• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgatituni për El Niño! Paralajmërimi i OKB-së: 2027-ta mund të jetë viti më i nxehtë në dekada

by E S
02/06/2026 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se një fazë e re e fenomenit klimatik El Niño mund të nisë brenda pak javësh dhe të forcohet gjatë vitit 2026, duke rritur ndjeshëm temperaturat globale në një kohë kur planeti po përballet tashmë me ndikimet e ndryshimeve klimatike.

Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO), ekzistojnë indikacione se ky El Niño mund të zhvillohet në një nga më të fortët e regjistruar ndonjëherë, me mundësi për të arritur nivelet e ashtuquajtura “super El Niño”. Pra duke sjellë më shumë ngjarje ekstreme të motit në shumë rajone të botës.

Shkencëtarët po monitorojnë ngrohjen e ujërave në Paqësorin qendror, ku ndryshimet e fundit tregojnë kalimin nga temperatura nën mesatare në ngrohje të theksuar, një sinjal tipik i formimit të fenomenit.

El Niño ndodh kur ndryshimet në drejtimin e erërave lejojnë përhapjen e ujërave të ngrohta në Oqeanin Paqësor tropikal, duke ndikuar në sistemin global të motit.

Ekspertët theksojnë se masa të mëdha uji shumë të ngrohtë, që në disa zona tejkalojnë mesataren me mbi 6°C, po lëvizin në thellësi të Paqësorit, çka mund të forcojë më tej fenomenin në muajt në vijim.

“Jemi të bindur se po afrohet një ngjarje e madhe, madje mund të jetë rekord,” tha profesori Adam Scaife nga Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar.

Shkencëtarët thonë se kur temperaturat e sipërfaqes së detit rriten mbi 0.5 gradë nga mesatarja për një periudhë të gjatë, krijohen kushtet për El Niño, ndërsa mbi 2 gradë konsiderohet një “super El Niño”. Që nga viti 1950 janë regjistruar vetëm disa raste të tilla.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, paralajmëroi se El Niño do të shtojë ndikimet e ngrohjes globale, duke theksuar se pasojat e tij do të jenë më të forta dhe më të përhapura në mbarë botën.

Sipas ekspertëve, një El Niño i fortë zakonisht sjell thatësira dhe temperatura të larta në Amerikën e Jugut, Azinë Juglindore dhe Australi, si dhe rrit rrezikun për zjarre në pyje. Mund të dobësojë edhe musonet në Indi dhe të sjellë thatësira në Afrikën Lindore, ndërsa në SHBA-në jugore mund të rrisë rrezikun e përmbytjeve.

Edhe në Europë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, El Niño mund të ndikojë në dimra më të butë në fillim dhe më të ftohtë në fund, ndonëse ndikimi është më i kufizuar.

Në të kaluarën, fenomeni është lidhur me rritje të çmimeve të ushqimeve dhe humbje të mëdha ekonomike globale, për shkak të dëmeve në bujqësi dhe zinxhirët e furnizimit.

Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se ndikimi i saktë mbetet i pasigurt, pasi El Niño varet shumë nga erërat, të cilat janë të vështira për t’u parashikuar në afat të gjatë.

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se edhe nëse fenomeni nuk arrin nivelin “super”, ndikimi i tij mund të jetë i rëndë, pasi po ndodh në një planet tashmë të ngrohur ndjeshëm nga aktiviteti njerëzor.

Sipas parashikimeve, viti 2027 mund të jetë ndër më të nxehtët e regjistruar ndonjëherë në nivel global.

Next Post
Dezinformimi në Ballkan/ Raporti i IDEA për 2025: Si përdoren temat mjedisore për fushata

Dezinformimi në Ballkan/ Raporti i IDEA për 2025: Si përdoren temat mjedisore për fushata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tiranë, grabitet me armë zjarri një bankë e nivelit të dytë, detajet e para

Tiranë, grabitet me armë zjarri një bankë e nivelit të dytë, detajet e para

November 2, 2026
“Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit”, Gjykata Kushtetuese trajton edhe pretendimin e Erion Veliajt

Përplasja për pagat e magjistratëve, Gjykata Kushtetuese shqyrton më 2 dhjetor kërkesën kundër mazhorancës

November 2, 2026
Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

November 2, 2026
Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

November 2, 2026
Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

November 2, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Transferimi i Veliajt në Fier, Komiteti i Helsinkit ngre alarmin: Urdhri sekret pengon ankimin në gjykatë!

November 2, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Presidenti Begaj dekreton Reformën Territoriale, në zgjedhje do votohet për 46 bashki

November 2, 2026
Drejtori i OpenAI: Inteligjenca artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë

Drejtori i OpenAI: Inteligjenca artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë

November 2, 2026
Gogu e Spahiu vizitojnë Burgun e Shënkollit, masa për kujdesin shëndetësor të të burgosurve

Gogu e Spahiu vizitojnë Burgun e Shënkollit, masa për kujdesin shëndetësor të të burgosurve

November 2, 2026
Dy tërmete trondisin Bosnjën gjatë natës, qytetarët zgjohen nga zhurmat si shpërthime

Dy tërmete trondisin Bosnjën gjatë natës, qytetarët zgjohen nga zhurmat si shpërthime

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In