• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përfundon punimet  Asambleja e Drejtuesve të Policive të Evropës Juglindore

by Lorenc Vangjeli
26/11/2015 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më datat 25 – 26 Nëntor , në Hotel Tirana Internacional , zhvilloi punimet Asambleja e SEPCA-s, (Shoqata e Shefave të Policisë të Europës Juglindore).

Punimet e Asamblesë janë drejtuar nga Drejtori i Policisë së Shtetit Shqiptar Drejtues Madhor Haki ÇAKO.

Pasi , Policia e Shtetit kishte Presidencën e radhës së SEPCA-s, që prej muajit Nëntor  të vitit 2014.
Të pranishëm në këtë takim ishin  drejtues të policive të vendeve anëtare të SEPCA-s, si dhe koordinatorët nga çdo vend anëtar.

Po ashtu morën pjesë përfaqësues të Interpol, Europol, Programit ICITAP, Misionit PAMECA IV, Prezencës së OSBE-së,  dhe oficerët ndërlidhës policor në vendin tonë.

Në takim mori pjesë dhe  një delegacion nga Policia Austriake, i kryesuar nga Z. Gerhard Lang, Drejtues i Departamentit 1, BK Austria.

Gjithashtu  Drejtori i  Përgjithshëm i SELEC  dhe Drejtori i Programeve Policore pranë DCAF Gjenevë.

Gjatë dy ditëve të punimeve të kësaj Asambleje , fokusi i diskutimeve u përqëndrua  në:

  • Masat e ndërmarra në kuadrin e luftës kundër radikalizmit dhe terrorizmit ndërkombëtar, me qëllim koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta kundër këtij fenomeni.
  • Rritja dhe forcimi i bashkëpunimit me EUROPOL-in.
  •  Statusi i Rumanisë në SEPCA dhe anëtarësimi i saj në kuadrin e Presidencës së vendit tonë të SEPCA-s e cila u miratua .
  •  Statusi dhe përfshirja në të ardhmen e Kosovës dhe Moldavisë në SEPCA me statusin e Vëzhguesit, ku pas dakortësisë së të gjitha palëve , u miratua pjesëmarrja e tyre .
  • Përfshirja e SEPCA-s në procesin e planifikimit në kuadrin e EMPACT.
  • Rritja e bashkëpunimit me organizatat e tjera ndërkombëtare që trajtojnë çështjet e sigurisë publike.

Punimet e Asamblesë për ditën e parë kanë përfunduar në orën 18.00, ku  Rumania u bë antare e SEPCA-S

Gjatë paradites së ditës së dytë të punimeve,  Asambleja e Përgjithshme e SEPCA-s., miratoni unanimisht që Kosova dhe Moldavia të pranohen me statusin e vëzhguesit në SEPCA-s.

Më pas Presidenti i SEPCA-s Haki ÇAKO  paraqiti  konkluzionet e diskutimeve gjatë dy ditëve   ku  dhe u miratuan  Objektivat Strategjik të SEPCA-s për vitin 2016, dhe Implementimi i Sistemit për Menaxhimin e Informacionit.

Në përfundim të ditës së dytë të Asamblesë së Përgjithshme të SEPCA-s,   në përmbushje të dokumenteve themeltare të Shoqatës, Memorandumit të Mirëkuptimit dhe Udhëzimet e SEPCA-s, u zhvillua  edhe ceremonia e kalimit të presidencës së radhës së SEPCA-S, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Bullgare, Z. Hristo Terziyski.

Të gjithë të pranishmit kanë falënderuar Drejtorin e Policisë së Shtetit Shqiptar Haki ÇAKO, për mikpritjen dhe organizimin e Asamblesë,  për rolin e tij  shumë aktiv  gjatë vitit të Presidencës , për argumentat e sakta dhe të drejta për zgjerimin e kësaj shoqate , kjo nisur edhe nga domosdoshmëria e bashkëpunimit policor rajonal, duke lënë mënjanë qëndrimet politike , pasi vet krimi s’ka ngjyrë politike  dhe për këtë lind si domosdoshmëri bashkëpunimi  policor rajonal e ndër/rajonal.

Në  frymën e argumentave të Z.ÇAKO, Asambleja ka miratuar unanimisht pranimin e Kosovës me statusin e vëzhguesit  në SEPCA-s.

Si dhe të gjithë të pranishmit kanë shprehur dëshirën për të vizituar disa pika turistike të vendit tonë ku gjatë orëve të mbasdites do zhvillohen vizita në Krujë dhe në Durrës.

 

Next Post

Interesimi i Barcelonës, Van Persie: Mendoj vetëm për Fenerbahçen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

March 5, 2026
Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

March 5, 2026
Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

March 5, 2026
Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

March 5, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

March 5, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

33% probabiliteti në Poloni, por në Portugali e kishim vetëm 1%…

March 5, 2026
Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

March 5, 2026
Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

March 5, 2026
Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

March 5, 2026
Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In