• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgjigja e Kushtetueses, gjyqtarët e prokurorët shpresojnë në vonesën e reformës

by A R
12/02/2017 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Drejtësia shqiptare vijon përpjekjet për të sabotuar reformën në drejtësi. Nisja e vetingut ka mbërthyer nga paniku si gjyqtarë e prokurorë ashtu edhe politikanë, prandaj të gjithë janë duke menduar si t’i shpëtojnë këtij procesi.Por duket se përpjekjet për të ndalur reformën nuk kanë fund. Si prokurorët ashtu dhe gjyqtarët janë duke vënë në lëvizje planin e tyre të fundit para zbatimit total të vetingut.

Në mars pritet që të nisë kontrolli i pasurisë së gjyqtarëve e prokurorëve dhe në të njëjtën kohë të ngrihen dhe organet e reja, siç janë Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.Mirëpo duket se gjyqtarët dhe prokurorët nuk po rrinë duarkryq. Së pari është Gjykata Kushtetuese ajo e cila ka ende në dorë fatet e reformës në drejtësi. Pranë saj janë ankimuar dy ligje: Ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i ankimuar nga Unioni i Gjyqtarëve; dhe ligji për organet e reja të drejtësisë (KLGJ; KLP; KED) i ankimuar nga Partia Demokratike.

 

Lëvizjet e prokurorisë

Teksa gjyqtarët po kujdesen për të ndikuar sadopak në vonesën e organeve të reja, edhe prokuroria nuk po bën sehir. Ditët e fundit, Adriatik Llalla është vënë në qendër të vëmendjes, sidomos sa i takon hetimeve për Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Ambasadori amerikan e akuzoi se tentoi të sekuestronte serverin e ILDKP, ku janë të dhënat e gjithë gjyqtarëve e prokurorëve, por ishin gjykatat ato që e ndaluan. Megjithatë interesant është fakti se Llalla nuk ka ndërmend që të tërhiqet. Gazeta u interesua pranë Prokurorisë së Tiranës dhe interesant është fakti se hetimet ndaj ILDKP dhe kreut të saj, Shkëlqim Ganaj, janë duke vijuar.

Madje ato janë intensifikuar. Llalla e akuzon Ganajn për shpërdorim detyre, sepse nuk bëri asnjë kallëzim për konflikt interesi për deputetët Valentina Leskaj e Rakip Suli dhe ish-deputetin Koço Kokëdhima. Por interesant është fakti se edhe pse në të tre shkallët e gjyqësorit Llallës iu ndalua të merrte materialet origjinale të dokumenteve, regjistrave dhe serverin, prokuroria nuk i ka pushuar hetimet.

Mësohet se po bëhen të gjitha lëvizjet e mundshme për të gjetur me shkelje ILDKP. Nëse ngrihen akuza ndaj organit dhe aq më keq kreut të saj Shkëlqim Ganaj, kjo do sillte reagime të forta pasi ILDKP po verifikon gjithë gjyqtarët e prokurorët. Duket se këto janë lëvizjet e fundit të gjyqtarëve e prokurove, por që sa do rezultojnë të suksesshme nuk i dihet./tema/b.d

Next Post
Dy dosje për Shkëlzenin, Berisha sërish në Komisionin e CEZ

Dy dosje për Shkëlzenin, Berisha sërish në Komisionin e CEZ

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

March 13, 2026
Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

March 13, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

March 13, 2026
“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

March 13, 2026
“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

March 13, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

March 13, 2026
Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

March 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Socialistët si heronj të heshtur të SPAK dhe viktima të merituara të tij

March 13, 2026
40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

March 13, 2026
Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In