• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgatitje për zgjedhjet, kush janë liderët që mund të marrin në dorë “frenat” e BE

by Java News
21/10/2018 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në javët e ardhshme do të merret vendimi se cilët do të jenë kandidatët kryesorë të familjeve partiake evropiane për zgjedhjet për Evropën. Megjithëse është shumë herët për të folur: cilët janë kandidatët?

Manfred Weber: I përshtaturi

Njeriu i CSU-së i takon krahut të moderuar, gjithsesi atij me qëndrim miqësor ndaj Evropës të partisë së tij. Prej vitit 2004 ndodhet ai në Parlamentin Evropian dhe që prej katër vjetësh është kryetar i grupit më të madh parlamentar, i Partisë Popullore Evropiane. Atje ai ka shërbyer para së gjithash si organizator në prapaskenë, i cili është në gjendje të organizojë shumica. Për këtë shkak, një sërë partish anëtare kanë premtuar se do ta mbështesin.

Ajo që e dëmton Weberin është se për vite të tëra ai i ka ofruar mbrojtje në grupin e tij parlamentar partisë Fidesz të antidemokratit praktikues Viktor Orban. Vetëm që kur paraqiti kandidaturën, Weberi është distancuar prej tij.

Veç kësaj bavarezit i mungon forca tërheqëse. Anglishten që flet ai mund ta quash me vështirësi mesatare dhe kozmopolitizmi nuk është ana e fortë e tij. Para së gjithash Weberin i mungon çdo përvojë qeverisjeje. Me sloganin e tij për zgjedhjet “T’ua kthejmë Evropën njerëzve” ai do ta ketë të vështirë të tërheqë masat që të mblidhen në sheshet e tregjeve në vendet fqinje.

Alexander Stubb: Përtëritësi

Finlandezi që lë përshtypjen e një djali të ri është si të thuash e kundërta e Weberit. Ai e nisi si eurodeputet, mbajti pastaj poste të ndryshme ministrore në Helsinki dhe ishte për një kohë të shkurtër kryeministër i vendit të tij. Ai ka studiuar në shkollën me emër të Londrës LSE dhe bën pjesë më tepër të tipat e “elitës globale”. Krahas anglishtes perfekte ai flet mirë frëngjisht dhe tani po bën një turne me shtypin në BE. Bën pjesë në krahun liberal të partisë së tij konservatore të atdheut. Me sloganin e tij “Next Generation Europe” ai mund të tërheqë shumë vëmendje. Revolucionin digjital, ndryshimin e klimës dhe pajtimin social ai i ka në qendër të fushatës së tij dhe përfaqëson ndryshimin e brezave, me të cilin ai synon ta rigjallërojë BE.

Frans Timmermans: Luftëtari

Nga socialdemokratët kandidon zëvendëspresidenti i BE Frans Timmermans. Holandezi bir i një diplomati flet rrjedhshëm pesë gjuhë dhe ka përvojë të madhe në parketet diplomatike. Ai ka qenë ndër të tjera ministër i Jashtëm i Holandës. Pozicionet e tij ai mund t’i mbrojë në çdo podium diskutimi dhe në çdo studio televizive të Evropës.

Kohët e fundit, Timmermansi zhvilloi para së gjithash konfliktin me Poloninë për shkak të problemeve me shtetin juridik, duke treguar papërkulshmëri të madhe. Ai është një luftëtar pararojë i bindur për vlerat e BE dhe një evropian pasionant.

Margrethe Vestager: E civilizuara

Komisarja daneze për Konkurencën konsiderohet deri tani jozyrtarisht si kandidatja kryesore e liberalëve evropianë. Ajo është e re dhe energjike dhe nuk ka frikë që të matet me koncernet e mëdha të kësaj bote, që nga Google tek Facebook. Në atdheun e saj ajo ka qenë kryetare partie dhe ka mbajtur disa poste ministrore. Ajo do të ishte padyshim mobilizuese në fushatën elektorale evropiane, sepse thuajse askush nuk i përcjell në mënyrë kaq të besueshme dhe të afërta për njerëzit mesazhet sa danezja.

Matteo Salvini: shkatërruesi

Ekstremisti i djathtë italian sapo u propozua nga AfD gjermane si kandidat i përshtatshëm kryesor për populistët e djathtë të Evropës. Salvini do të mendohet ende nëse do të kandidojë vërtet për Komisionin e BE. Javën e kaluar, shefi i Legas u takua me Marine le Pen e Front National dhe të dy i deklaruan kryetarët e qeverive të BE si “armiq të Evropës”. /DW

a.ç

Next Post
Ekzekutoi shqiptarin në Australi, arrestohet 35-vjeçari

Ekzekutoi shqiptarin në Australi, arrestohet 35-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mbledh Kryesinë, propozohen ndryshime në statut: Rritje e përfaqësimit të diasporës dhe grave

Kaso: Rinovimi i PD-së nuk mbeti slogan, 60% e Këshillit Kombëtar përbëhet nga të rinj dhe gra

June 1, 2026
Analiza: Pse lejohen resortet turistike në Pishë Poro dhe 5 rastet e ngjashme nga BE

Analiza: Pse lejohen resortet turistike në Pishë Poro dhe 5 rastet e ngjashme nga BE

June 1, 2026
Rreth 11 mijë aplikime për Skemën Kombëtare, Salla: Do mbështesim çdo fermer që plotëson kriteret

Rreth 11 mijë aplikime për Skemën Kombëtare, Salla: Do mbështesim çdo fermer që plotëson kriteret

June 1, 2026
Revista italiane, jehonë Shqipërisë: Destinacioni më ekonomik i Europës!

Revista italiane, jehonë Shqipërisë: Destinacioni më ekonomik i Europës!

June 1, 2026
Hita: Luftë pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, duke nisur nga radhët tona

“Në Rrjoll, jo situatë e tmerrshme si Zvërneci”, Hita: Janë kryer të gjitha veprimet procedurale, ka qenë në vëmendjen e Policisë

June 1, 2026
Rrethimi i Parisit, çfarë fshihet pas trazirave që shpërthyen pas Champions League

Rrethimi i Parisit, çfarë fshihet pas trazirave që shpërthyen pas Champions League

June 1, 2026
Lirime dhe emërime të reja ambasadorësh të Shqipërisë

Lirime dhe emërime të reja ambasadorësh të Shqipërisë

June 1, 2026
Grupi BALFIN feston 1 Qershorin me fëmijët dhe familjet e punonjësve

Grupi BALFIN feston 1 Qershorin me fëmijët dhe familjet e punonjësve

June 1, 2026
Rama replikon me Tsipras për Zvërnecin: Partia jote e re e ktheu një incident të izoluar në një çështje politike e ndëretnike

Rama replikon me Tsipras për Zvërnecin: Partia jote e re e ktheu një incident të izoluar në një çështje politike e ndëretnike

June 1, 2026
Prezantohet asistenti virtual për fermerët, Rama: Do të ofrojë informacion, orientim dhe asistencë në kohë reale

Prezantohet asistenti virtual për fermerët, Rama: Do të ofrojë informacion, orientim dhe asistencë në kohë reale

June 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In