• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përfundon riekzaminimi i të vrarëve, rezultatet në Prokurori

by
24/05/2015 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Departamentin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës, ka përfunduar autopsia e 9 shtetasve të Kosovës, të vrarë në incidentin e armatosur në Kumanovë.

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se rezultatet do t’i dorëzohen Prokurorisë.

“Kemi kryer punën tonë profesionale. Kemi shënuar çdo gjë, dhe kemi fotografuar, pra kemi kryer punën tonë në çdo milimetër ashtu siç parashihet me standardet operative mjekoligjore. Do t’i përpilojmë raportet tona të autopsisë për secilin dhe do t’ia dorëzojmë Prokurorit të Shtetit, sepse etika profesionale e do kështu”.

“Nga etika profesionale nuk më lejohet të flas më shumë. Prokurori i Shtetit do të njoftohet me hollësitë për çdo gjetje që e kemi pasur në secilin trup”, ka deklaruar Gërxhaliu.

Edhe Afrim Rexhaj, familjar i të vrarit Arben (Qerim) Rexhaj, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se tash, si familjarë, janë më të qetë pasi autopsia është bërë nga autoritetet kompetente të Kosovës.

“Ne, si familjarë, ndihemi shumë më të lehtësuar, pasi që tash do ta dimë të vërtetën, edhe pse autopsia është kryer edhe në Maqedoni, por atyre nuk iu besojmë. Kur kemi qenë atje për t’i marrë kufomat, mënyra se si janë sjellë ata me ne, ka qenë jonjerëzore. Tash ndihemi më të lehtësuar, sepse autopsinë e kanë bërë organet tona dhe ne iu besojmë atyre”, është shprehur Afrim Rexhaj.

Trupat e pajetë të 9 shtetasve të Kosovës, të vrarë në Kumanovë, në incidentin e 9 dhe 10 majit, janë sjellë në Kosovë, të premten në mëngjes.

Shtetasit e Kosovës të identifikuar si të vrarë në incidentin e Kumanovës janë:Xhafer (Hysen) Zymeraj, Beg (Miftar) Rizaj, Mirsad (Osman) Ndrecaj, Valon (Selim) Kabashi, Turgaj (Mehmet) Gashi, Samid (Bajram) Kastrioti, Hysen (Latif) Rushiti, Fatlum (Kadri) Vishesella dhe Arben (Qerim) Rexhaj.

Përsëritja e ekspertizës mjeko-ligjore nga organet në Kosovë, ishte kërkuar nga vetë familjarët e shtetasve të Kosovës, të vrarë në incidentin e Kumanovës si dhe nga Këshilli për Mbrojtjen e Lirisë dhe të Drejtave të Njeriut.

KMDLNJ-ja dyshon se disa nga nëntë shtetasit kosovarë, të vrarë në konfliktin në Kumanovë, janë vrarë pasi janë dorëzuar.

Për rrjedhojë, kryetari i këtij Këshilli, Behxhet Shala, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë ekspertizën e re mjeko-ligjore, për të përcaktuar mënyrën dhe kohën e vrasjes së qytetarëve të Kosovës nga forcat policore të Maqedonisë.

Përleshja e armatosur në Kumanovë la 18 të vrarë, 8 policë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Fillimisht, autoritetet maqedonase kishin thënë se numri i viktimave është 22, 14 nga të cilët ishin pjesëtarë të vrarë të grupit të armatosur. RadioEvropa

Next Post

Ndihmës sekretari i përgjithshëm i OKB-së në Shkup

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pronat, “Flamingot” dhe ekzotizmi i batërdisë

July 15, 2026
Dramë në minutat e fundit, Lautaro gjunjëzon Anglinë, Argjentina siguron finalen në Botëror

Dramë në minutat e fundit, Lautaro gjunjëzon Anglinë, Argjentina siguron finalen në Botëror

July 15, 2026
Prej vitesh e mbyllur, qeveria vendos rihapjen e Ambasadës shqiptare në Irlandë

Prej vitesh e mbyllur, qeveria vendos rihapjen e Ambasadës shqiptare në Irlandë

July 15, 2026
Zbardhen emrat për kupolën drejtuese të PD-së

Zbardhen emrat për kupolën drejtuese të PD-së

July 15, 2026
I paraburgosuri ndërron jetë në spitalin e Vlorës, 50-vjeçari pësoi arrest kardiak

I paraburgosuri ndërron jetë në spitalin e Vlorës, 50-vjeçari pësoi arrest kardiak

July 15, 2026
Pjesëmarrja e ulët në protestë, Balla: Ky tani është tubim i Sali Berishës

Pjesëmarrja e ulët në protestë, Balla: Ky tani është tubim i Sali Berishës

July 15, 2026
Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

July 15, 2026
Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

July 15, 2026
Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

July 15, 2026
Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In