• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Përfundon rikonstruksioni i nënstacionit të Kajanit, Balluku: Tjetër hap drejt modernizimit

by Java News
03/10/2019 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në nënstacionin elektrik 110 kv të Kajanit, në bashkinë e Belshit, është drejt përfundimit investimi i Operatorit të Sistemit të Transmetimit për rikonstruksionin e plotë të këtij nënstacioni duke implementuar aty teknologjinë më të fundit. 1 milion euro është vlera e këtij investimi që do të bëjë të mundur rritjen e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike.

Projekti parashikon demontimin dhe rikonstruksionin e impiantit 110 kv, i cili lidhet me dy linjat e transmetimit, atë të Cërrikut dhe atë të Kuçovës, por njëkohësisht parashikon edhe investime në infrastrukturën e zonës përreth nënstacionit.

Ecuria e punimeve për këtë investimi, i cili pritet të përfundojë disa muaj para afatit të parashikuar, u inspektua nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe drejtori i OST, Skerdi Drenova.

Drejtori Drenova përmendi disa prej risive që do të bëhen të mundur në saj të këtij investimi duke bërë të ditur se pajisjet e reja që do të instalohen bëjnë të mundur parandalimin e defekteve si dhe rikuperimin e tyre në një kohë shumë më të shkurtër.

“Do përmirësojë ndjeshëm sigurimin e furnizimit të popullatës kundrejt çdo defekti që mund të kishim pasur. Jemi më të aftë për të kryer remonte dhe për të ndërhyrë në kohë të shkurtër për në çdo lloj defekti që mund të ketë. Njëkohësisht siguron që edhe në se një linjë ka probleme, jemi të aftë në distancë, në kohë të shkurtër, të bëjmë remont për të shërbyer një zonë tjetër”, u shpreh Drenova.

Duke vlerësuar investimin dhe implementimin e teknologjive të reja në nënstacionin e Kajanit, si një tjetër hap drejt modernizimit të menaxhimit të sektorit energjetik, ministrja Belinda Balluku, tha se janë afro 16 mijë qytetarë që përfitojnë nga ky investim.

“Për t’u shënuar është, që i gjithë ky nënstacion është i kontrolluar në mënyrë automatike për të gjitha defektet që ndodhin nga qendra, pra përmes sistemeve që ne tashmë kemi Çdo defekt kontrollohet nga qendra e OST në Tiranë për të ndërhyrë sa më parë dhe për të zgjidhur pa krijuar probleme. Ky investim parashikohet që të dorëzohet deri në fund të vitit dhe është një investim i cili përmirëson cilësinë e jetës së katër mijë abonentëve ose thënë ndryshe rreth 16 mijë qytetarëve”, theksoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë vlerësoi gjithashtu edhe faktin që ky projekt parashikon edhe ndërhyrje në infrastrukturën e zonës, ku ndërtimi i rrugës, që lidh nënstacionin me rrugën nacionale do të përmirësojë ndjeshëm  jetesën e banorëve të zonës.

“Ky investim, si gjithë investimet e tjera që OST dhe OSHEE kryejnë, ndikon direkt edhe në infrastrukturën e zonës, pasi një pjesë e projektit është rehabilitimi i rrugëve lidhëse të këtij nënstacioni me rrugën nacionale, duke bërë kështu që të gjithë banorët e zonës të përfitojnë nga rrugët e shtruara dhe të asfaltuara që shkojnë deri në banesat e tyre”, nënvizoi ministrja Belinda Balluku.

Projekti për rikonstruksionin e nënstacionit 110 kv të Kajanit parashikon gjithashtu ndërtimi i një muri rrethues si dhe disa rrugëve të reja në brendësi të tij duke mundësuar kështu një operim më të mirë.

g.kosovari

Next Post
Vidhet parku i Ministrisë së Brendshme, reagon Policia: Ja çfarë morën autorët

Vidhet parku i Ministrisë së Brendshme, reagon Policia: Ja çfarë morën autorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëfimi tronditës në mediat greke/ E reja denoncon partnerin shqiptar: Më ka dhunuar dhe më ka kërcënuar! Kam frikë për jetën time

Rrëfimi tronditës në mediat greke/ E reja denoncon partnerin shqiptar: Më ka dhunuar dhe më ka kërcënuar! Kam frikë për jetën time

October 3, 2026
VIDEO/ Zjarr dhe re e madhe tymi në Riad, Huthët shtojnë sulmet ndaj Arabisë Saudite

VIDEO/ Zjarr dhe re e madhe tymi në Riad, Huthët shtojnë sulmet ndaj Arabisë Saudite

October 3, 2026
VIDEO/ Etrit Berisha del me të kuq, Shqipëria mbetet me 10 lojtarë! Finlanda barazon ndeshjen

VIDEO/ Etrit Berisha del me të kuq, Shqipëria mbetet me 10 lojtarë! Finlanda barazon ndeshjen

October 3, 2026
Marrëveshja e fshehtë në tryezën Trump-Putin, miliardat e naftës ruse futen në negociatat për paqen në Ukrainë

Marrëveshja e fshehtë në tryezën Trump-Putin, miliardat e naftës ruse futen në negociatat për paqen në Ukrainë

October 3, 2026
VIDEO/ Shqipëria shpërthen që në minutën e 4-t, Manaj ndëshkon Finlandën!

VIDEO/ Shqipëria shpërthen që në minutën e 4-t, Manaj ndëshkon Finlandën!

October 3, 2026
Dosja hetimore/ Mesazhet e fundit dhe dëshmitë zbardhin çfarë ndodhi para vetëvrasjes së Xhuana Nikollajt, presioni i Eraldo Fizit dhe frika për familjen

Dosja hetimore/ Mesazhet e fundit dhe dëshmitë zbardhin çfarë ndodhi para vetëvrasjes së Xhuana Nikollajt, presioni i Eraldo Fizit dhe frika për familjen

October 3, 2026
Të pafatët e ditëve festive, ja tre shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

Horoskopi i dashurisë për tetorin 2026/ Dalin sekretet e vjetra, disa shenja përballen me kthesa të forta në lidhje

October 3, 2026
Rusia kryen bombardime edhe në Odesa, hedh në erë anijen tregtare, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

Rusia kryen bombardime edhe në Odesa, hedh në erë anijen tregtare, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

October 3, 2026
“S’e di se si mund të bllokohet me 83 mandate!”- Berisha mati ‘pulsin’ e aleatëve, por ata ia thanë kritikat në sy! Replikat e forta në selinë blu për bojkotin, protestat e reformën

“S’e di se si mund të bllokohet me 83 mandate!”- Berisha mati ‘pulsin’ e aleatëve, por ata ia thanë kritikat në sy! Replikat e forta në selinë blu për bojkotin, protestat e reformën

October 3, 2026
Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër, era favorizon flakët

Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër, era favorizon flakët

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com