• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përfundon rikonstruksioni i “Qemal Stafa”, Veliaj: Fund mësimit me turne

by Lorenc Vangjeli
16/01/2016 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nxënësit e shkollës së mesme “Qemal Stafa” do të kenë një godinë të re, të rikonstruktuar plotësisht, me ambiente të tjera shtesë që do të shmangin zhvillimin e mësimit me dy turne.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot gjate një vizite ne këtë shkolle te mesme te Tiranës, se mësimi me turne në shkollat e mesme do të marrë fund, ndaj ka lançuar se ky proces do të nisë nga shkolla “Qemal Stafa” proçes nga i cili do të përfitojnë më shumë se 1600 nxënës.

Kjo do të arrihet pas ndërhyrjes që është bërë në këtë shkollë, ku i janë shtuar ambientet falë ndërtimit të një kati tjetër nga bashkëpunimi publik – privat. “Për 1600 nxënësit që ndjekin gjimnazin “Qemal Stafa”, nuk ka dhuratë më të mirë për këtë Vit të Ri, se sa një shkollë e re, e cila i kryen orët e mësimit paradite dhe eliminon klasat me dy turne. Por, besoj se kjo shkollë vjen si standard i ri dhe shembulli që duam ta përdorim edhe për shkollat e tjera të Tiranës”, tha Veliaj.

Duke vlerësuar këtë shkollë të mesme, Veliaj tha se ky është gjimnazi i parë nga ku fillon mbajtja e premtimit për eliminimin e klasave me dy turne. “Ky gjimnaz ka pasur një anomali në marrëdhënien me bashkinë për një kohë të gjatë. Më vjen mirë që kjo është zhbllokuar dhe puna vijon gjatë gjithë ditës. Besoj se këtë 7 mars do të kemi një hapësirë totalisht të re dhe një hapësirë cilësore mësimdhënieje, jo vetëm brenda klasave, por edhe me kushtet e reja në palestër dhe në ambientet e tjera sportive”, u shpreh Veliaj.

Ai shprehu besimin se ata që merren me mësimdhënien dhe ata që investohen me mish e shpirt për cilësinë arsimore nuk do të duhet ta bëjnë këtë në kushtet e klasave me dy turne, klasave pa ngrohje, e 4-5 nxënësve në një bankë.

“Më vjen mirë që ky projekt fantastik është në këtë shkollë ku shërbehet me shumë dashuri dhe seriozitet. Më në fund, pasioni i mësuesve mbështetet dhe nga pasioni i Bashkisë për të bërë punë cilësore dhe për t’u siguruar që për më të mirët e Tiranës, ofrojmë edhe shërbimin më të mirë”, përfundoi Veliaj. Paralelisht me ambientet ku do të zhvillohen mësimi po ndërtohet dhe palestra e shkollës. Në përfundim të këtij projekti, shkolla do të ketë 34 klasa, 5 laboratorë, zyrat e shkollës për sallë mbledhjesh, psikologe, dentist dhe ambiente të tjera ndihmëse të cilat janë të shpërndarë në katër katet e godinës, nga tre që është aktualisht.

Next Post

Zgjedhjet brenda PS/ Rama kërkon hapjen e partisë, anëtarët ankohen për punësimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

November 9, 2026
“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

November 9, 2026
Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

November 9, 2026
OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

November 9, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

“I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin”- Erdogan konfirmon bisedën telefonike me presidentin Trump: Zgjidhja përmes dialogut!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

November 9, 2026
Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

November 9, 2026
Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

November 9, 2026
A do të dalin nga qarkullimi makinat e vjetra në Shqipëri? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi: Nuk do të ketë…

A do të dalin nga qarkullimi makinat e vjetra në Shqipëri? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi: Nuk do të ketë…

November 9, 2026
“Mungojnë garancitë minimale”- Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do ngrihet edhe në PE!

“Mungojnë garancitë minimale”- Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do ngrihet edhe në PE!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In