• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjermania kundër ISIS, një nxitim i dyshimtë

by A R
02/12/2015 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Strack Christoph/ 

Me sa duket pra Bundeswehr-i (ushtria gjermane) do të marrë pjesë në misionin ushtarak kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS). Franca pas terrorit në Paris kërkoi sipas marrëveshjes mbështetjen e partnerëve të BE-së. Gjermania edhe vet do ta pretendonte një ndihmë të tillë. Megjithatë nxitimi i panevojshëm që po kërkon tani qeveria në procedurën parlamentare është irritues.

Dhuna ushtarake në një konflikt nuk duhet të jetë gjithmonë mjeti i fundit dhe duhet t’i shërbejë vetëm qëllimit për të ndalur dhunën e padrejtë dhe mizore si dhe të nxisë një të ardhme paqësore. Shumë indikatorë flasin për atë, që ndërhyrja ushtarake kundër luftëtarëve terroristë të IS-it, të cilët e celebrojnë vet vdekjen dhe duan luftë, i shërben këtij qëllimi dhe është e justifikueshme nga pikëpamja etike. Por në këtë kontekst duhet të ketë një lloj proporcionaliteti.

Pasojat e solidaritetit

Kushdo që si politikane dhe politikan në orët pas 13 nëntorit ka deklaruar, se terrori i Parisit kishte në shënjestër të gjithë europianët e se ai prek Berlinin, Vjenën ashtu si edhe Parisin, i ka pasur parasysh pasojat. Në aleanca – në BE si edhe në NATO – ka forca dhe kapacitete të ndryshme. Kërkesa parimore e palës franceze për mbështetje mjekësore nga Bundeswehr-i në rast “të një dëmi të madh” e dëshmon këtë. Franca vet prej kohësh kryen misione luftarake në Mali, gjë që i është kursyer Bundeswehr-it (dhe qeverisë fedrale).

Në rast të një sulmi të armatosur ndaj territorit të një vendi anëtar, anëtarët e tjerë janë të detyruar ta mbështesin atë me të gjitha ndihmat e mundshme, në përputhje me nenin 51 të Kartës së OKB-së”, thuhet në Marrëveshjen e BE-së. E tani bëhet fjalë për vënien në dispozicion të avionëve zbulues Tornado, të një fregate gjermane në krah të aeroplanmbajtëses franceze në Mesdhe, si dhe për kualifikimin e mëtejshëm gjerman të luftëtarëve peshmerga në veri të Irakut.

Miratimi politik për angazhimin e Bundeswehr-it në luftë kundër milicëve terroristë të “Shtetit Islamik” i tejkalon kufijtë e kampit të koalicionit me bazë të gjerë. Ndaj është edhe më shumë irritues, madje i dyshimtë, nxitimi që po bëhet për marrjen e mandatit në Bundestag. Të martën (01.12) vendosi kabineti qeveritar, të mërkurën në mbrëmje bëhet leximi i parë në plenumin e Bundestagut, të enjten pasojnë konsultimet në komisionet parlamentare dhe të premten parlamenti duhet të vendosë në leximin e dytë dhe të tretë. Mund të vesh bast, se ka deputetë që as nuk e dinë, se sa avionë dhe sa ushtarë do të vihen në dispozicion. E kjo për një çështje, për të cilën nuk është e mjaftueshme që vetëm të informohesh para votimit për pozicionimin e grupit parlamentar.

Kohë për të refletkuar

Kur gjendja është serioze në politkën gjermane gjithmonë ka tension. Si në rastin e masave për shpëtimin e Euros, paketat e ndihmës për Greqinë, apo në ndryshimin e parë të ligjit për azilin. Në njërin apo tjetrin rast ndoshta ky tension është i justifikueshëm me domosdoshmërinë për t’iu përmbajtur afateve të përcaktuara. Në rastin aktual të misionit të Bundeswehr-it kundër IS-it ky nxitim duket si injorim i parlamentit dhe i opinionit publik. Tornadot nuk do të nisen brenda këtij viti – e pra mjafton edhe një vendim i Bundestagut në javën e fundit të sesionit parlamentar para Krishtlindjeve, pas dy javësh. Përse nuk duhet t’u jepet kohë deputetëve të reflektojnë?

Kushdo i di rrethanat e vështira të misionit ushtarak në konfliktin aktual. Këtë çdo ditë na e sjell në vëmendje konflikti mes Ankarasë dhe Moskës pas rrëzimit të avionit bombardues rus prej turqve. Kushdo e ka të qartë dramatikën e misionit të aviacionit luftarak – këtë na e sjell në kujtesë bombardimi i SHBA-së ndaj dy mauneve çisternë të talibanëve në afërsi të Kundushit në shtator 2009 i nxitur prej palës gjermane si dhe bombardimi (gabimisht?) i SHBA-së në fillim të tetorit sivjet në një klinikë “të mjekëve pa kufij”. Veprimet me armatime janë gjithmonë të vështira të përballohen. Por ndonjëherë ato duhet t’i përballosh. Aq më e rëndësishme është në këtë kontekst, që parlamentit gjerman t’i lihet kohë për vendimin. Deutsche Welle

Next Post

Sali Berisha, një urim për Ibrahim Rugovën dhe një akuzë për Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In