• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgjërimi i aleatëve për “pak” pushtet

by Artur Ajazi
08/06/2020 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

E ndërsa Lulzim Basha ka firmosur marrëveshjen për zgjedhoren, duket se “çirakët” e tij, aleatët e partiçkave të vogla, po përgjërohen për “pak” pushtet. Në daljet e tyre të shpeshta në medie, ata po ripërsërisin lutjen dhe definicionin e tyre se “ka ardhur koha për rrotacion pushteti, Rama duhet të largohet, Basha do të jetë kryeministër”. Sa qesharake. Ka prej tyre që shprehen se “Berisha, Dashi, Grida, Flamuri, apo dhe Fatmir Mediu, duhej të ishin në Parlament, pasi janë një zë i fuqishëm i opozitës”.

Kur e dëgjon këtë deklaratë edhe nga goja e një aleati, (dikur me PS dhe sot me PD) të cilin Berisha sa ishte në opozitë por edhe në pushtet, nuk i la gjë pa thënë nga “kontrabandist dhe i korruptuar” dhe deri tek “klani i Zemunit”, kjo duket e pabesueshme dhe përgjëruese. Ndoshta do të duket si “risi”, por ata të cilët mezi presin, që Lulzimi të marrë “pushtetin” dhe të bëhet i pari qeverisë, nuk janë demokratikasit, sa janë aleatët e PD.

Ata po luten, po bëjnë plane biznesi, po bëjnë madje edhe propogandë me ngjyrime servilizmi, që në zgjedhjet e 2021 të ketë “rrotacion pushteti”. Aleatët e SHQUP-it, gjysma e të cilëve janë me mandate kryetari partie prej 30 vitesh, duhet thënë se ja kanë parë “hairin” pushteteve, nga Berisha-1, pastaj tek Nano-1 dhe 2, dhe pastaj sërish tek Berisha 1 dhe 2, pasi ngritën biznese, vunë goxha pasuri të tundshme dhe të patundshme, vunë goxha para, aq sa ka prej tyre, që kanë vila dhe biznese brënda dhe jashtë vendit.

Po ka prej tyre, që kanë shitur makineri, pajisje uzinash dhe fabrikash, tanked he municione luftarake, dhe kanë blerë me “letra me vlerë” troje dhe toka në bregdet. Dhe hajde pastaj, mos kërkojë pushtet ky “soj” që vetëm politikë nuk di të bëjë. E vërteta është se gjatë këtyre 30 viteve demokraci, “hairin” pushteteve më tepër se kushdo, ja kanë parë këta që sot hiqen, dhe sillen sikur janë “aleatë” apo “bashkëqeverisës pushteti”.

Pas çdo mandati qeverisës të dy partive të mëdha, “aleatët” janë ngjitur pas pushtetit si “mjalti pas këpucës”, dhe nuk u janë ndarë derisa kanë marrë 2-3 ministri, 10-15 drejtori, 5-6 prefektë dhe dhjetra drejtorë në rrethe, duke i kthyer pastaj institucionet në celula korrupsioni. Mjafton të kujtojmë, çfarë bënë me pushtetin, PR, PDR, LSI, PDK, PDIU, apo dhe ndonjë partiçkë tjetër, për tu bindur sa parazitë dhe negativë janë në politikën shqiptare “aleatët”.

Realisht në Shqipëri, rraca e “aleatëve” sidomos ajo e partiçkave të vogla, pa asnjë anëtar, është shpikje e vjetër. Pas vitit 1992, ishte Partia Demokratike, ajo që klonoi partitë “aleate”, me kukulla vitrine, me emra të panjohur , duke i bërë kryetarë fiktivë dhe të përjetshëm, për ti përdorur si leva qorre, në fushata elektorale, protesta dhe tryeza pazaresh. Ata çdo fundmandati, sytë e veshët i mbajnë nga pushteti, pasi mëndjen e kanë tek biznesi dhe pasuria, por në fakt nuk janë gjë tjetër, veçse “ogiçë” të (pa) shkëputur pas PD në oborrin e zbrazur të SHQUP-it.

Next Post
Vdekja e binjakëve në Berat, del ekspertiza, ja pse ndërruan jetë

Vdekja e binjakëve në Berat, del ekspertiza, ja pse ndërruan jetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In