• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundon regjistrimi fillestar i pronave në Gjirokastër, Lame: Domosdoshmëri për qytetet mesjetare

by A R
09/10/2022 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjirokastra ka qenë stacioni i radhës i Kadastrës Shqiptare në procesin e regjistrimit për herë të parë të pronave. Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ishte në Gjirokastër për të lëshuar certifikatat e para të pronësisë për lagjet 18 shtatori, lagjet e reja të qytetit, zona e Gërhotit dhe përtej përfshirë edhe zonën e burimeve të Viroit.

Gjirokastra bën pjesë në ato qytete në të cilat nuk kishte përfunduar asnjëherë regjistrimi fillestar i pronave që prej viteve të Pavarësisë. Për më tepër, ky proces nuk ishte kryer fare as në lagjet e reja të qytetit të ndërtuara gjatë dhjetëvjeçarëve të periudhës socialiste.

Një projekt për këtë qëllim, i nisur me Bankën Botërore shumë vite më parë, ishte lënë në mes për t’u vijuar vetëm vitet e fundit.

Qytete si Gjirokastra, vështirësive të zakonshme të procesit të regjistrimit, i shtojnë edhe vështirësi të tjera që janë unike. Kjo ndodh sepse kemi të bëjmë me qytete mesjetare, ku ndërtimet janë të ngatërruara e të pleksura me njëri-tjetrin, si edhe faktin tjetër që në qytete të tilla çështjet e trashëgimisë e të ndarjes së pasurive, midis anëtarëve të së njëtës familje janë një problem më vete.

“Qytetet mesjetare janë makth në procesin e regjistrimit, por edhe një shërbim i domosdoshëm për shpëtimin e tyre”, u shpreh Lame. Kjo, sepse pa kryer këtë proces është gati e pamundur që ato të kenë mundësi të përfitojnë nga programet e rimëkëmbjes, të restaurimit, të kredimarrjes, të rijetëzimit e kështu me radhë.

Të njëjtat problematika komplekse janë ndeshur vitet e fundit në regjistrimin fillestar në lagjen Kala në Elbasan, në Himarë, në Berat, etj.

Zona e fundit kadastrale që tashmë përfundoi regjistrimin fillestar, zona 8541, përmban 10.100 pasuri private dhe publike, të cilat e çojnë në mbi 20 mijë numrin e pasurive të regjistruara të tre zonave të qytetit.

/a.r

Next Post
“Isha në një ambient i rrethuar nga kamerat”, Çfarë dëshmoi Dokle për masakrën e Fushë-Krujës, Murati mbetet në qeli

"Isha në një ambient i rrethuar nga kamerat", Çfarë dëshmoi Dokle për masakrën e Fushë-Krujës, Murati mbetet në qeli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

November 8, 2026
U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

November 8, 2026
Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In