• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgjigjja del në 30 minuta/ Epidemiologu i njohur tregon si do të kryhet testimi i shpejtë për COVID-19

by Ardit Rada
04/12/2020 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dritan Ulqinaku, epidemiolog në Institutin e Shëndetit Publik thotë se duke nisur nga 7 dhjetori në Tiranë do të nisë aplikimi i testeve të shpejta për identifikimin e personave të infektuar nga COVID-19. Z. Ulqinaku në një interviste për Euroneës Albania tha se për procedurat e ndjekura nuk ndryshon asgjë në krahasim me tamponin, por përgjigja do të merret brenda 30 minutave.

Epidemiologu i ISHP-së shpjegoi se testi i shpejtë është efektiv për pesë ditët e para të prekjes nga coronavirus ndërsa pas këtij afat nuk mund të aplikohet më dhe se në të tilla raste do të përdoret tamponi. Gjithashtu tha se për personat që nuk kanë simptoma testi i shpejtë nuk vlen.

“Nëse në një familje deri dje ishin tre familjarë me shenja të njëjta nuk i kemi ekzaminuar asnjëherë të gjithë pasi nëse dilte njëri pozitiv fillonte mjekimi për të tre. Testimi i shpejtë nis në Tiranë nga kjo e hënë. Do të aplikohet në disa pika të nxehta që ekzistojnë në Tiranë por çdo gjë ndryshon me orë dhe jo ditë. Do të jenë epidemiologët që do të përcaktojnë se ku do të ndërhyhet me teste të shpejta”, u shpreh z. Ulqinaku.

“Përgjigja merret brenda 30 minutave. Është ekskluzivitet i epidemiologëve, ata vendosin kur aplikohet. Nga data 7 dhjetor do të vazhdojë aplikimi në terren në Tiranë, ndërsa më pas do të shtrihet dhe në qytete të tjera”, shtoi mjeku i njohur.

Sipas mjekut është shumë i rëndësishëm fakti që këto teste kanë mbërritur para nisjes së stinës së virozëve të tjera pasi do të ndihmojë në eliminimin e dyshimeve nëse simptomat janë të COVID-19 apo të gripit.

Për situatën virale të COVID-19, z. Ulqinaku tha se masat kanë sjellë një stabilitet në rastet e reja por do të pritet dhe 10 ditë për të parë nëse situata do të ndryshojë duke theksuar se në të kundër mund të këtë masa shtesë.

“Për hir të së vërtetës numri i infektimeve nuk po njeh rritje. Deri para 10 ditësh kishim një trend dukshëm në rritje, sot kemi pak a shumë një stabilitet dhe këto masa kanë nisur të japin rezultat dhe presim që në ditët e ardhshme raste të vijnë duke u ulur. Karantina nuk është e lehtë në shumë pikëpamje. Do të shohim 10 ditët e fundit nëse do të ketë rënie të numrin dhe në të kundërt mund të ketë ndryshim të politikave”, tha z. Ulqinaku.

Epidemiologu nënvizoi se në shkurt bëhet 1 vit nga cikli i virusit dhe COVID-19 nuk ka treguar asnjë dobësim dhe nisur nga kjo “drita në fund të tunelit” mbetet vaksina e cila gjithashtu shoqërohet me disa pikëpyetje.

“Unë si epidemiolog jam gjithmonë dyshues por shifrat e efikasiteti janë shumë premtuese. Besojmë shumë që të do të ketë rezultat por nevojitet kohë për të vaksinuar të gjithë popullatën apo grupet në risk dhe të themi me të vërtetë shpëtuam. Për sa kohë të mbron vaksina kjo është sërish një pikëpyetje por kemi një armë të fortë në dorë. Shpresoj shumë që në shkurt dhe mars të mbërrijë në Shqipëri”, përfundoi z. Ulqinaku./a.p

Next Post
Aksident i frikshëm në Vlorë, përplasen tre makina

Aksident i frikshëm në Vlorë, përplasen tre makina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po ju, e doni Shqipërinë?

Po ju, e doni Shqipërinë?

July 11, 2026
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

July 11, 2026
Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

July 11, 2026
BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

July 11, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

July 11, 2026
Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

July 11, 2026
VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

July 11, 2026
U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

July 11, 2026
Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

July 11, 2026
Po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat, aksidenti në punë i merr jetën 36-vjeçarit në Kolonjë

Po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat, aksidenti në punë i merr jetën 36-vjeçarit në Kolonjë

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In