• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundon rikualifikimi i një blloku pallatesh në Njësinë 4, përfitojnë 5 mijë banorë

by Java News
23/10/2016 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër lagje në kryeqytet ka marre një pamje krejt tjetër. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikualifikimin urban të bllokut të banimit që kufizohet nga rruga e Dibrës, “Njazi Meka”, “Niko Avrami” dhe rruga “Grigor Percelev”, në Njësinë Administrative nr. 4, i cili përfshin, jo vetëm riasfaltim rrugësh, shtrim, ndriçim, por edhe ndërtimin e disa ambienteve çlodhëse, të cilat do t’i shërbejnë komunitetit të kësaj njësie. Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj, ndërsa inspektoi punimet, theksoi se mbyllja e këtij investimi është tashmë një premtim i mbajtur i Bashkisë së Tiranës.

“Shumë faleminderit të gjithë atyre që dhanë një dorë që ky projekt të mbaronte përpara afatit. Është punuar gjatë gjithë verës, për t’u siguruar që vjeshta i gjen këta banorë dhe këto familje me urbanizimin më dinjitoz që ka parë kjo lagje, prej ndoshta 40 vjetësh. Premtuam bashkë në fushatë që do vinim dorë dhe sapo u mbyll viti i parë mbajtëm këtë premtim, janë 12 ha që janë prekur nga ky investim”, tha Veliaj. Ai theksoi se investimi në njësinë nr. 4 ashtu si në çdo zonë tjetër ku ka ndërhyrë Bashkia, ka rritur në mënyrë të ndjeshme vlerën e pronës për çdo banor.

“Të gjithë banorët janë të ndërgjegjshëm që falë një investimi të mirë në infrastrukturë është rritur vlera e shtëpive dhe banesave të tyre. Ky është një lajm shumë i mirë! Në të gjithë Tiranën ka ndodhur ky fenomen, për këdo që ka shtëpi në Tiranë dhe që preket nga këto investime, ky është ndoshta lajmi më i mirë i viteve të fundit, rritja e vlerës së çdo banese”, tha ai. Kryetari i Bashkisë solli në vëmendje se veç investimeve në infrastrukturë, në këtë zonë janë kryer investime edhe për ambiente sociale e kulturore dhe së shpejti do të nisë puna edhe me shkollat.

“Më vjen mirë që nuk jemi mjaftuar vetëm tek infrastruktura rrugore, por kemi kërkuar gjithashtu edhe infrastrukturë kulturore dhe sociale për fëmijët. Në këtë lagje janë rehabilituar kopshtet dhe çerdhet, mezi presim që të fillojmë me shkollat. Për më të vegjlit tanë kemi krijuar disa kënde lodrash, në këtë lagje, tek Katrori në Allias, dhe besoj që, po të vazhdojmë me këtë ritëm, nuk do të kemi më një Tiranë të dorës së parë, apo të dytë, një Tiranë të Bllokut apo një Tiranë të periferisë. Fakti që kemi bërë një shpërndarje demokratike të të gjithë investimeve është dëshmi e kësaj filozofie dhe e këtij misioni që ka marrë përsipër Bashkia e Tiranës”, tha Veliaj. Ai ftoi banorët e zonës që të kontribuojnë për mirëmbajtjen e këtyre ambienteve të rikonstruktuara, ndërsa paralajmëroi dhe fillimin e tjetër nisme të bashkisë, atë për mbledhjen e diferencuar të mbetjeve.

“Shumë shpejt në këtë lagje do të fillojmë mbledhjen e diferencuar të mbetjeve; do të thotë që në koshat e gjelbër do vëmë vetëm gjërat që riciklohen, në koshat blu do të vëmë të gjitha mbetjet e tjera që nuk riciklohen. Nëse të gjithë bashkëpunojmë ashtu siç bashkëpunuam në mënyrë model në këtë investim, mund të kemi një Tiranë shumë më të pastër dhe shumë më të mirë se ajo që kemi sot”, u shpreh kryebashkiaku. Veliaj tha gjithashtu se pavarësisht akuzave të përditshme, Bashkia do të vazhdojë me moton e saj duke iu përgjigjur çdo shpifjeje me një punë konkrete.

