• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundon restaurimi i dy ikonave “Mbledhja e Kryeëngjëjve”/ Kumbaro: Punë që mahnit!

by Java News
25/02/2018 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka vlerësuar punën e kryer nga Drejtoria e Kulturës në Berat për restaurimin e dy ikonave të veçanta me emërtimin “Mbledhja e Kryeëngjëjve”, të autorëve  Johan Çetiri dhe Kostandin Zografit.  Gjatë një inspektimi të kryyer në labortatorin e restaurimit të ikonave, Kumbaro shkruan:
“Punë që mahnit!
Arti i restaurimit të ikonave është punë, pasion, talent që s’të zhgënjen!
Miltiadh Bibo dhe Altin Tabaku janë dy restauratorët duarartë në DRKK Berat që rikthyen në jetë laboratorin e restaurimit të ikonave dhe nxjerrin në dritë thesat e fshehura të Beratit.
I gjeni në Pavijonin e ri të Muzeut Onufri 
Mos humbni dy restaurimet e fundit mga veprat e Çetirit dhe Kostandin Zografit”.
Ikona me emërtim ” Mbledhja e Kryeëngjëjve ” me autor Johan Çetirin është pjesë e fondit të Ikonave në DRKK Berat, me përmasat 97.5  x 70 cm.  Para se të restaurohej ikona paraqitej në një gjendje të dëmtuar, në disa pjesë grundi ka pasur çarje dhe shkëputje, verniku paraqitej i errësuar me papastërti të ndryshme.
Restaurimi kaloi nëpër një proces të gjatë, i cili kaloi në disa faza si-konsolidimi i grundit dhe i pelikulit të piktures dhe konsolidimi i suportit të drurit.
Kjo ikonë është marrë nga Kisha e Shën Thanasit në  Karavasta,Lushnje. Thuajse njëkohësisht me restaurimin e saj, specilaistët e DRKK Berat përfunduan edhe restaurimin e ikonës së Kostandin Zografit . Ikona me autor Kostandin Zografin është marrë nga kisha e “Shën Kollit”, Vanaj në Fier.
DRKK Berat pohon se puna do të vazhdojë me zbulimin e veprave të tjera nga fondi i ateljesë ku specialistët e artit janë duke përgatitur projektet e reja restauruese.
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat ka si qëllim kryesor nxjerrjen e këtyre veprave të artit nga faza e degradimit ,duke i dhënë mundësinë e ekspozimit në vijimësinë e një procesi që ka për vizion ruajtjen dhe promovimin e Trashëgimisë Kulturore.
Next Post
Petrit Skënde, fizikanti i njohur shqiptar ndërron jetë në SHBA

Petrit Skënde, fizikanti i njohur shqiptar ndërron jetë në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të huajt ‘dynden’ drejt Shqipërisë, pronat me qira ditore bëhen biznesi i momentit

Të huajt ‘dynden’ drejt Shqipërisë, pronat me qira ditore bëhen biznesi i momentit

July 28, 2026
Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

July 27, 2026
Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

July 27, 2026
BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

July 27, 2026
“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

July 27, 2026
Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

July 27, 2026
SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

July 27, 2026
“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

July 27, 2026
Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

July 27, 2026
Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In