• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgatitja e dështimit të dytë

by Mero Baze
19/03/2024 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Për të mbuluar një dështim, nuk duhet të shpikësh një objektiv që të çon në një dështim më të madh, por një objekt që tu rikthesh besimin mbështetësve të tu.  Por me sa duket Berisha, po vazhdon ta udhëheq opozitën e tij nga dështimi në dështim.

Sapo u njoftua se SPAK po hetonte dhëndrin dhe atë për kapje shteti dhe korrupsion, shpalli revolucionin që do të përmbyste Edi Ramën dhe nuk do gjente qetësi parlamenti, Sureli e pastaj gjithë Shqipëria nga flakët e revolucionit të tij.

I torturoi gratë dhe burrat e tij duke i poshtëruar dhe personalisht, duke futur sende të nxehta dhe të ftohta në parlament, fshehur poshtë pantallonave e poshtë fustaneve, bëri gjeste të shëmtuara në parlament, ndihmoi Edi Ramën të kalonte ligjet pa debat për 5 minuta dhe pastaj u zbyth, në shkëmbim të afrimit të Gazmend Bardhit me deputet pranë tij, të cilët i shitën pazarin e tyre me Edi Ramën si përfillje për Berishën.
Pra e bën të ndjehej i përfillur.

Kështu revolucioni u shua, përbetimet për përmbysje ranë dhe deputetët e tij së paku kanë rastin të shkojnë në Kuvend si njerëz vetëm me rrobat e tyre dhe jo me sende të fshehur posht tyre.

Tani duke parë që njerëzit janë zhgënjyer me patetizmat e tij revolucionare, në përpjekje për tu ngritur prap moralin, ka shpikur qeverinë teknike, dhe rrëzimin e Ramës deri në fund të vitit.

Është një film i parë disa herë këto 11 vite të Edi Ramës në pushtet.

Natyrisht që jo vetëm që nuk ka asnjë mekanizëm në dorë të detyroj Edi Ramën të bëj qeveri teknike, por nuk ka dhe asnjë shans ti imponohet atij për asgjë. I vetmi imponim ndaj Edi Ramës është imponimi fizik, ai që bënte në parlament apo që mund ta bëj në rrugë duke vrarë apo plagosur ndonjë njeri. Imponim politik ndaj një kryeministri me shumicë të qëndrueshme dhe me një opozitë të përçarë nuk ke asnjë shans të prodhosh.

Dhe e gjithë kjo bëhet vetëm për të harruar dështimin e radhës atë të zbythjes nga parlamenti.
Se në fund të vitit Edi Rama do të jetë prape kryeministër, në zgjedhje do hyj si kryeministër dhe pas zgjedhjeve do dal përsëri si kryeministër.
Sali Berisha ka në dorë të bojkotoj zgjedhjet, dhe kjo natyrisht nuk shqetëson nejri.

E vetmja vlerë që ka mos hyrja në zgjedhje për të, është se nuk do kuptohet që ai s’merr dot as 20 për qind të votave.

Për gjë tjetër nuk vlen.

Opozita do të jetë në zgjedhje me grupimet e tjera dhe nuk ka më as shansin e vitit 2019 që e mbajti gjithë opozitën jashtë zgjedhjeve. Tani thjesht mund ta mbaj opozitën posht penxheres, por nuk i bën punë.

Ndaj nuk është e nevojshme që për të mbuluar dështimin e parë të shpik një dhëstim të dytë dhe më të madh. Se demokratët mendojnë se e kanë kryetar për ti çuar “nga fitorja në fitore”, jo nga humbja në humbje.

Next Post
Kathimerini: Beleri hap siparin e një konflikti të gjatë në Ballkan, që mund t’i shtohet edhe Maqedonia e Veriut

Beleri në Gjykatën Kushtetuese, shtyhet sërish seanca. Ja shkaku

Comments 1

  1. Komunisti says:
    2 years ago

    Besoj se me nderrimin e pushteteve, do kemi nje drejtesi edhe per gazetaret, per pasurine qe kane vene pa djerse.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi një komb që i ka dhënë historisë botërore”, deputeti i PS: Nuk dimë të vlerësojmë gjërat tona

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

September 16, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

September 16, 2026
Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

September 16, 2026
Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

September 16, 2026
“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

September 16, 2026
Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

September 16, 2026
“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

September 16, 2026
Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

September 16, 2026
FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

September 16, 2026
Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com