• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgjegjësia politike nuk mund të kthehet në akuzë penale

by Ilir Beqaj
20/06/2026 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Beqaj

Nuk mund të akuzohesh për vjedhje vetëm sepse ke qenë ministër.

Në procesin penal për koncesionin e menaxhimit të integruar të instrumentarit kirurgjikal, si ministër i shëndetësisë, fillimisht jam hetuar për korrupsion pasiv, shkelje të barazisë në tenderë dhe shpërdorim detyre.

Pas 6 viteve hetime, ndaj meje nuk ka akuzë për korrupsion pasiv. Pra, nuk pretendohet se kam kërkuar, marrë apo më është premtuar ndonjë përfitim.

Nuk ka akuzë për korrupsion aktiv dhe korrupsion pasiv për askënd tjetër.
Nuk ka as akuzë për shkelje të barazisë në tenderë për askënd. Pra, nuk pretendohet se gara është zhvilluar në mënyrë penalisht të paligjshme. Për rrjedhoje kontrata është e ligjshme.

Pas gjithë kësaj, akuza ndaj meje është ndryshuar në “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
Por këtu lind pyetja themelore: Çfarë kam vjedhur unë?
Askush, në cilësinë e ministrit, përfshirë mua, nuk është pjese e asnjë prej hallkave të zinxhirit administrativ te zbatimit të kontratave.

Unë, në cilësinë e ministrit:
Nuk kam pranuar shërbimin;
Nuk kam verifikuar realizimin e shërbimit;
Nuk kam pranuar faturë;
Nuk kam urdhëruar pagesë;
Nuk kam ekzekutuar pagese;
Nuk kam qenë administrator i drejtpërdrejtë i buxhetit të FSDKSH-së;
Nuk kam qenë ruajtës i parave të shtetit;
Nuk akuzohem se kam marrë ndonjë shumë të hollash nga arka e zyrës së financës së Ministrise;
Nuk kam akuzohem se kam marrë sende nga zyra e ministrit dhe i kam dërguar në shtëpi.

Pagesat janë kryer nga FSDKSH drejt koncesionarit mbi bazë kontrate, faturash, pranimi shërbimi dhe përmes Thesarit të Shtetit.

Nëse faturimi ka qenë i rregullt, atëherë kemi pagesë kontraktore, jo vjedhje.

Për shoqërinë koncesionare nuk ka asnjë akuzë penale. Për administratorin e shoqërisë konçesionare nuk ka asnjë akuzë penale. Për personin që ka lëshuar faturat nuk ka asnjë akuzë penale. Për personin/at që kanë pranuar shërbimin nuk ka asnjë akuzë penale.

Si mund të jem unë autori i vjedhjes, kur nuk kam prekur asnjë hallkë të faturimit, pranimit të shërbimit, urdhërimit apo ekzekutimit të pagesës?
Nuk mund të merret një pagesë e rregullt kontraktore, e kryer me faturë dhe përmes Thesarit, dhe të quhet “vjedhje” vetëm sepse kam nënshkruar kontratën si ministër.

Përgjegjësia penale është personale.
Nuk dënohesh për perceptim publik.
Nuk dënohesh për funksionin që ke mbajtur.
Nuk dënohesh për titullin “ministër”.
Dënohesh vetëm nëse provohet veprimi apo mosveprimi yt konkret penal.

Në këtë rast, veprimi im konkret i vjedhjes nuk ekziston.
Nuk ka provë që kam marrë para.
Nuk ka provë që kam përfituar.
Nuk ka provë që kam urdhëruar pagesa.
Nuk ka provë që kam pranuar shërbime.
Nuk ka provë që kam pranuar fatura.
Nuk ka provë që kam marrë pjesë në ndonjë faturim të rremë.

Atëherë çfarë mbetet?
Mbetet vetëm një përpjekje për ta kthyer përgjegjësinë politike ose administrative të një ministri në akuzë për vjedhje.
Kjo nuk është drejtësi penale.
Në një shtet të së drejtës, akuza për vjedhje kërkon pakësim ose përvetësim të pasurisë së tjetrit pa pëlqim të vlefshëm të pronarit. Kërkon akt konkret. Kërkon dashje. Kërkon vlere konkrete. Kërkon përfitim të padrejtë.
Asnjë nga këto nuk provohet ndaj meje.
Prandaj akuza për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” është e pabazuar.
Kërkoj të mos akuzohem për vjedhje pa u treguar shuma e vjedhur.

Kërkoj të mos dënohem për një veprim që nuk e kam kryer.
Kërkoj të mos zëvendësohet prova me perceptim.
Kërkoj të mos zëvendësohet ligji me paragjykim.
Nesër do te komunikoj me ju pse akuza për vjedhje sipas Kodit Penal Shqiptar nuk plotëson parimet e ligjshmërisë.

Next Post
Pushuesit nga Kosova drejt bregdetit shqiptar, fluks në Morinë! Mbi 10 mijë hyrje prej orëve të para të mëngjesit

Pushuesit nga Kosova drejt bregdetit shqiptar, fluks në Morinë! Mbi 10 mijë hyrje prej orëve të para të mëngjesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pentagoni i kërkon Kongresit amerikan deri në 80 miliardë dollarë për kostot e luftës me Iranin

Pentagoni i kërkon Kongresit amerikan deri në 80 miliardë dollarë për kostot e luftës me Iranin

June 20, 2026
Largimi i Koçeku nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit

Largimi i Koçeku nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit

June 20, 2026
LIVE/ “Zvërneci u bë pjesë e një lufte ideologjike!”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner dhe hija e vjehrrit të tij

LIVE/ “Zvërneci u bë pjesë e një lufte ideologjike!”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner dhe hija e vjehrrit të tij

June 20, 2026
‘Zvërneci’/ Rama: Kritika është bërë identitet! Nuk po luftohet që problem të zgjidhet, por që të vazhdojë

‘Zvërneci’/ Rama: Kritika është bërë identitet! Nuk po luftohet që problem të zgjidhet, por që të vazhdojë

June 20, 2026
“Kupola e Nxehtësisë” mbi Evropë, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45°C

“Kupola e Nxehtësisë” mbi Evropë, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45°C

June 20, 2026
Investimet e huaja dhe kontributi i Diasporës

Investimet e huaja dhe kontributi i Diasporës

June 20, 2026
Tabaku: Paratë e pista kanë helmuar ekonominë shqiptare, po shkatërrojnë shtresën e mesme, bujqësinë dhe fasonerinë

Tabaku: Paratë e pista kanë helmuar ekonominë shqiptare, po shkatërrojnë shtresën e mesme, bujqësinë dhe fasonerinë

June 20, 2026
Dhomat e Specializuara të Kosovës, kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën

Dhomat e Specializuara të Kosovës, kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën

June 20, 2026
Pushuesit nga Kosova drejt bregdetit shqiptar, fluks në Morinë! Mbi 10 mijë hyrje prej orëve të para të mëngjesit

Pushuesit nga Kosova drejt bregdetit shqiptar, fluks në Morinë! Mbi 10 mijë hyrje prej orëve të para të mëngjesit

June 20, 2026
Përgjegjësia politike nuk mund të kthehet në akuzë penale

Përgjegjësia politike nuk mund të kthehet në akuzë penale

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In