• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përgjaket Shijaku, burri vret gruan dhe vjehrrin…pas 7 orësh edhe veten

by
27/09/2015 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

(Update) Rreth 7 orë pasi kreu krimin makabër duke vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe vjehrrin, Artan Petova ka vrarë edhe veten.

41-vjeçari i dha fund edhe vetes me armën e krimit, pasi qëndroi 7 orë i hipur mbi shtyllë ku kërcënonte për vetëvrasje.

Mëngjesin e sotëm në Shijak, ai vrau me armë zjarri gruan e tij Zana Petova dhe vjehrrin Ismet Leka për shkak të një grindje në çift. Sipas dëshmitarëve, autori ishte një i alkolizuar dhe konfliktet në çift ishin të vazhdueshme.

Përgjaket Shijaku, burri vret gruan dhe vjehrrin para fëmijëve, kërcënon me vetëvrasje mbi shtyllë

Krimi brenda familjes ka përgjakur mëngjesin e kësaj të diele, ku burri ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe vjehrrin. Ngjarja ka ndodhur në Shijak të Durrësit, rreth orës 8:00, ku  Artan Petova, 37 vjeç ka qëlluar me armë gruan e tij Zara Petova, 35 vjeç dhe më pas babain e saj Ismet Lekën.

Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur pas një sherri të çastit në banesën e çiftit tek “Katër rrugët e Shijakut”. Dyshohet se në banesë kanë qenë edhe fëmijët të cilët kanë parë edhe ngjarjen e rëndë.

Pas vrasjes së dyfishtë autori ka hipur në një shtyllë elektrike dhe kërcënon me vetëvrasje. Fqinj e të afërm të familjes pohojnë se kryefamiljari pasi ka parë se çfarë ka bërë ka kaluar në gjendje shoku.

Forcat e Policisë janë mbledhur në vendin e ngjarjes dhe po mundohen të bindin autorin të mos kryejë vetëvrasjen.

krimiiii

vrasja

Next Post

Në Kosovë, hetim e ndëshkim për plagjiaturat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com