• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundon numërimi i votave në Durrës, Bylykbashi: Këtu Ramës i dështoi ‘memorandumi i Kuçit’

by A R
20/05/2025 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi, ka reaguar pas përfundimit të procesit të numërimit të votave në këtë qark, përfshi edhe ato të diasporës.

Përmes një postimi në Facebook, Bylykbashi është shprehur se në Durrës Edi Rama dështoi të merrte mandatin e nëntë, duke marrë të njëjtin rezultat që ka marrë në 2021. Kjo sipas tij, tregon edhe dështimin e parashikimit të kryeministrit në ‘Memorandumin e Kuçit’, ku parashikoi marrjen e mandatit të nëntë.

Bylykbashi shkruan gjithashtu se në vijim është dëtyrë e PD-së që të faktojë te faktori ndërkombëtar gjithë manipulimin e votave që ka bërë qeveria, në mënyrë që sipas tij, qeveria e kryeministrit Edi Rama të mos e mbyllë mandatin e katërt.

Postimi i Bylykbashit:

Numërimi i votave të qarkut Durrës, përfshirë diasporën, mbaroi sot.

Falenderoj me përulje e me zemër çdo votues që votoi për PD, koalicionin e saj për programin dhe vizionin që ofroi: NDRYSHIM.

Falenderoj çdo demokrat, anëtar e simpatizant, që nuk votoi thjesht, por bëri çmos të bindte familjarin, shokun, mikun, fqinjin, të njohurin, se Shqipëria nuk mund të vazhdojë të grabitet nga Edi Rama.

Falenderoj ato struktura dhe drejtuesit e PD të Durrësit, Shijakut, Krujës e Fushë Krujës, për punën e tyre, përtej agresionit e presioneve që përballuam, vështirësive e mangësive që patëm në këto vite të vështira. PD i është mirënjohëse e në borxh gjithkujt që punoi me sakrificë, pa u ankuar.

Falenderoj të gjithë kandidatët, veçmas dhe në skuadër për fushatën që bënë, derë më derë e dorë më dorë. Ishte nder të ishim bashkë në këtë betejë. Faleminderit Gent Strazimiri, Igli Cara, Manjola Luku, Artan Luku, Arian Ndoja, Aulon Kalaja, Andia Ulliri, Edlira Harizi, Emri Vata, Skënder Dika, Viola Kapidani, Ilirjana Kuçana, Shyqyri Myrtollari, Jola Hysi, Ndrec Pjetri, Petro Vokopola, Adriatik Hoxha e Pëllumb Shullazi.

Pa ju të gjithë, punen dhe votën tuaj, Edi Rama do ta kishte arritur objektivin për 9 mandate në Durrës duke qenë ndër pak qarqet ku PD ruajti rezultatin e 2021. Falë përpjekjes sonë të përbashkët me besim, PD dhe opozita në qarkun e Durrësit është ndër pak rastet që i rezistoi sulmit të aleancës së Edi Ramës dhe shtetit të tij politik me krimin e organizuar, dhjetëra miliona eurove që hodhi shteti dhe po aq të hedhura nga krimi, patronazhimit, presioneve të çdo forme, korruptimit me para e favore shtetërore.

Edi Rama përdori edhe manipulimin e votës së diasporës për ta rrëmbyer edhe mandatin e 9-të siç e deklaroi me siguri të madhe në “memorandumin” e Kuçit. Nuk ia doli. Ky është fakt. Por sidoqoftë nuk është ngushëllim.

Këto nuk ishin zgjedhje. Këto ishin antizgjedhje.

Përtej ankesave, sot kemi detyrë të faktojmë çdo shkelje e ta çojmë para gjykatave por edhe faktorit ndërkombëtar këtë maskaradë. Edi Rama nuk duhet dhe nuk do ta çojë në fund këtë mandat. PD dhe opozita e ka obligim ketë para shqiptarëve që besojnë tek vota e lirë.

