• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundon rikonstruksioni i rrugës “Shefqet Kuka”, Veliaj: Investime edhe në periferi

by A R
20/05/2017 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rindërtimin e rrugës “Shefqet Kuka”, si dhe të rrugëve lidhëse në Njësinë Nr. 4, çka u vjen në ndihmë 20 mijë banorëve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi përfundimin e punimeve, ku theksoi se falë investimeve të tilla është mundësuar transformimi i një zone në të cilën nuk ishte vënë dorë prej vitesh.

“Mbaj mend, jo vetëm në fushatë, po edhe para 6 muajve, kjo ishte një zonë e ngjashme me shumë vende që i kemi parë në dokumentarët për Afrikën. Kur binte shi balta bëhej deri në gju, kur kishte diell pluhuri të zinte fytin. Sot është një situatë krejt tjetër, kemi një rrugë të të gjitha standardeve. Rruga sjell civilizim”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se investime të tilla janë tregues se Bashkia e Tiranës punon me të njëjtin ritëm dhe me të njëjtën cilësi për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve, si në qendër, ashtu edhe në periferi. “Me sheshin ‘Skënderbej’ që e hapim në 10 qershor japim sinjalin e parë të një Tirane moderne. Por, nuk kemi lënë pas dore asnjë zonë të periferisë, që cilido që rritet në Tiranë të jetë një fëmijë që rritet në një ambient të pastër, të jetë një familje që ka akses në shërbime dhe të jetë një komunitet ku secili përfiton nga investimet e bashkisë dhe jo siç ndodhte më parë, kur investimet ndaheshin në në varësi si kishin votuar qytetarët”, u shpreh ai.

Duke falenderuar qytetarët për bashkëpunimin në heqjen e pengesave, kryebashkiaku Veliaj u bëri thirrje për ruajtjen e investimeve publike si një pasuri e përbashkët. “U kërkoj të gjithë qytetarëve që t’i ruajmë investimet. Të gjitha janë pronë publike, nga trotuaret, nga shtyllat, nga ndriçimi, pusetat që tani janë plastike, që nuk mund të vidhen për skrap”, theksoi Veliaj. Ai shtoi se përmirësimi i infrastrukturës ka rritur edhe vlerën e pronës së qytetarëve.

Veliaj garantoi qytetarët se pavarësisht periudhës zgjedhore apo pushimeve të verës, Bashkia e Tiranës do të vijojë të jetë në krye të punëve publike. “Jam shumë i lumtur që në këto dy vjet kemi ecur me marshin e pestë në Tiranë. Do të vazhdojmë të punojmë edhe gjatë fushatës, edhe gjatë pushimeve, edhe kur të fillojë shkolla sepse vetëm duke punuar çdo ditë sikur është dita e parë e punës, me të njëjtin entuziazëm për të bërë punë të mira në Tiranë, mund ta çojmë Tiranën në drejtimin e duhur”, sqaroi kreu i Bashkisë.

Paralelisht me ndërhyrjet në rrugët kryesore, Veliaj theksoi se bashkia do të investojë edhe nëpër lagje. “Kemi arritur shumë, kemi shumë ende për të bërë. Me të mbaruar rrugët kryesore do të futemi në rrugët e çdo lagjeje. Nga ana tjetër, e dimë si shkon kjo histori; kemi shumë për të humbur po u kthyem mbrapsht. Ndaj të ecim përpara me punë”, deklaroi Veliaj.

 

Next Post
A është më i sigurt një hajdut banke në vend se sa konsumatori i ushqimeve?!

A është më i sigurt një hajdut banke në vend se sa konsumatori i ushqimeve?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Denaj: Hiqen pengesat, bujqve dhe blegtorëve do t’u njihen vitet e punës deri në vitin 1992

11 mijë aplikime në 4 ditë për Skemën Kombëtare 2026 të bujqësisë, Salla: Mbështetje për çdo fermer që plotëson kriteret

May 29, 2026
Putin mohon që droni i rrëzuar në Rumani të jetë i Rusisë: Mund të jetë ukrainas

Putin mohon që droni i rrëzuar në Rumani të jetë i Rusisë: Mund të jetë ukrainas

May 29, 2026

Ripërpëlitja

May 29, 2026
Ministri Nufi në Bruksel: Shqipëria, faktor stabiliteti në Evropën Juglindore

Ministri Nufi në Bruksel: Shqipëria, faktor stabiliteti në Evropën Juglindore

May 29, 2026
Incident i shmangur në Bregun Perëndimor, Izraeli ngatërron një avion civil me një dron dhe hap zjarr

Incident i shmangur në Bregun Perëndimor, Izraeli ngatërron një avion civil me një dron dhe hap zjarr

May 29, 2026
Berisha i vetëm në garë për kryetar, PD nis fushatën për zgjedhjet e 23 majit

Analisti: Berisha fitoi PD, por demokratët ende s’po bindin shqiptarët se mund të rrëzojnë Ramën

May 29, 2026
Akt-akuza me zë të lartë

Lirimi i Erion Veliajt nuk e bën pis “Gjykatën e Lartë”, kurthi mediatik për ta paraqitur vendimin si PAZAR është vetëm një autogol

May 29, 2026
Rama kujton Nanon nga takimi me socialistët në Dibër: Ata që e akuzonin për lidhje me Beogradin, furnizonin Millosheviçin me naftë

Rama: Kur pushteti pranon të goditet nga drejtësia, vendi ecën në rrugën e duhur!

May 29, 2026
Rama komenton përplasjet me PD-në ndër vite: Kanë sharë gjithë robt e shtëpisë time!

Rama komenton përplasjet me PD-në ndër vite: Kanë sharë gjithë robt e shtëpisë time!

May 29, 2026
“Ky duhet të jetë mandati i fundit i Berishës”, Ben Andoni: Nëse PD nuk kthehet te baza, s’vjen kurrë në pushtet

“Ky duhet të jetë mandati i fundit i Berishës”, Ben Andoni: Nëse PD nuk kthehet te baza, s’vjen kurrë në pushtet

May 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In