• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundon numërimi për kandidatët, ja dy qarqet që sollën në Kuvend 3 deputetë nga vota e qytetarëve

by
30/04/2021 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është mbyllur përfundimisht procesi i numërimit të të gjithë qendrave të votimit për kandidatët, të fundit kishin mbetur Tirana dhe Elbasani, duke e mbyllur këtë proces, ku ashtu siç pritej nuk solli asnjë ndryshim rezultati.

Në kryeqytet janë numëruar të gjithë 1243 qendra votimi për kandidatët për deputetë dhe ishte qarku solli edhe surprizat më të mëdha në drejtim të thyerjes së herësit nga kandidatët.

Këto 2 janë qarqet sollën edhe surprizat më të mëdha në drejtim të thyerjes së herësit nga kandidatët, duke i dhënë Kuvendit të ardhshëm 3 deputetë që erdhën nga votat e qytetarëve dhe jo nga listat e kryetarëve.

Në Tiranë, Fatmir Xhafaj me 16741 vota dhe Ornaldo Rakipi me 15700 vota arritën të merrnin mandatin edhe pse ishin në listën ‘jo fituese’ të socialistëve.Ata lanë jashtë Kuvendit kështu Ervin Bushatin dhe Fidel Yllin, ndërkohë që jashtë parlamentit për katër vitet e ardhshme do të jenë edhe Pandeli Majko e Mimi Kodheli. Listën e kandidatëve më të votuar të PD së në Tiranë e kryeson Lulzim Basha me 16183 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 13852 vota, Belind Këlliçi me 11581 vota, ndërsa Sali Berisha ka marrë vetëm 6766. Në radhët e LSI-së, në Tiranë kryeson Përparim Spahiu me 3431 vota, Monika Kryemadhi me 2446 vota dhe Floida Kërpaçi me 1644 vota.

Në qarkun e Elbasanit janë numëruar të 511 qendrat e votimit, ku PS ka marrë 8 mandate dhe  më i votuari në listën e saj është Taulant Balla i renditur në vijën e zjarrit, në pozicionin e 8-të me 21641 vota, më i votuari në vend, i ndjekur nga Saimir Hasalla me 11528 vota dhe Luan Duzha me 6879 vota.PD e cila ka marrë 6 mandate, më të votuarin ka Luçiano Boçin me 11086 vota, i renditur i 7 në listë. Ai theu herësin dhe hyri në listën fituese, ndërsa ndiqet nga Dashnor Sula me 7533 vota. Vetë Gazment Bardhi, i pari i renditur i listës së partisë së PD në Elbasan, nuk është aq i dashur për qytetarët pais ka mundur të marrë vetëm 3999 vota. Në këtë qark, LSI jo vetëm ka pësuar një disfatë të fortë, por një “shuplakë” ka marrë edhe vetë Monika Kryemadhi. Ajo ka marrë vetëm 721 vota.

Në qarkun e Durrësit po ashtu numërimi i votave preferenciale për kandidatët për deputet është mbyllur. Në PS kryeson bindshëm Edi Rama ndjekur nga Lefter Koka, ndërkohë që në PD me i votuari rezulton Igli Cara, ndjekur nga Manjola Luku dhe Andia Ulliri.

Në Vlorë është mbyllur numërimi dhe një kuti ka dalë e pavlefshme. Në listën e PS e kryeson Rama cili thyen është me i votuari dhe ndiqet nga ministrja Denaj dhe pastaj nga drejtuesi politik Damian Gjiknuri, ndërsa në kampin tjetër në PD kryeson Bujar Leskaj. Në asnjë prej listave s’ka një kandidat që e thyen herësin. Luan Rama i LSI nuk ka marrë mjaftueshëm vota.

