Kryeministri Edi Rama është zhvendosur në Vlorë për fundjavë. Paraditen e sotme kreu i PS-së ka mbledhur asamblenë socialiste të Vlorës teksa në fokus janë zgjedhjet e ardhshme.
Brenda pak ditëve, ky është takimi i dytë i kryesocialistit me strukturat pas ndezjes së motorëve të fushatës elektorale.
Takimi është duke u zhvilluar në zonën e plazhit të Zvërnecit.
/e.rr