• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përgjimet, bisedat që futën në kurth bandën e “Gentit”

by Java News
05/12/2016 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia greke, me urdhër të prokurorisë, ka bërë publikë emrat dhe fotografitë e 145 personave të akuzuar si pjesëtarë të bandës famëkeqe të shqiptarit “Genti”, i cili kontrollonte 35% të shpërndarjes së drogës në qendër të Athinës. Për policinë greke, 144 persona janë të identifikuar, i 145-ti është një shqiptar të cilit i dihet vetëm pseudonimi “Tiku”, dhe i fundit është misteriozi “Genti”, që ndodhet në Shqipëri dhe dyshohet se nuk ka hyrë asnjëherë në Greqi. Nga 146 anëtarët, mes të cilëve edhe femra, disa janë arrestuar në operacionin e 26 nëntorit të koduar “Kimera”, disa ndodhen prej kohësh në burg, ndërsa shumë të tjerë janë shpallur persona në kërkim.

Mes të akuzuarve janë edhe dy shtetas të njohur për drejtësinë shqiptare, njëri nga Saranda e tjetri nga Vlora. Sipas mediave greke, Viktor Ajasllari etikohet si vrasës, dhe madje media zbardh edhe një bisedë të tij me “Gentin” ku flitet për blerjen e një arme për një vrasje që do të kryhej, por që nuk u realizua pasi policia greke finalizoi operacionin “Kimera”.

Viktori: Hë mo vogëlush.
Genti: Ç’bën?
Viktori: Mirë, ti?
Genti: Ka një shoku im një nga ato që bën “piu”, por ka dhe nga ato me rreth.
Viktori: Ç’është ajo?
Genti: Hekur.
Viktori: Eee.
Genti: Ka hekur me rreth.
Viktori: Nga ato të vjetrat.
Genti: Me atë rrethoren që nuk lë gjurmë.

Një tjetër bisedë me një person të panjohur për blerjen e një arme.
I panjohuri: Une shkova dhe mora atë porosinë vella.
Genti: Shiko, shiko mos e shoh dhe e marr për vete se më duhet.
I panjohuri: Unë të them sot për nesër vëlla, sepse i kam njoftuar të gjithë, sepse jam pa lekë, më kupton.
Genti: Prit të marr në tel unë, mbase sot nesër, mbase gjej para o burrë ta marr unë.
I panjohuri: Prandaj je vëlla
Genti: Kjo është vegël, nuk lë gjurmë.

Banda akuzohet edhe për vrasjen e 32-vjeçarit Rigert Dervishi në lagjen “Keratsini”, në një atentat ku objektiv ishte 36-vjeçari të cilit i zbulohen edhe inicialet Th.V., të cilit më parë i ishte vendosur edhe bombë me telekomandë.

Sarandjoti dhe vlonjati i kërkuar, pjesë e bandës së “Gentit”
Pas publikimit të fotove dhe emrave të të akuzuarve, janë identifikuar mes tyre dhe persona të njohur për drejtësinë shqiptare. I pari është Spiro Vasil Nika, 47 vjeç, i cili në të vërtetë është Abaz Halit Taqe, banues në fshatin Cukë të Sarandës. Abaz Taqe, është dënuar nga Gjykata e Lartë me 15 vjet burg, për veprën penale “Rrëmbim personi” në 23.05.2002.

Me të njëjtin vendim u dënuan edhe dy persona të tjerë bashkëpunëtorë në veprën penale të rrëmbimit, edhe këta banorë të Konispolit, Flamur Rako, me 25 vjet burg e Haxhi Idrizi me 18 vite burg. Ngjarja e bujshme për të cilën akuzohen tre personat, mes tyre edhe Abaz Taqe, ka ndodhur në 27 qershor 1997 në fshatin Vrinë, rreth 1 km larg qytetit antik të Butrintit dhe rreth 20 km larg qytetit të Sarandës. Flamur Rako, Haxhi Idrizi, Abaz Taqe e Elton Korça, që të katërt banorë të Konispolit, akuzohen se kanë rrëmbyer 17-vjeçaren D. Dh. në një ngjarje ku Rako akuzohet se ka vrarë me armë zjarri edhe babanë e 17-vjeçares, J. Dhimitri. 17-vjeçarja është mbajtur atëherë për disa ditë nga rrëmbyesit e fshehur në Syrin e Kaltër, ndërkohë që është liruar pak ditë pas ngjarjes, te hotel “Gjika” në qytetin e Sarandës, ku në përpjekje për lirimin e 17-vjeçares pati edhe një shkëmbim zjarri, gjatë të cilit mbeti i vrarë njëri prej rrëmbyesve, pikërisht Elton Korça. Edhe sot ka ngelur mister vrasja e Elton Korçës, pasi askush nuk u identifikua si autor i vrasjes.

Abaz Taqes iu shua dënimi më 18.07.2012 nga Gjykata e Sarandës, pasi për 10 vjet nuk u arrit të kapej nga policia. Mes të arrestuarve është edhe Martin allias Ani Brakaj, nga Vlora. Brakaj është person i kërkuar në Shqipëri, i dënuar me 10 vjet burg, pasi ka tentuar të trafikojë 21 kg marijuanë drejt Greqisë në vitin 2012. Droga iu kap dy të rinjve në një hotel në Sarandë, ndërkohë që Brakaj ishte përgjuar teksa kontrollonte trafikun nga burgu i Koridhalos në Greqi.
BW/d.i.

Next Post
Presidencialet SHBA/ Rinumërim votash edhe në Miçigan

Presidencialet SHBA/ Rinumërim votash edhe në Miçigan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

February 28, 2026
Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

February 28, 2026
Opozita, protestë-marshim nëpër Tiranë! Berisha pritet nga militantët në selinë blu

Opozita, protestë-marshim nëpër Tiranë! Berisha pritet nga militantët në selinë blu

February 28, 2026
Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

Netanyahu bisedë telefonike me Trump pas sulmeve ndaj Iranit, ja çfarë diskutuan

February 28, 2026
Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

February 28, 2026
Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

February 28, 2026
Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

February 28, 2026
Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

February 28, 2026
Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

February 28, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In