• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Referendumi në Turqi, Erdogan drejt pushtetit absolut

by Java News
16/04/2017 17:54
Turkish President Recep Tayyip Erdogan visits the Anitkabir, the mausoleum of the late founder of the Turkish Republic Mustafa Kemal Ataturk, during a ceremony marking the 93rd Anniversary of Republic Day in Ankara on October 29, 2016. / AFP / ADEM ALTAN        (Photo credit should read ADEM ALTAN/AFP/Getty Images)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qendrat e votimit në Turqi, ku u votua për referendumin e ndryshimit të Kushtetutës, janë mbyllur në orën 17:00 me orën lokale. Kur kanë kaluar dy orë nga mbyllja e votimit dhe janë numëruar rreth 40% e qendrave të votimit, Po-ja ndaj Erdogan kryeson me rreth 60 %, ndonëse të dhënat janë vetëm paraprake. Referendumi parashikon një paketë ndryshimesh kushtetuese që i shtojnë kompetencat e pushtetit presidentit Reccep Tayip Erdogan.

Referendumi
Miliona turq iu drejtuan këtë të dielë kutive të votimit për të thënë fjalën e tyre në referendumin tejet polemizues për Kushtetutën e re, që e vesh me fuqi shtesë presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Zgjedhësve u kërkohet të aprovojnë paketën reformuese prej 18 nenesh, të paraqitur nga Partia në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila do të zëvendësojë praktikisht sistemin e demokracisë parlamentare me atë të një presidence të fortë ekzekutive.

Një rezultat fitues “Po”, i cili kërkon shumicë të thjeshtë votash, do të shfuqizojë rolin e kryeministrit, duke lejuar kreun e shtetit të sundojë edhe me një aprovim minimal të Parlamentit.

Mbështetësit e Erdoganit argumentojnë se sistemi i ri do t’i sjellë vendit më shumë stabilitet politik dhe ekonomik.

Kush ka dalë në krah të kësaj ideje, këmbëngul se Turqisë i nevojitet një president me autoritet të fortë për t’iu përgjigjur sfidave që i kanosen vendit. Për kundërshtarët është e qartë se, një lëvizje e tillë do ta kthejë vendin në autokraci.

Erdogan, forca shtytëse pas ndryshimeve kushtetuese, pretendon se  reforma do të sjellë eficencë në qeverisje dhe në përballimin e kërcënimeve si grushtshteti i dështuar i një viti më parë, apo rreziqet nga Shteti Islamik dhe separatistët kurdë.

Në bazë të propozimit, presidenti do të ketë autoritetin të emërojë ministrat, të hartojë buxhetin, të nxjerrë ligje përmes dekreteve presidenciale, të shpërndajë Parlamentin dhe të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Next Post
Ndërpritet takimi/ Lojtarët  e Domosdovës godasin arbitrin në ndeshjen me Tepelenën

Ndërpritet takimi/ Lojtarët e Domosdovës godasin arbitrin në ndeshjen me Tepelenën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmërimi i FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

Paralajmërimi i FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

September 19, 2026
Fitoi Shqipëria nga vendimi i parë i arbitrazhit për Aeroportin e Vlorës?

Fitoi Shqipëria nga vendimi i parë i arbitrazhit për Aeroportin e Vlorës?

September 19, 2026
Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

September 19, 2026
Rreziku te Bab el-Mandeb rritet, Greqia dhe Italia forcojnë praninë detare në Detin e Kuq

Rreziku te Bab el-Mandeb rritet, Greqia dhe Italia forcojnë praninë detare në Detin e Kuq

September 19, 2026
Deputetja e PDK-së për vendimin e Hagës: Është sikur jemi kthyer pas, kjo betejë nuk ka përfunduar për Kosovën

Deputetja e PDK-së për vendimin e Hagës: Është sikur jemi kthyer pas, kjo betejë nuk ka përfunduar për Kosovën

September 19, 2026
Fredi Beleri lavdëron ish-deputetin e Agimit të Artë dhe sulmon drejtësinë greke, eurodeputeti tërhiqet nga deklarata pas reagimeve të forta nga PASOK

Fredi Beleri lavdëron ish-deputetin e Agimit të Artë dhe sulmon drejtësinë greke, eurodeputeti tërhiqet nga deklarata pas reagimeve të forta nga PASOK

September 19, 2026
Akuzohen për falsifikim të dokumenteve dhe përfitim të padrejtë të pronave, dy ish-drejtorët e Kadastrës Fier mbeten në burg, një tjetër kalon në arrest shtëpie!

Akuzohen për falsifikim të dokumenteve dhe përfitim të padrejtë të pronave, dy ish-drejtorët e Kadastrës Fier mbeten në burg, një tjetër kalon në arrest shtëpie!

September 19, 2026
“Dënimet në Hagë e kanë kthyer politikën shqiptare në varrezë ambiciesh”, Majko reagon për liderët e UÇK: Ku gabuam?

“Dënimet në Hagë e kanë kthyer politikën shqiptare në varrezë ambiciesh”, Majko reagon për liderët e UÇK: Ku gabuam?

September 19, 2026
Dogji mbeturinat në Durrës, banori dyshohet se shkaktoi zjarrin në lagjen 13, flakët pranë banesave

Dogji mbeturinat në Durrës, banori dyshohet se shkaktoi zjarrin në lagjen 13, flakët pranë banesave

September 19, 2026
Kakavijë/ Zbulohen steka cigare kontrabandë në autobusin Athinë-Tiranë, nisin hetimet për doganierët

Kakavijë/ Zbulohen steka cigare kontrabandë në autobusin Athinë-Tiranë, nisin hetimet për doganierët

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com