• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përgjimet 2021/ Bisedat e 5 mijë personave në “veshin” e SPAK dhe prokurorive! Paralajmërimi i Krajës për këtë vit

by Java News
19/04/2022 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Rreth 5 mijë persona, të dyshuar apo që kanë dijeni për vepra të ndryshme penale, janë përgjuar gjatë vitit 2021, një numër ky rekord krahasuar statistikat e viteve të mëparshme. Rreth 1 500 persona janë përgjuar gjatë vitit të kaluar vetëm nga SPAK, ku si rezultat i përgjimeve është arritur në arrestimin e 179 personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale që janë në kompetencë të SPAK, siç është korrupsioni dhe krimi i organizuar. Bilanci reflektohet në raportin veprimtarisë së SPAK për vitin 2021, raport i cili do të paraqitet për shqyrtim në Kuvend dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Më 24 mars 2021, në SPAK ka nisur të funksionojë Zyra e Përgjimit bashkë me Bërthamën Komanduese Elektronike. Ndërkaq, 9 oficerëve të Policisë Gjyqësore që punojnë për llogari të SPAK vetëm për përgjime, u janë bashkuar edhe 7 hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. SPAK thotë se dekonspirimi gjatë vitit 2021 ka qenë zero.

“Në periudhën që analizojmë nuk ka ndodhur asnjë rast dekonspirimi i të dhënave të përfituara nga interceptimi. Oficerët e policisë gjyqësore/Hetuesit e BKH të Strukturës së Përgjimit të Komunikimeve Elektronike, krahas detyrimit për kalimin e informacionit në kohë dhe në dinamikë dhe përgatitjen në kohë të transkripteve të shkruara të materialit të përgjuar, garantojnë dërgimin e menjëhershëm të tyre prokurorit që ka kërkuar përgjimin. Numri i personave, të cilët mund të njihen me materialin e përgjuar është i kufizuar. Materiali i përgjuar nuk i vihet në dispozicion asnjë personi, i cili nuk ka kërkesë zyrtare ose nuk është i autorizuar për të marrë këtë informacion”, thuhet në raportin e SPAK.

Ndërkaq, për llogari të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, gjatë vitit 2021, janë përgjuar 3412 persona, të dyshuar për kryerjen e veprave penale, në kuadër të 655 procedimeve penale. Këta persona kanë përdorur 3664 telefona. Vetëm dy raste, gjykata ka refuzuar kërkesën e prokurorit për vendosjen e dy personave nën hetim. Ndërkaq, në 58 raste, prokurori ka vendosur të ndërpresë vetë përgjimin me vendim të motivuar.

Gjatë vitit 2020, SPAK ka përgjuar rreth 1 mijë persona, ndërsa prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm rreth 3 500 persona.

Ndërkaq, SPAK paralajmëron përshkallëzimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit gjatë vitit 2022.

“Prokuroria e Posaçme është e vendosur të forcojë dhe konsolidojë arritjet e saj dhe gjatë vitit 2022. Prokurorët, hetuesit dhe stafi administrative janë të përkushtuar në maksimum në objektivat e vendosura dhe arritjen e tyre. Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizimit, pastrimit të parave dhe konfiskimi i pasurive që rrjedhin nga aktiviteti kriminal do jenë prioritete kryesore në punën tonë”, thuhet në dokumentin e SPAK./shqiptarja.com.m.j

Raporti, përgjimet nga SPAK

Raporti, përgjime nga prokuroritë e zakonshme

Raporti, përgjimet nga SPAK
Next Post
Moska hedh akuza të forta: Mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova janë dërguar në Ukrainë

"Fillon faza e re e operacionit në Ukrainë"/ Lavrov: Një moment shumë i rëndësishëm!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In