• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgjigje reagimeve pas shkrimit tim për kryebashkiakun Veliaj

by Fatos Tarifa
01/04/2023 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Tarifa

Një shënimi im, i botuar dje në gazetën DITA për dy kandidatët kryesorë për drejtimin e bashkisë së kryeqytetit, Veliaj dhe Këlliçi, zgjoi reagime të shumta. Pjesa më e madhe pozitive, por një pjesë, madje edhe nga njerëz që i konsideroj miq e dashamirës, nuk qenë të tilla.

Atyre që vetëm e kritikojnë kryetarin aktual të bashkisë së Tiranës dhe mbyllin sytë (sepse nuk duan të shohin) para ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur për mirë në kryeqytetin tonë, unë u them:

Në Tiranë unë shoh zhvillim. Shoh shkolla më shumë dhe më të mira, edhe nëse mësuesit mund të mos jenë gjithnjë më të mirë. Por mësuesit nuk i përgatit bashkia. Unë shoh përmirësime të dukshme në rrugë, në kanalizime, në sheshe, në trotuare, në higjenë, në cilësinë e ajrit, në estetikën e qytetit.

Ndërtesat e larta, që disa “i urrejnë” ose u tremben, mua nuk më shqetësojnë dhe lartësia e tyre nuk më tremb; përkundrazi i pelqej. Ato e bëjnë Tiranën një qytet modern. Të mos harrojmë se gati njëçerekun e shekullit të 21-të, po e lëmë pas. Asnjë qytet, askund në botë nuk ka mbetur sot ai që ka qenë 50 vite më parë, me përjashtim, ndoshta të Reykjavikut.

Mua nuk më shqetëson se ç’njerëz janë ata që blejnë apartamente në ndërtesat e reja e shumë të shtrenjta në qendër të Tiranës, as se cilat biznese rentin zyra në to, sa kohe që jetojmë në një shoqëri kapitaliste. Dhe një shoqëri kapitaliste, si një shoqëri e tregut të lirë, nuk është e s’mund të jetë një shoqëri egalitariste, barazimtare dhe as e centralizuar dhe e komanduar nga shteti, apo nga bashkia, që është shteti në nivel lokal.

Unë shoh blloqe të reja banimi brenda dhe jashtë Tiranës dhe, përgjithësisht, këta janë më mirë e më funksionalisht të planifikuar e të ndërtuar. Unë shoh edhe kënde lojrash dhe argëtimi për fëmijë.

Edhe pse parkimi në Tiranë mbetet një problem i madh dhe i pazgjidhur, të paktën në qendër të Tiranës por edhe larg qendrës nuk ndërtohen më ndërtesa pa parkim, ndërkohë që shunë parkime publike ose private e lehtësojnë disi gjendjen.

Unë nuk ushqej asnjë iluzion dhe nuk pres që kushdo të mendojë dhe t’i vlerësojë si unë ndryshimet që po ndodhin në kryeqytetin tonë dhe punën apo meritat e bashkisë dhe të kryetarit të saj gjatë tetë viteve të shkuara.

Unë jam shprehur publikisht se tre mandate në krye të qeverisë kombëtare, si kryeministër, janë shumë dhe se një mandat i katërt për të njëjtin kryeministër socialist nuk do të ishte një lajm i mirë, nëse partia socialiste fitonte sërish zgjedhjet e vitit 2025, siç dëshiroj të ndodhë.

Por bashkia e një qyteti, edhe bashkia e kryeqytetit, nuk është një qeveri kombëtare. Bashkia është institucioni që administron punët dhe kujdeset për shërbimet dhe mirëqenien e një komuniteti njerëzor në një territor të dhënë.

Nëse këto shërbime ofrohen nga bashkia cilësisht e në vijimësi, një individ mund të qëndrojë në krye të saj për aq kohë sa shumica e qytetarëve–gjjthnjë shumica, jo të gjithë–votojnë për të.

