Një aksident që ndodhur sot në fshatin Papër të Elbasanit,raportohet t’u ketë marrë jetën katër personave.
Nga nformacionet e para mësohet se viktimat kanë qenë brenda një makine Seat ngjyrë blu dhe kanë ndërruar jetë rrugës për në spital.
Një nga automjetet ka dalë nga rruga, kjo për shkak edhe të motit të keq që ka përfshirë vendin sot.
Policia menjëherë ka mbëritur në vendin e ngjarjes dha ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë.
Informacion paraprak
Më datë 23.09.2019, në aksin rrugor Elbasan- Paperr, ka ndodhur nje aksident rrugor ku janë përplasur tre automjete, mjeti me drejtues shtetasin G.K, mjeti me drejtues shtetasin O.Sh dhe mjeti me drejtues shtetasin E.R.
Për pasojë katër shtetas kanë humbur jetën të cilët ishin pasagjerë në mjetin që drejtohej nga shtetasi G.K.
Ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
g.kosovari