“Parimi ynë ka qenë, çdo ditë një punë konkrete. Ndërkohë që çdo ditë kemi një shpifje konkrete ose një akuzë, mundohemi që çdo ditë t’i përgjigjemi me një vepër që është e prekshme dhe që sjell dobi në jetën e qytetarëve. Kjo është motoja e Bashkisë së Tiranës që çdo ditë me një punë konkrete të kemi Tiranën e ëndrrave tona, deri në fund të këtij mandati dhe pastaj të punojmë edhe për projekte të tjera”, përfundoi ai.

Ndërsa deputetja e zonës, socialistja Blerina Gjylameti, vuri theksin te premtimet e mbajtura. “Nuk është thjesht një premtim më shumë, që ndikon në jetën e të gjithë këtyre banorëve, por pikë së pari ndikon në jetën dhe në të ardhmen e këtyre fëmijëve. Ku ka më mirë se sa të jetojnë në një qytet që nuk ka dallime ndërmjet dorës së parë dhe dorës së dytë dhe kjo njësi ka qenë një njësi e cila kryesisht mbahej e dorës së dytë. Ndërtojmë të ardhmen e tyre jo vetëm thjesht duke u krijuar kushtet bazë, por gjithashtu duke u krijuar edhe ambiente të cilat janë ambiente çlodhëse, lodra për ta dhe që t’i rrisim fëmijët shëndetshëm”, tha Gjylameti, ndërsa shprehu besimin se do të vazhdojë puna për të mbajtur premtimin edhe në blloqet e tjera të banimit.

Për të inspektuar punimet në terren ishte dhe kreu i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, i cili vlerësoi faktin që vendimet e marra në Këshill nuk mbeten në letër, por kthehen në vepra konkrete në shërbim të qytetarëve. “Më vjen mirë që vendimet e Këshillit Bashkiak nuk ngelen në letër, por janë vendime që përkthehen në vepra si kjo rrugë sot, apo rrugët e tjera, apo blloqet e tjera të banimit ku Bashkia e Tiranës po investon. Përgëzoj Bashkinë e Tiranës, kryetarin e Bashkisë, për punën e tij dhe do e inkurajojmë dhe do e mbështesim dhe në vazhdim që këto punë të vazhdojnë në Tiranë dhe ndryshimi të vazhdojë për të gjitha moshat, për të moshuarit, për të rriturit, për të rinjtë dhe për fëmijët”, deklaroi Dalipi.

Rikualifikimi urban i i bllokut të kufizuar nga rruga e Dibrës, “Njazi Meka”, “Niko Avrami” dhe “Grigor Percelev” ka bërë të mundur që e gjithë zona mos ketë më probleme me kanalizimet e ujërave të bardha dhe ujërave të zeza, ndërkohë që janë asfaltuar rrugët, janë shtruar trotuaret të cilat janë përshtatur edhe për personat me aftësi të kufizuar, është vendosur ndriçimi, por edhe sinjalistika rrugore. Investimi i përfunduar tashmë ka mundësuar edhe krijimin e hapësirave publike në funksion të komunitetit me ambiente çlodhëse të plotësuara me sipërfaqe të gjelbëruara, stola, kosha dhe lodra për fëmijë. Rikonstruksioni i këtij blloku u shërben 5.000 qytetarëve të zonës.

veliaj-ne-bllokun-urban-ne-njesine-4-1veliaj-ne-bllokun-urban-ne-njesine-4-2veliaj-ne-bllokun-urban-ne-njesine-4-3veliaj-ne-bllokun-urban-ne-njesine-4-4veliaj-ne-bllokun-urban-ne-njesine-4-5veliaj-ne-bllokun-urban-ne-njesine-4-6veliaj-ne-bllokun-urban-ne-njesine-4-7veliaj-ne-bllokun-urban-ne-njesine-4-9

Next Post
Meta: Rëndësi ka integrimi në BE, jo zgjedhjet e ardhshme…s’është fatkeqësi të mos jesh ministër

Meta sheh përtej postit: Nuk dua të jem thjesht kryetar, synoj ngritjen e LSI-së një stad më lart

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com