandehura Elinela ka krijuar një raport intim me biznesmenin.

Më tej, duke pretenduar se i dëmtuari e kishte turpëruar, i pandehuri Niko i ka kërkuar atij shuma të ndryshme parash si shpërblim për të mos u treguar familjarëve të tij.

Bisedat telefonike dhe ambientale, ku i pandehuri kërcënon dhe shantazhon biznesmenin, zbardhen në vendimin e arsyetuar të Gjykatës për Krimet e Rënda ndaj bashkëshortëve.

Niko (Ardian) dhe Elinela Smaqi janë dënuar përkatësisht me 2 vjet e 8 muaj dhe 2 vjet burg për akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, vendim që ka marrë formë të prerë te Krimet e Rënda.

HISTORIA

Nga vlerësimi i Gjykatës për Krimet e Rënda ka rezultuar se bashkëshortët Niko dhe Elinela Smaqi, prindër të dy fëmijëve, janë njohur në vitin 2010 me të dëmtuarin B.S. Pas dytre takimeve në marrëveshje me bashkëshortin e saj, e pandehura Elinela e ka joshur seksualisht të dëmtuarin, duke konsumuar dhe raporte intime mes tyre.

“I pandehuri Niko Smaqi, që ka qenë organizatori i këtij plani dhe ka qenë në dijeni të të gjitha zhvillimeve të tij, e ka kërcënuar në drejtim të jetës të dëmtuarin B.S., pas këtyre takimeve të tij me të pandehurën Elinela, duke pretenduar se me këtë marrëdhënie ai e kishte turpëruar atë dhe për këtë shkak ai do t’ia tregonte këtë bashkëshortes dhe fëmijëve të B.S.”, shprehej gjykata. Në periudhën 2010-­2012, për të shmangur këtë fakt, i dëmtuari u ka dhënë shuma të ndryshme parash të pandehurve, plot 87 milionë lekë të vjetra në total.

Këtë sasi parash i dëmtuari e ka siguruar nga kursimet e punës së tij, familjes dhe nga borxhet e marra te shtetas të ndryshëm. Dy vitet në vijim ai nuk ka pasur kontakt me ta, por në maj të vitit 2014, ata janë rishfaqur dhe i kanë kërkuar edhe 17 milionë lekë të rinj.

Gjatë kohës që shantazhonte të dëmtuarin B.S., i pandehuri Niko ishte në qeli për vuajtjen e një tjetër dënimi. Ai përdorte ditët e lejeve të zakonshme për të takuar biznesmenin dhe për ta shantazhuar.

Next Post

Gjyshja vret djalin 5-vjeçar të fqinjit: Ishte më i mençur dhe tërheqës nipi im (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

July 21, 2026
Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

July 21, 2026
“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

July 21, 2026
Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

Paketa e Maleve, Rama publikon mesazhet e qytetarëve: 90% janë profile fallco. Pas tyre janë sorrat e opozitës

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

July 21, 2026
Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

July 21, 2026
“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

July 21, 2026
Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

July 21, 2026
Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In