Në Fier është mbyllur numërimi ku më i votuari nga PS është Erion Braçe, ndërsa në vend të dytë është kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, të dy kanë fituar mandatin e tyre. Në listën e PD, më i votuari është Agron Kapllanaj por nuk ka mundur dot të sigurojë mandat në Kuvend pasi nuk ka thyer dot herësin e listës së partisë. Kapllanaj ka marrë më shumë vota se 121 deputetë që kanë marrë mandatin paraprak nga KQZ, por ai sërish nuk ka mundur dot të hyjnë në Kuvend pasi ishte i renditur në vend të 7 të listës nga 6 mandate që mori PD në Fier.

Në Lezhë nuk ka pasur asnjë surprizë, pasi mandatet i kanë marrë kandidatët në listat fituese si të PS dhe të PD.

Në Dibër, PD mori 3 mandate ku më i votuari i listës se saj Xhelal Mziu. Në listën e PS në Dibër më e votuara është Aurora Mara.

Në Korçë në radhët e socialistëve më i votuari është Niko Peleshi. Ndërsa sa i takon listës së PD ku në qarkun e Korçës mori 5 mandate më votuari është Ervin Salianji.

Në Berat LSI pësoi një humbje të thellë duke mos marrë asnjë mandat, ku kishte përballë ish deputetin e saj Nasip Naco, i 4-i më i votuar në listën e PS, ndërsa më i votuari ishte Blendi Klosit. Sa i takon listës së PD më i votuari është i pari i listës Tomor Alizoti.

Në listën e Shkodrës më i votuari në PD është Bardh Spahia me 7219, por që nuk arrin të thyejë herësin dhe të futet në Kuvend. I dyti në PD është Helidon Bushati ka marrë 6743 vota, i ndjekur Zef Hila me 5975 vota. Nard Ndoka ka marrë vetëm 228. Në listën e PS, e cila mori 3 mandate në Shkodër, më i votuari deri tani është Paulin Sterkaj me 7335 vota, i ndjekur nga Benet Beci me 6131 vota.

Në Gjirokastër Tritan Shehu është deputeti i vetëm i zgjedhur nga radhët e PD, ndërsa nga PS me i votuari është ministri Çuçi i cili ka thyer herësin duke marrë mbi 10 mijë vota e pas tij Laert Duraj.

Në Kukës Në listën e PD i pari më i votuar është Flamur Hoxha, ndërsa nga PS është Gerta Duraku. Aktori Petrit Malaj nuk e mori dot mandatin.

Next Post
Pas disfatës së LSI-së, reagon nënkryetarja Mehmetaj: Mbi 30 vite, po pihet gjaku i shqiptarëve nga ‘xhaketet e vjetra’

Pas disfatës së LSI-së, reagon nënkryetarja Mehmetaj: Mbi 30 vite, po pihet gjaku i shqiptarëve nga 'xhaketet e vjetra'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
Përplasen dy anije në Detin Marmara, fundoset njëra prej tyre: 10 anëtarë të ekuipazhit rezultojnë të zhdukur

Përplasen dy anije në Detin Marmara, fundoset njëra prej tyre: 10 anëtarë të ekuipazhit rezultojnë të zhdukur

September 2, 2026
Sulmi me dron në Leipzig, identifikohen autorët e dyshuar, Gjermania dyshon për lidhje me inteligjencën ruse

Sulmi me dron në Leipzig, identifikohen autorët e dyshuar, Gjermania dyshon për lidhje me inteligjencën ruse

September 2, 2026
OSHEE lehtëson faturat e energjisë, 68.8% e klientëve debitorë përfitojnë ulje të kamatëvonesës

OSHEE lehtëson faturat e energjisë, 68.8% e klientëve debitorë përfitojnë ulje të kamatëvonesës

September 2, 2026
“Paketa e Maleve”/ Zgjerohet zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Shijak

“Paketa e Maleve”/ Zgjerohet zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Shijak

September 2, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Qeveria ndryshon ligjin për ndërtimet pa leje, ja si do të mbrohen qytetarët që…

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com