• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgëzime shtetit tim për miratimin e IBAR

by Ilir Beqaj
31/05/2026 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Beqaj

Të martën, më 26 maj 2026, në Bruksel u mbajt Konferenca e 8-të Ndërqeveritare BE–Shqipëri.

Në rrugën e integrimit europian, kjo konferencë pati një rëndësi të veçantë, pasi “konfirmoi se Shqipëria, në përgjithësi, i ka përmbushur standardet e ndërmjetme të të ashtuquajturit Klasteri 1: THEMELORËT”.

Si çdo qytetar shqiptar, edhe unë ndihem i lumtur për këtë arritje të vendit tim. Për këtë arsye, ndiej detyrimin të përgëzoj publikisht Shqipërinë dhe institucionet e saj për këtë hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Megjithatë, personalisht, ndihem edhe i lehtësuar nga një brengë që më ka munduar prej shtatë muaj.

Në fund të tetorit 2025, në kuadër të një gjykimi kushtetues lidhur me paraburgimin tim, organi qe ngre akuzë në emër të shtetit tim pretendoi, ndër të tjera, se veprimet që më atribuohen mua kishin dëmtuar rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian.

Miratimi i IBAR-it dhe vijimi i procesit të negociatave tregojnë se, fatmirësisht, kjo nuk ka ndodhur. Unë nuk kam qenë shkaku që integrimi i vendit tim në Bashkimin Europian — motoja e lëvizjes demokratike që çoi në rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri në vitin 1990 — të cënohej, pengohej apo ndalej.

Pasi u lehtësova nga kjo barrë e rëndë, fillova të mendoj më pozitivisht edhe për veten time. Ndiej brenda meje se edhe unë kam dhënë një kontribut personal dhe konkret në rezultatet e shtetit tim, në përparimet konkrete dhe të matshme të arritura gjatë dy viteve të fundit në procesin e negociatave për anëtarësimin në BE.

Prej 23 muajsh ndodhem në paraburgim me akuzën, të ngritur nga organi i posaçëm i akuzës i shtetit tim, për korrupsion pasiv të funksionarit të lartë në lidhje me fondet e Bashkimit Europian.

Në korrik 2024, një gjykatë e posaçme e shkallës së parë vendosi se unë nuk jam funksionar i lartë (në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC) dhe se nuk ka prova për korrupsion.

Në gusht 2024, një gjykatë e posaçme apeli konfirmoi me vendim se unë nuk jam funksionar i lartë (në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC) dhe se nuk ka prova për korrupsion.

Në janar 2025, Gjykata e Lartë konfirmoi vendimin e apelit dhe deklaroi se, në mungesë të provave për korrupsion, nuk kishte rëndësi të përcaktohej nëse Drejtori i Përgjithshëm i SASPAC ishte funksionar i lartë apo thjesht funksionar publik.

Megjithatë, në tetor 2025, drejtuesi i organit të posaçëm të akuzës deklaroi publikisht përpara Komisionit të Ligjeve të Kuvendit se ky institucion po ushtronte ndjekje penale ndaj funksionarëve të lartë të akuzuar për korrupsion me fondet e Bashkimit Europian.

Që nga ai moment kam pasur ndjesinë se çështja ime po konsiderohej si statistikë edhe në kontekstin më të gjerë të demonstrimit të angazhimit të vendit në luftën kundër korrupsionit.

Në janar 2026, Gjykata Kushtetuese konfirmoi vendimin e Gjykatës së Lartë.

Për të arritur në një vendim përfundimtar do të nevojiten ende disa muaj. Por ai vendim më intereson vetëm mua dhe familjarëve të mi.

Deri në përfundimin e negociatave për Klasterin “THEMELORËT”, unë do të vazhdoj të jem i dobishëm për shtetin tim si statistikë që dëshmon luftën kundër korrupsionit.

Prandaj, në përfundim, dëshiroj ta përgëzoj përsëri sinqerisht shtetin tim për miratimin e IBAR-it, një rezultat i rëndësishëm për rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe për të gjithë qytetarët që besojnë në të ardhmen europiane të vendit tonë.
Por nuk mund të rri pa përgezuar edhe rezultatet sratistikore të strukturës se posaçme antikorrupsion.

Njëkohësisht, vazhdoj të pres me besim që edhe çështja ime personale të vlerësohet me ekuilibër, paanshmëri dhe në respekt të plotë të shtetit të së drejtës, i cili përbën vetë themelin e projektit europian drejt të cilit aspiron Shqipëria.
________________________________________

P.S. Në çdo vend demokratik, shteti është bashkësia e katër pushteteve të pavarura nga njëri-tjetri dhe, njëkohësisht, në ndërveprim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin. Pikërisht ky ekuilibër përbën garancinë më të rëndësishme të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës.

Next Post
E ardhmja digjitale, Rama: AKSHI do jetë drejtuesi dhe monitoruesi i cilësisë, ADS-ja truri që do prodhojë zgjidhjet

E ardhmja digjitale, Rama: AKSHI do jetë drejtuesi dhe monitoruesi i cilësisë, ADS-ja truri që do prodhojë zgjidhjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com