• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përgjimet, Berisha: Një ministër telefonon prostitutat në Itali

by
16/07/2015 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha kë Kuvend ka vijuar lumin e tij të akuzave ndaj mazhorancës. Duke u ndalur tek ligji për Arsimin e Lartë, Berisha tha se ky projektligj është një atentat ndaj universiteteve publike duke favorizuar universitetet private.

“Sot në mëngjes ndodhi atentati i radhës ndaj këtij institucioni, i turpshëm në të cilën kreu i qeverisë urdhëroi parlamentin të fusë në rend dite jashtë të gjitha kritereve ligjin e mega aferës së tij të korrupsionit, ligjin e arsimit. U nisa për të ardhur në parlament me ato përgatitje që duhen dhe u informova se ky ligj do futet sot në rend të ditës në një kohë kur në komisionin e ligjeve nuk është thirrur asnjë grup interesi apo profesor universiteti për tu pyetur, ekspertët ndërkombëtare e shpallin anti-evropian ligjin. Pse ky vrap me ligjin? Se janë marrë për çdo doktoratë nga universitet private 8 mijë euro të ndara përgjysmë. Nuk mund ta mendoja se babëzia juaj arrin deri aty sa t’i hiqni doktoraturën universitetit publik. Unë kam qenë avokati juaj kur ju sulmonin, por nuk mund të imagjinoja që t’u heq doktoratat universiteteve publike t’jua jepja ju. Këtë e bën një njeri që ka për kulturë vetëm bojërat. Këtë nuk mund ta bëjë kurrë një njeri me arsim qoftë edhe të mesëm por solid. Dhe prandaj ligji duhet të vinte në kundërshtim me çdo praktikë këtu të futej në rend të ditës pabesisht kur komisioni kishte diskutuar vetëm 18 nene. Ky është një turp kombëtar është një babëzi e paimagjinueshme. Është një atentat. Me ndërhyrje të tjera është zgjidhur ky problem, për t’u shtyrë deri të martën. Kaq i fuqishëm është korrupsioni saqë të vërsulen në këtë mënyrë në një ligj që është fund e krye anti-evropian, ligj që i mbyll dyert të varfërve të këtij vendi, shtetëzon universitetet private”, u shpreh Berisha.

Më pas ai është ndalur edhe te çështja e përgjimeve. Sipas tij, qeveria kërkon të ketë aparatura sa më moderne përgjimi, për të përgjuar qytetarët. Berisha tha se një ministër është përgjuar kur ka qenë në Itali, teksa merrte në telefon prostituta.

“Ministri u nis në Itali dhe u telefononte prostitutave, më dil këtu, më dil aty. Ata si ndjekin, por i çojnë te kryetari i parlamentit dhe kryetari i qeverisë dhe u dalin të zezat sterrë”, tha Berisha.

Next Post

Video/ Momenti i hedhjes së gjermanit në Tiranë, pamjet bëjnë xhiron e botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In