• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundon në 10 qarqe numërimi për kandidatët në lista të hapura, më të votuarit e PS dhe PD

by A R
15/05/2025 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët në listat e hapur në 10 qarqe, Shkodër, Kukës, Dibër, Durrës, Berat, Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Elbasan dhe Lezhë. Ndërkohë në Tiranë dhe në Fier, numërimi vijon ende.

Koalicioni PD-ASH do të dërgojë në Kuvend vetëm 6 deputetë nga listat e hapura në këto qarqe. Në Durrës, më i votuari rezulton Arian Ndoji me 8125 vota. Në Korçë, Fidel Kreka ka mundur të marrë mandatin e deputetit, teksa grumbulloi 6523 vota. Në Kukës, PD-ASHM ka nxjerrë deputet nga lista e hapur Shkëlqim Shehun, i cili mori 7493 vota. Në Lezhë, deputetë nga lista e hapur kanë dalë Gjin Gjoni me 8873 vota dhe Kastriot Piroli me 5632. Në Kuvend do të shkojë si deputet edhe Bardh Spahia, i cili në listën e hapur të PD-ASHM në Shkodër mori 9414 vota.

Ndërkohë, Partia Socialiste ka nxjerrë 18 deputetë në listat e hapura në këto 10 qarqe.

Në Berat, më të votuarit rezultojnë Hysen Buzali me 8209 vota, Fadil Nasufi me 6327 vota dhe Hatixhe Konomi me 3372. Në Dibër PS do të çojë në Kuvend vetëm një kandidat nga listat e hapura, ku më i votuari rezulton Agron Malaj me 12616 vota. Në Durrës më të votuarit që do të marrin ulëse në Parlament janë, Arkend Balla me 18364 vota , Ani Dyrmishi me 11538 vota dhe Etleva Budini me 3967 vota.

Në Elbasan janë 5 deputetë që dalin nga listat e hapura, konkretisht Sara Mila me 18626 vota, Saimir Hasalla me 9361 vota, Olsi Komici me 9020vota, Aulona Bylykbashi me 8315 vota dhe Agron Gaxho me 5969 vota.

Në Gjirokastër, 2 më të votuarit që do të shkojnë në Kuvend janë Tërmet Peçi me 9468 vota dhe Piro Dhima që ka marrë 6902 vota. Në Korçë nga radhët e socialistëve, do të shkojnë në Kuvend Ilirjan Pendavinji që ka marrë 10133 vota, Bledi Çomo me 9478 vota dhe Besa Spaho me 6691 vota. Në Lezhë ka siguruar një ulëse në Kuvend Marjeta Neli, e cila ka marrë 6745 vota.

Ndërkohë në Tiranë dhe në Fier vijon ende numërimi. Deri më tani, në Tiranë, ku koalicioni PD-ASHM do të nxjerrë vetëm një deputet nga lista e hapur, më e votuara rezulton Jorida Tabaku, e ndjekur nga Ilir Alimehmeti. Ndërsa në Fier ky koalicion nuk nxjerr deputet nga lista e hapur.

Në Tiranë PS do të nxjerrë 7 deputetë nga lista e hapur, ku më të votuarit deri më tani rezultojnë Blendi Gonxhja, Ervin Hoxha, Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, Orlando Rakipi, Anila Denaj dhe Kejsi Elezi. Ndërsa në Fier, ku PS do të nxjerrrë 7 deputetë nga lista e hapur, më të votuarit deri më tani janë Ceno Klosi, Klevis Jahaj, Asforal Haxhiu, Antoneta Dhima, Elton Korreshi, Zegjine Çaushi dhe Dhimitër Kruti.

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

“Gropat” dhe “kodrat” elektorale në secilin qark

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

March 22, 2026
Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

March 22, 2026
VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

March 22, 2026
“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

March 22, 2026
Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

March 22, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pasdite në shkollën e notit…”

March 22, 2026
Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

March 22, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse do bëhet shpejt porti i ri në Porto Romano?

March 22, 2026
“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

March 22, 2026
Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In