• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Përgatitje për një sulm të mundshëm? NATO shton masivisht trupat e reagimit të shpejtë. Gjermania merr rol drejtues

by Java News
28/06/2022 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

NATO dëshiron të vërë në dispozicion thuajse tetë herë më shumë ushtarë se më parë për të qenë e përgatitur për ndonjë sulm të mundshëm. Ushtria gjermane do të marrë përsipër një rol të rëndësishëm.

Për shkak të luftës në Ukrainë, NATO dëshiron të rrisë numrin e forcave të saj të reagimit të shpejtë nga rreth 40,000 në më shumë se 300,000. Siç njoftoi Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, në prag të samitit të NATO-s në Madrid, për këtë qëllim do të ristrukturohet forca e reagimit të shpejtë NRF. Kjo forcë ka disa muaj që është në gjendje gatishmërie për shkak të tensioneve me Rusinë.

Modifikimi i planifikuar është pjesë e një modeli të ri force për të gjithë zonën e aleancës. Ky mundëson që në një zonë ku ka nevojë të vendosen më shumë forca në gatishmëri të lartë pavarësisht se nga cili vend janë ato. Kjo do të thotë p.sh. që ushtarë gjermanë mund të caktohen për të mbështetur trupat lituaneze në rast të një sulmi rus.

Mbrojtja e krahut lindor përparësi kryesore

Sipas Stoltenbergut mbrojtja e krahut lindor të territorit të NATO-s ka përparësi kryesore për aleancën, e cila aktualisht ka 30 shtete anëtare. Ai pret që në samitin e NATO-s në Madrid të bëhet e qartë se aleatët e shohin Rusinë si “kërcënimin më të rëndësishëm dhe të drejtpërdrejtë”.

Sipas Stoltenbergut grupet luftarake ekzistuese shumëkombëshe të NATO-s në shtetet anëtare në krahun lindor do të zgjerohen në nivel brigade. Aktualisht grupi i reagimit të shpejtë në Lituani përbëhet nga 1600 ushtarë. Një brigadë përbëhet zakonisht nga rreth 3,000 deri në 5,000 ushtarë.

Gjermania synon rol drejtues
Gjermania ka deklaruar se dëshiron të udhëheqë Brigadën e Trupave Luftarake në Lituani, e cila kufizohet me enklavën ruse të Kaliningradit. Ushtria gjermane Bundeswehr ka aktualisht rreth 1000 ushtarë në grupin e reagimit të shpejtë të NATO-s në Lituani, të cilët janë të integruar në brigadën e këmbësorisë lituaneze “Ujku i Hekurt”.

Trupat e reagimit të shpejtë duhet të jenë gati veprime operacionale brenda dhjetë ditësh, kurse të tjerat për 30 ose 50 ditë. Detajet për rastet e emergjencave do të specifikohen në planet e reja të NATO-s për mbrojtjes rajonale, të cilat pritet të jenë gati vitin e ardhshëm./DW/m.j

Next Post
FOTO/ I del 200 lekëshi nga xhepi, ish-kryebashkiaku i Dibrës ‘i hutuar’ pas deklaratës në SPAK

FOTO/ I del 200 lekëshi nga xhepi, ish-kryebashkiaku i Dibrës 'i hutuar' pas deklaratës në SPAK

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    NATO dhe SHBA kanë bërë të qeshi e gjithë bota.Nuk ishin ata që vranë 2.000.000 vietnamezë? 1.000.000 irakenë? 78.000 japonezë në Hiroshima brenda një ore? 34.000 të tjerë në Nagasaki? Po Libinë Sirinë Tunizinë, Afghanistan Iraq Palestinë Kuba El Salvador Granada Panama Bosnja Sudan,Mali Palestinë kush i ka pushtuar?!! E gjithë bota proteston kundër NATOs ne i bëjmë hosana vrasësit të lirisë së popujve të botës

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga kreditë tek taksat, çfarë do të përfshihet në historikun financiar të shqiptarëve?

Nga kreditë tek taksat, çfarë do të përfshihet në historikun financiar të shqiptarëve?

August 8, 2026
Shqipëria, në krye të listës së destinacioneve të lira! “The Week”: Bëni pushimet e ëndrrave, me pak shpenzime

Shqipëria, në krye të listës së destinacioneve të lira! “The Week”: Bëni pushimet e ëndrrave, me pak shpenzime

August 8, 2026
KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Papunësia zbret në 8.4%, Shqipëria me inflacionin më të ulët në rajon, të ardhurat për frymë 12,200 euro në 2026

August 8, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Rregullorja Bani, defibrilatori që nuk i ritmon dot gjyqet e (pa)hapura

August 8, 2026
Rregulla të ashpra kundër detyrave të shtëpisë me Inteligjencë Artificiale

Rregulla të ashpra kundër detyrave të shtëpisë me Inteligjencë Artificiale

August 8, 2026
Shqiptarët e Kosovës zgjedhin Shëngjinin, turistët u rritën me 5 për qind këtë vit

Shqiptarët e Kosovës zgjedhin Shëngjinin, turistët u rritën me 5 për qind këtë vit

August 8, 2026
A është madhësia e bashkisë kriteri vendimtar? Çfarë na mëson përvoja evropiane dhe çfarë tregojnë të dhënat shqiptare

A është madhësia e bashkisë kriteri vendimtar? Çfarë na mëson përvoja evropiane dhe çfarë tregojnë të dhënat shqiptare

August 8, 2026
“Trend Hunter”: Ndryshimi i jashtëzakonshëm i Piramidës së Tiranës

“City AM”: Tirana, mes trashëgimisë dhe modernitetit, drejt një epoke të re turistike

August 8, 2026
Zelensky në Beograd, takimi me Vuçiç vjen në mes të tensioneve me Rusinë

Zelensky në Beograd, takimi me Vuçiç vjen në mes të tensioneve me Rusinë

August 8, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Dyshohet se vunë eksploziv në derën e banesës së një 72-vjeçari, shpallen në kërkim tre vëllezër

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com