Në Boston kam njohur dikur kryetarin e bashkisë së atij qyteti, të ndjerin Thomas Menino, e cili e drejtoi bashkinë e atij qyteti për 21 vite me radhë (nga viti 1993 deri më 2014, kur vdiq). Në Shtetet e Bashkuara, sot që shkruaj, janë 15 kryetarë bashkish që janë zgjedhur në atë detyrë nga komunitetet e tyre (në shtete si New York, Michigan, Ohio, Texas, Kentucky, South Carolina dhe North Carolina, Connecticut, Tennessee, Minnesota, Mississippi, Illinois, Virginia dhe West Virginia apo Geirgia), për më shumë se 40 vite pa ndërprerje dhe janë ende në detyrë.

Kryetari aktual i bashkisë së Rotterdamit, Ahmed Aboutaleb, edhe pse i lindur në një fshat të Marokut, është zgjedhur në këtë detyrë nga roterdamasit, pa ndërprerje, qysh nga viti 2009, pra për 14 vite me radhë. Po kështu, kryetari i bashkisë së Berlinit, Klaus Wowereit, qëndroi i zgjedhur në atë detyrë për 13 vite (2001-2014).

Nuk ka pse zgjatem me shembuj të tjerë. Mua, siç theksova më sipër, më shqetëson qëndrimi për një kohë të gjatë në krye të qeverisë i kryeministrit të vendit, edhe nëse partia që ai drejton fiton në zgjedhjet legjislative. Kjo, siç kam vënë në dukje me kohë, rrezikon krijimin e një despotizmi kryeministror. Mua më shqetëson qëndrimi në krye të një partie politike i të njëjtin person (Berisha dje (por edhe sot), Rama dhe Meta sot). Kjo e kalçifikon partinë dhe rrezikon krijimin e drejtimit absolutist të saj prej një njeriu të vetëm.

Por mua nuk më shqetësohem aspak nëse shumica e qytetarëve të Tiranës, ose të Gjirokastrës, vendos përsëri t’ia japë votën Erion Veliajt në kryeqytet dhe Flamur Golemit në qytetin e origjinës së prindërve të mi. Nëse qytetarët tiranas dhe ata gjirokastritë votojnë për rizgjedhjen e tyre në krye të bashkisë, do të thotë se ata janë përgjithësisht të kënaqur me mënyrën se si Veliaj dhe Golemi i kane administruar qytetet e tyre dhe u janë shërbyer nevojave të qytetarëve në këto qytete. Kush nuk e kupton kaq gjë?!!/Dita

Next Post
“Do të shklyj, do të zhgarravis”/ Për çfarë diskutuan Olta dhe Lorenci në BBVA

E papritur nga produksioni/ Olta dëshiron të lërë shtëpinë e BBV, çfarë pritet të ndodhë gjatë spektaklit dhe arsyeja e këtij vendimi

Comments 1

  1. Shqerka says:
    3 years ago

    Nuku është keq kjo gjë mo Tarif, asnjë gjë nuk është, të bëjnë gati edhe vendin në varreza, të dedikuar Kryetarëve të Bashkive, që vdesin si Kryetarë paçka se janë shurrollepsur nga trutë dhe shalët ndër pantallona.
    Apo të vdesin ambasadorë sikunder ëndërron ti ?

    Reply

Leave a Reply to Shqerka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesha e Krishtlindjes në Katedralen “Shën Pali”, Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

Mesha e Krishtlindjes në Katedralen “Shën Pali”, Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

December 25, 2025
“Vdektë!”, Zelensky për Putinin në mesazhin e Krishtlindjes drejtuar popullit ukrainas

“Vdektë!”, Zelensky për Putinin në mesazhin e Krishtlindjes drejtuar popullit ukrainas

December 25, 2025
Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, Rama uron me “Çetën e Profetëve”

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, Rama uron me “Çetën e Profetëve”

December 25, 2025
ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com