Ka përfunduar takimi i zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Takimi zgjati rreth një orë dhe ishte takim me dyer të mbyllura në zyrën e Bashës, në selinë blu.
Pas përfundimit të takimit, Basha ka shoqëruar Palmer në derën e jashtme të selisë, teksa shoqërohej edhe nga ish-deputetët Aldo Bumçi dhe Oerd Bylykbashi.
Pas takimit me kreun demokrat Lulzim Basha, sot pas mesdite, zyrtari i lartë i DASH do të takohet me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, ndërsa orën 17:30 Palmer do të takohet me Presidentin Ilir Meta.
Ditën e djeshme, ai u takua me kryeministrin Rama, takim i cili zgjati rreth 100 minuta në Kryeministri. Pas takimit, kryeministri Rama shkroi në “Twitter” duke e cilësuar si një takim të frytshëm si dhe duke zbuluar temat për të cilat u diskutua.
g.kosovari