Duhet të analizojmë sistemin gjigand kriminal e shtetëror me të cilin u përballëm e të gjejmë zgjidhjet si lidership, në planin e veprimit politik, organizativ, dhe në mardhënie me shoqërinë dhe opinionin publik. Duhen vendime dhe  zgjidhje të besueshme e të qëndrueshme.

Duhet te ngrejmë kauza të drejta e të besueshme për votën e lirë. Sistemi hibrid zgjedhor i ndryshimeve kushtetuese të 2020 që Rama bëri me Kërpëratën duhet hequr sepse është i pabarabartë, i padrejtë e toksik për demokracinë. Reforma territoriale duhet ribërë. Vota e diasporës nuk mund të vritet me patronazhim. Pandëshkueshmëria e lidhjes shtet-krim duhet të marrë fund.

Por po aq kemi detyrë të analizojmë gabimet tona. Dhe kjo duhet e do të bëhet nga maja në bazë.

Një parti me kolegjialitet të shëndoshë, bazuar në parimet e statutit të 11 dhjetorit 2021 është rruga përpara. Ai stadium i 11 dhjetorit 2021 plot shpresë e besim është më shumë se imazh fantastik; është kontratë me detyrime morale para demokratëve dhe shqiptarëve.

Në këtë moment të vështirë, kthjelltësia, përgjegjshmëria dhe kurajoja, janë shina që duhet të na udhëheqin. Ajo që do të bëjmë në keto javë e muaj në vijim do të shtrojnë rrugën për vitet e ardhëshme. Ajo që bëjmë tani do jehojë gjatë. Për mirë apo e kundërta. Unë kam besim se bashkë do gjejme rrugën e drejtë.

Next Post
A do të mbijetojë SPAK?

Pretendimet absurde të partive të reja ndaj proporcionalit rajonal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takime me Ramën, Nufin dhe kryepeshkopin Joan, Dendias reagon para vizitës në Tiranë

Takime me Ramën, Nufin dhe kryepeshkopin Joan, Dendias reagon para vizitës në Tiranë

May 25, 2026
Enver-Sali!

Enver-Sali!

May 25, 2026
“Marrëveshja mund të arrihet të hënën’’, Rubio: Ose kemi një ujdi të mirë me Iranin ose e zgjidhim ndryshe

“Marrëveshja mund të arrihet të hënën’’, Rubio: Ose kemi një ujdi të mirë me Iranin ose e zgjidhim ndryshe

May 25, 2026
GJKKO kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kreut të KPP

GJKKO kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kreut të KPP

May 25, 2026
I vuri tritol objektit në Shëngjin, 4 vjet burg për autorin

Dyshimet: Tritol marketit si ‘hakmarrje’ pas atentatit të 18 majit në Shkozë?

May 25, 2026
Kanosnin të miturën për publikimin e fotove kundrejt parave, arrestohen tre të rinj në Kamëz

Përplasja me policinë në Mamurras/ Lihen në burg dy të rinjtë, njëri do të ekstradohet në Itali

May 25, 2026
Për ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë

“Raporti me të vërtetën ishte më serioz”, Rama: Pse gazetaria e viteve ’90 prodhoi figura të forta

May 25, 2026
Trump nën presion për marrëveshjen me Iranin, republikanët paralajmërojnë: Katastrofë!

Trump nën presion për marrëveshjen me Iranin, republikanët paralajmërojnë: Katastrofë!

May 25, 2026
Ironizon Manjani: SPAK për të goditur financimin e terrorizmit, jo sponsorët e fustaneve…

Partia Demokratike sot nuk është 36 vjeç, por 83 sa lideri i saj

May 25, 2026
Dosja “SASPAC”, Beqaj kërkon lirim nga burgu, ofron garanci 20 mijë euro

Beqaj: GJL të vërë në lëvizje Kolegjet e Bashkuara! Një vendim i ri unifikues do të forconte sigurinë juridike

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In